Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kevin Costner padit produksionin e Robin Hood Empty Kevin Costner padit produksionin e Robin Hood

Thu 2 Aug 2012 - 20:17
Message reputation : 100% (1 vote)
Kevin Costner padit produksionin e Robin Hood 57005LOS ANGELES-Kevin Costner 57 vjec ka paditur producentët e filmit të njohur 'Robin Hood: ‘Prince of Thieves' të vitit 1991. Aktori bëri padi plot 21 vite pas krijimit të filmit. Fituesi i çmimit Oskar pretendon se nuk e ka marrë shumën e rënë dakord të parave nga filmi, i cili ka grumbulluar më shumë se 300 milionë euro në arkat e kinemave dhe kërkon pas 21 vitesh kompensim.

Costner thekson në padi se producentët duhet t’i paguajnë 15 për qind nga të ardhurat bruto të filmit. Aktori pohon se ilegalisht i kanë marrë një milionë e gjysmë euro gjatë zbritjes së shpenzimeve duke mos shpjeguar se sisi u zhdukën këto para.

‘Secili aktor shpreson që do të aktrojë në një film të shkëlqyer, i cili sjell dhe një përfitim të konsiderueshëm”, – ka theksuar aktori në fillim të padisë.

Shtëpia e produksionit “Morgan Creek: në deklaratën e vet ka theksuar aktorit i janë paguar më shumë se 32 milionë euro dhe i kanë kërkuar të shpjegojë, se pse ka ngritur padi vetëm pas kaq vitesh.

“Pse Costner vetëm pas 21 vitesh ka gjetur gabime në veprimet tona dhe në mënyrën tonë të bërjes biznes? I kemi paguar më shumës e 32 milionë euro. Mendoj që kemi qenë shumë të mirë ndaj tij”, – ka deklaruar drejtori ekzekutiv i “Morgan Creek”, James Robinson.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi