Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vera e nxehtë, 'braktiset' Tirana Empty Vera e nxehtë, 'braktiset' Tirana

Thu 2 Aug 2012 - 20:19
TIRANË- Sapo ka hyrë muaji gusht dhe rrugët e kryeqytetit me mbi 1 milionë banorë po boshatisen pak e nga pak. Kryeqytetasit kanë marrë pushimet dhe i janë drejtuar plazheve të vendit apo edhe atyre jashtë Shqipërisë.
Dy javët e para të gushtit, atëherë kur është edhe piku i sezonit turistik, Tirana e zhurmshme kthehet në një qytet të qetë dhe të nxehtë, ku edhe ata që ndodhen ende këtu, për t’u freskuar u drejtohen pishinave në periferi të qytetit. Në këtë fillim muaji, ndihet edhe më shumë zbrazëtia e qytetit, ku të paktë janë njerëzit që lëvizin rrugëve. Gjithashtu edhe trafiku nuk është më ai i ngarkuari që jemi mësuar të shikojmë gjatë ditëve të zakonshme në kryeqytet.

Mbrëmja në Tiranë është disi më e gjallëruar dhe kjo kryesisht në disa zona, falë lokaleve të natës për të rinjtë që i japin 'jetë' qytetit me muzikën e tyre. Të gjithë ata që nuk i janë drejtuar bregdetit frekuentojnë këto lokale si një ndër të paktat mundësi argëtimi në kryeqytet.

Tiranës i kthehet gjallëria në muajin shtator, kur përveç fundit të sezonit turistik, fillon sezoni i ri artistik në institucionet kulturore të vendit.

(d.b/BalkanWeb)
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Vera e nxehtë, 'braktiset' Tirana Empty Re: Vera e nxehtë, 'braktiset' Tirana

Fri 3 Aug 2012 - 1:21
e se filloj shkollat atehere pranej Vera e nxehtë, 'braktiset' Tirana 1986279574
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi