Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

GMT + 6 Hours Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Sun 5 Aug 2012 - 23:30
Shkruar nga Enver Robelli/ KOHA Ditore
Mbi keqinterpretimin e fesë islame nga nihilistët e rinj myslimanë, shembullin e Profetit Muhamed, i cili kundërshtonte dhunën ndaj femrës – dhe rolin e brushës së dhëmbëve në raportet mes burrit dhe gruas

1. Tufat e misrit

A është femra myslimane e barabartë me mashkullin? Fanatikët që e lexojnë Kuranin në mënyrë sipërfaqësore dhe me besim të verbër në dogma fetare shpeshherë e keqpërdorin Librin e Shenjtë për të shkelur të drejtat e femrës. Salafinjtë, vehabinjtë dhe ekstremistët e tjerë fetarë, të cilët për vete thonë se janë duke e (për)jetuar religjionin si në kohën e Profetit Muhamed, kundërshtojnë çdo interpretim të Librit të Shenjtë. Çdo interpretim, sipas tyre, është mëkat, madje edhe dhunim i doktrinës themelore fetare. Kështu mendojnë dhe janë të bindur këta nihilistë të botës, të cilët edhe nëpër rrugët e Kosovës bien në sy me pamjen e tyre pothuaj jashtëtokësore: pantallona të shkurtra, zakonisht ngjyrë hiri apo të zezë, me xhaketa me ngjyrë depresive – dhe me mjekra. Derisa në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Sanxhak dhe në Bosnjë-Hercegovinë heshtazi po importohet një frymë jotolerante e islamit nga shkretëtirat beduine, në vende të tjera, ta zëmë në Egjipt, prej vitesh zhvillohet një debat i gjallë mbi interpretimin e Kuranit.

2. Hisja e burrit

Nuk është sakrilegj nëse sot - me arsye të shëndoshë dhe me urti - të diskutohet për disa formulime në Kuran, të cilat mund të kenë qenë të zakonshme për kohën kur janë shkruar, por nga perspektiva e sotme duken në kundërshtim me ecjen e botës. Për shembull në Kuran thuhet se “Allahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimisë) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra”. Ky urdhër u drejtohet me gjasë prindërve. Formulimi për trashëgiminë është diskriminues, nuk përshtatet në kohërat e sotme, është i padrejtë dhe i pavend. Nëse Kushtetuta e një vendi parasheh që femrat dhe meshkujt janë të barabartë, atëherë cili është mendimi i teologëve islamë në Kosovë e gjetiu në Ballkan mbi barazinë mes gjinive? Këtij debati teologët kryesisht i ikin, sepse historikisht jemi mësuar që imamët të pranohen si të pagabueshëm dhe mendimet e tyre të miratohen pa asnjë diskutim. “Mbylle gojën ti se hoxha e di më mirë!” – kjo ka qenë njëra nga porositë qortuese nga disa pleq të matufosur. Një formulim tjetër i diskutueshëm në Kuran është ky: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre”. Çfarë do të thotë kjo pjesë e tekstit kuranor të përkthyer jo aq shkathtë nga teologu kosovar Sherif Ahmeti? Sipas Kuranit mashkulli thjeshtë ka gradë më të lartë se femra, rrjedhimisht i bie se vlera e femrës si njeri është më e ulët se ajo e mashkullit. Prandaj, gjithnjë sipas Kuranit, burri ka të drejtë ta rrahë gruan. Në rrethanat e sotme në diçka të tillë mund të besojë vetëm ndonjë i luajtur mendsh.

3. Rrahje me brushë

Suad Saleh, njëra ndër studentet e para dhe sot profesoreshë në Universitetin e famshëm Azhar në Kajro, ka folur së fundi për gazetën gjermane “Die Zeit” mbi rolin e gruas në fenë islame, duke shprehur disa mendime interpretuese përballë formulimeve në Kuran. Saleh thotë se vetë sjellja e Profetit Muhamend ndaj grave të tij tregon se ai ka qenë kundër rrahjes. “Nëse një burrë ka një grua shumë kryeneçe dhe nëse ai dështon me të gjitha përpjekjet, atëherë ai këshillohet që ta godas gruan me sevak në dorë”, thotë Saleh, e cila gëzon të drejtën të shkruajë edhe fetfa, ekspertiza juridike të bazuara në fenë islame. Tani lexuesit do të pyesin: çka në dreq është sevaku? Është një brushë për dhëmbë! Sipas profesoreshës Saleh furça të tilla natyrore, me qime të dendura dhe të ashpra, janë përdorur nga Profeti dhe familja e tij. Pra, porosia e Muhamedit lidhur me rrahjen e femrës/gruas është shumë simbolike dhe, në fakt, me vetë shembullin e tij Profeti ka treguar se kundërshton dhunën ndaj femrës. Duke mos respektuar të drejtat e femrës fundamentalistët fetarë tani shkelin fenë dhe porositë e Profetit, madje furçën e Muhamedit e përkthejnë si hu gardhi, bisht sëpate, dru stufe, tërkuzë etj. Sipas profesoreshës Saleh edhe detyrimi i femrës që të bart nikabin, shaminë që mbulon gjithë fytyrën, me përjashtim të syve, është në kundërshtim me islamin. Ajo me një rast ka thënë se kur kishte parë një femër me fytyrë krejtësisht të mbuluar ishte tmerruar nga kjo pamje. Sipas saj askund në Kuran nuk shkruan se femrat duhet të mbulojnë fytyrën. “Nikabi nuk ka asgjë të bëjë me fenë islame”, mendon Saleh. Për shkak të këtij konstatimi të guximshëm ajo ishte kërcënuar me vdekje nga një predikues islamist, ndërsa një anëtar i Këshillit të Lartë Islam në Egjipt kishte ngritur padi kundër saj. “Burrat nuk dëshirojnë që femrat të bëjnë karrierë. Sidomos teologët tanë nuk dëshirojnë që ne të kemi sukses”, ka thënë njëherë Suad Saleh. Ajo e kishte fjalën jo vetëm për Egjiptin, por pothuaj për të gjitha vendet me shumicë myslimane.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

GMT + 6 Hours Re: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Sun 5 Aug 2012 - 23:34
cfar se nxjerrin..
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

GMT + 6 Hours Re: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Mon 6 Aug 2012 - 0:59
Një fjal te keqe që i thot burri gruas, është rrahje për gruan. Kujdes cuna.
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

GMT + 6 Hours Re: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Mon 6 Aug 2012 - 15:09
Me lopat kkk ..ca pytje e kot!!
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

GMT + 6 Hours Re: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Mon 6 Aug 2012 - 15:12
Emo se ashtu kan bere me pare...e vazhdojne ala,sikur si shohim perdite si u nxijne syt te gjorave
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

GMT + 6 Hours Re: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Mon 6 Aug 2012 - 15:17
Luna shkruajti:Me lopat kkk ..ca pytje e kot!!

"Me lopat" Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ? 1698836746

O mo Luna c'me shkrive... e the me vend, "pyetje e kote".

Vetem "keshilla" eshte ajo qe e ndreq njeriun, sa per mjetet vrasese "as hasmit" qe thote shprehja popullore, por ne fund te fundit vetem me armikun mund te perdoren...

Qysh te vrasi burri gruan mo, i therrisni mendjes apo qysh!
Duhet kujdesur kjo gjendje se eshte ne dem te Atdheut, nese duam te kemi Atdhe.


Edituar për herë të fundit nga Luan_Valikardi në Mon 6 Aug 2012 - 15:18, edituar 1 herë gjithsej
dini
dini
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 328
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : austria
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/08/2012

GMT + 6 Hours Re: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Mon 6 Aug 2012 - 15:18
me dajak ama jo te gjitha sepse ka femra shum te sjellshme
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

GMT + 6 Hours Re: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Mon 6 Aug 2012 - 15:23
dini shkruajti:me dajak ama jo te gjitha sepse ka femra shum te sjellshme
O Dino,po nese ti ben te njejte gje qe aludohet per gruan,do pranoje te rihte ajo?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

GMT + 6 Hours Re: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Mon 6 Aug 2012 - 15:50
Gruaja duhet rrahur vetem ne shtrat,aty lejohet gjithcka edhe dhuna Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ? 2585209286 grrrr
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

GMT + 6 Hours Re: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Mon 6 Aug 2012 - 15:51
Anna shkruajti:Gruaja duhet rrahur vetem ne shtrat,aty lejohet gjithcka edhe dhuna Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ? 2585209286 grrrr

Ndaj ne pyetje kerkohet mjeti mo?!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

GMT + 6 Hours Re: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Mon 6 Aug 2012 - 15:59
Po te kesh cik fantazi e kupton dhe vete Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ? 2585209286 po mbushni grushtet me tul mo cfare tjeter!! Na kshu Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ? 485203 grrrr
Sponsored content

GMT + 6 Hours Re: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi