Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Chat-i me të panjohur, tradheti … virtuale apo thyerje e monotonise ? Empty Chat-i me të panjohur, tradheti … virtuale apo thyerje e monotonise ?

Thu 9 Aug 2012 - 12:37
Chat-i me të panjohur, tradheti … virtuale apo thyerje e monotonise ? Chati-bardhe-e-zi
Hueyda El Saied

Kujt nuk i ka qëlluar që në një moment të ketë ndjesinë sikur dikush tjetër i ka « parafabrikuar » jetën,dhe të jetë ndjerë se duhet vetëm ta jetojë atë pa ngritur zërin ndaj asaj monotonie që e ka mbështjellë?
Kujt nuk i ka qëlluar që në një moment të jetës së tij, të ketë ndjesinë sikur nuk është në vendin e duhur, në momentin e duhur, me personin e duhur? Ndoshta askujt.
Mendoj, se në një moment të caktuar shumë prej nesh e kanë pasur këtë « fat ». Ashtu siç jam e bindur se kemi menduar që kjo është një padrejtesi, por dhe pse kështu, askush nga ne, nuk është munduar të « ndërrojë » gomën e shpuar të kësaj « makine » për ta « lëvizur » atë nga aty ku ka ngecur.
Sot, në shekullin e 21, ne pretendojme qe jemi më të lirshëm. Por nëse kjo është e vërtetë, atëhere¨ pse ne e kemi më të vështirë të shprehemi, duke parë njeri-tjetrin ne sy?
Në këto kushte « streha » e botës virtuale nuk ka si te mos jetë mikëpritëse. Pasi në këtë botë, nuk ka jetë të « parafabrikuar », aty imagjinata është mbretëreshë. Në këtë botë, ne mund të jemi vetvetja dhe askush nuk do të mund të na gjykojë, aq me tepër në këtë botë ne mund dhe ta « kalojmë » vetveten, pasi aty, ekrani i kompjuteri, ështe më mbrojtës se jeleku kundra plumbave.
Aty mund të flasim me kë të duam, por dhe me ata që s’duam, me ata që pëlqejmë apo dhe me ata që urrejmë. Mund të komplimentojmë apo shajmë, mund të ndërrojme profesionin, emrin, moshën madje dhe seksin.
Miliona njerëz chat-ojnë në internet nëpër zyra, bare apo shtëpi. Janë ata të moshave, të sekseve, kombësive të ndryshme, çift apo beqarë. Sa afër na sjell bota virtuale!
Me ç’duket komunikimi në internet të bën të kesh një jetë paralele të pasur. Beqarët flirtojnë, shijojnë, ëndërrojnë, si dhe pse jo shpresojnë të gjejnë shpirtin binjak.
Për mendimin tim nuk duhet pretenduar që aty do të gjesh princin e kaltër, por në fakt a ekziston ai vërtet, qoftë dhe në botën reale?
Ka nga ata që nuk takohen kurrë, por vetem chat-ojnë. Nga momenti që ata fillojnë të chat-ojnë me të panjohur ata fillojnë dhe kanë ndjesinë sikur po jetojnë një jetë të cilën ata mund ta ndërtojnë hap pas hapi. Atë jetë të cilën nuk kanë pasur mundësi ta jetojnë kurrë. Është kjo si një lloj, « rilindjeje », pasi ata zgjedhin prindërit që duan të kenë, nëse duan të jenë shtatanike apo jo, e presin vetë kordonin që i lidh me nënën, zgjedhin ngjyrën e syve, të flokëve, emrin e tyre, e deri vendin ku kanë lindur. E si të mos ta pëlqesh jetën virtuale në këto kushte?
Përsa i përket atyre që janë në çift, ata hapin derën e « kopshtit » të tyre sekret, duke luajtur, apo duke provuar emocione të reja. A janë këta njerëz ikanakë prej një marrëdhënie reale, por pakësa monotone?
Ndërsa të martuarit, duke bërë një « shëtitje » jashtëmartesore i largohen të përditshmes. Por a mbart kjo gjë ndonjë rrisk?
Çfarë ndiejnë këta burra apo gra teksa « pianotojnë » në tastierën e kompjuterit, ndërsa të dashurit e tyre janë në dhomën tjetër duke fjetur, duke parë televizor, apo qoftë dhe më larg, por duke menduar për ta? A mund të konsiderohet kjo një forme tradhëtie?
Dikush mund të thotë që kjo është një formë për t’u « çliruar » kur njeri nga partnerët ndodhet larg,
kur nuk ka dëshirë të bëjë dashuri, apo qoftë, kur nuk dëshiron të bëj diçka ndryshe nga e zakonshmja. Kështu që, ai ose ajo që është përballë ekranit të kompjuterit, nuk e ka ndjesinë se po tradhëton.
A është kjo është një formë tradhëtie ? A nis tradhëtia qe ne mendje?
Një gjë është e sigurt, nuk është ai ose ajo që chat-on që e përcakton nëse kjo është tradheti apo jo. Këtë e përcakton ai ose ajo që nuk chat-on.

Teksa po shkruaja, i bëra pyetjen vetes: « A do të ndihesha e tradhëtuar, e injoruar, e padëshëruar, nëse i dashuri im do të flirtonte në chat me një vajzë të cilën ndoshta nuk do ta takonte kurrë? »

Po ju si di të ndiheshit ?
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Chat-i me të panjohur, tradheti … virtuale apo thyerje e monotonise ? Empty Re: Chat-i me të panjohur, tradheti … virtuale apo thyerje e monotonise ?

Thu 9 Aug 2012 - 14:03
Tani mvaret qellimi per te cilin hyne ne chate,ndoshta ndokush per te thyer monotonin,dikush tjeter nuk ndihet e kenaqur me ate qe ka,dikush tjeter thjeshte per te kaluar kohen,,,, ka x raste prandaj thash edhe ne fillim mvaret qellimi i atij-asaj per cfare hyn...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi