Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Cfare mendoni per Varferine ! Empty Cfare mendoni per Varferine !

Thu 2 Aug 2012 - 23:50
Studimi për zhvillimin ekonomik të vendit dhe raportin mes papunësisë dhe varfërisë

Numri i të papunëve në kryeqytetin shqiptar shkon në shifrat e 20 mijë personave. Fondacioni “Qemal Stafa”, pranë Partisë Socialiste ka publikuar dje një studim për tregun e punës, papunësinë dhe punësimin. Aksion që vjen në vazhdën e hartimit të programit qeverisës së selisë rozë. Sipas relatorëve, disproporcioni midis rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri rezulton ende shumë më i theksuar se disproporcioni në nivel global. Fondacioni konstaton se nëse gjatë vitit 2006 ekonomia botërore shënoi një rritje rreth 5%, niveli global i papunësisë ishte rreth 6.3%. Ndërsa në Shqipëri, ky raport gjatë të njëjtës periudhë ishte 5 për qind me rreth 14 për qind, duke u mbështetur në shifrat zyrtare dhe 5 për qind me rreth 30%, duke u mbështetur në statistikat e burimeve alternative. Të majtët vlerësojnë se shtrohet nevoja urgjente e zhvillimit të politikave vizionare të punësimit, për të garantuar një ekuilibër më optimal midis rritjes ekonomike, rritjes së prodhimit dhe punësimit e papunësisë. Kjo, sipas tyre, kërkon orientimin e zhvillimit ekonomik drejt sektorëve prodhues dhe sektorëve rritja e të cilëve krijojnë më shumë vende pune, si turizmi, ndërtimi etj. Raporti vë re se rënia e punësimit në sektorin shtetëror nuk vjen si pasojë e thithjes së forcave të punës nga sektori privat, por nga shkurtimi i detyruar i vendeve të punës në ndërmarrjet e mëdha. Diskutuesit në tryezën e fondacionit “Qemal Stafa” mendojnë se numri i punëkërkuesve të papunë të moshave mbi 45 vjeç mbetet në nivele të larta dhe janë kryesisht përfituesit nga skemat e ndihmës ekonomike dhe pagesës së papunësisë. Mundësia për të punësuar nga kjo grupmoshë është shumë e vogël. Shkak vazhdon të jenë profesionet që ka ky grup, të cilat, ndryshe nga profesionet e reja, nuk u përgjigjen kërkesave të tregut të punës. 2 për qind e punëkërkueseve të papunë të regjistruar janë me arsim të lartë ku dominojnë arsimtarët, ekonomistët, agronomët, ushtarakët, inxhinierët gjeologë dhe të minierave. 11 për qind janë teknikë dhe specialist të mesëm: ndërtimi, autoservisi, konfeksionesh, ekonomistë të mesëm etj., 49% janë punëtorë: të bujqësisë, industrisë përpunuese, ndërtimit. Sakaq, 38 për qind janë pa profesion, kontingjente të ndihmës ekonomike dhe pjesëtarë të familjeve më në nevojë. Mundësia e punësimit nga kjo kategori është shumë e vogël. Në Qarkun e Dibrës, Kukësit, Shkodrës dhe Lezhës, niveli i papunësisë shkon në 24%, nivel shumë më i lartë se në çdo zonë tjetër të vendit. Rajoni i Durrësit, Korçës, Beratit dhe Elbasanit ka rreth 12.5% nivelin e papunësisë. Papunësia më e lartë paraqitet në Skrapar me 18.9%. Në Qarkun e Gjirokastrës, Vlorës dhe të Fierit, niveli i papunësisë shkon në 12%. Sa i takon rajonit të Tiranës, numërohen 20 mijë të papunë. Ndërsa 44.4% janë punëtorë të thjeshtë, 25.58% teknikë dhe specialistë afatmesëm, 25.25% pa profesion dhe 4.5% janë specialistë me arsim të lartë. D.Malaj

Papunësia dhe varfëria në vitin 2007

Qyteti Papunësia Varfëria

Berat 9.5% 12.5%

Kuçovë 16.2% 12.5%

Çorovodë.Pol 18.9% 12.2%

Peshkopi 15.5% 10%

Burrel 16.1% 17%

Bulqizë 16.9% 17%

Durrës 10.4% 12%

Krujë 13.6% 13%

Elbasan 14.9% 12%

Librazhd 4.5% 17%

Gramsh 15.7% 17%

Fier 12.7% 11%

Lushnjë 9.4% 12%

Ballsh 6.5% 11%

Gjirokastër. 10.1% 12%

Tep.Mema 15.3% 12%

Korçë 10.6% 12.5%

Pogradec 14.4% 12%

Kukës 27.2% 17%

Lezhë 10.4% 11%

Rrësh.Rubi 23.7% 13%

Shkodër 25.2% 13%

Tiranë 6.3% 8%

Kavajë 18.3% 11%

Vlorë 12.4% 11%

Sarandë 12.2% 11%

C'fare mendoni per Varferine !
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cfare mendoni per Varferine ! Empty Re: Cfare mendoni per Varferine !

Fri 3 Aug 2012 - 0:11
E cmendim duhet pasur per varferine?
Pergjithesisht kur vjen nuk merr leje dhe fatkeqesisht ne Shqiperi ka pllakosur si rralle ndonjehere per mendimin tim. Te merr frika te dalesh te blesh dicka te ushqimorja e lagjes se te stresojne pleq e plaka qe numerojne 5 lekshat per te paguar buken qe ka shkuar 80 lek (te reja flas) a mos me shume... Pastaj stresohesh akoma me shume kur shitesi nuk i jep buke, po i hap listen e borxheve duke ja numeruar te gjitha ca skane paguar. Po si keta ka me shumice ne Shqiperi...
Te iken truri kur mendon se femijet e politikaneve e bossave bejne qejf sa me makina te shtrenjta e pushime jashte shtetit, kur populli s'ka buke te mbushe barkun! Merzitur

"Kafshate qe s'kaprdihet asht or vlla mjerimi" e ka thene mire Migjeni...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Cfare mendoni per Varferine ! Empty Re: Cfare mendoni per Varferine !

Wed 8 Aug 2012 - 13:52
Mendimin e japin shifrat...
Eshte tragjedi gjendja qe ndodhet vendi...

Lezha, Lushnja, Durresi, Kavaja dhe Saranda qe ndodhen siper ne listen e varferise dhe papunesise jane qytete fushore, qe do te thote se keto pese qytete duhet te ishin parajsa e Shqiperise...
Edhe pse jo, qytetet e tjera, Gjirokastra ka fushat e Drinos te punesoje gjithe jugun e Shqiperise, por ato shkretohen, pse jo, kur udheheq nje PIS Sali Berisha!
Eshte mekat, cdo qytet i Shqiperise te shnderohet ne ferr!

(Temen po e zhvendos nga "Rinia Shqiptare" ne "Kuadrin e Ekonomise")
Sponsored content

Cfare mendoni per Varferine ! Empty Re: Cfare mendoni per Varferine !

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi