Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohen rrënojat e civilizimit të lashtë Arianë Empty Zbulohen rrënojat e civilizimit të lashtë Arianë

Thu 9 Aug 2012 - 13:45
Zbulohen rrënojat e civilizimit të lashtë Arianë Arian%C3%ABtGërmimet arkeologjike të kryera kohët e fundit në Kazakistan, kanë zbuluar prova të fuqishme të një qytetërimi të lashtë. Për zbulimet dhe gjetjet e atyshme, ekspertët thonë se, janë aq të fuqishme saqë mund ta rishkruajë historinë njerëzore nga e para. Rrënojat e një qyteti të stërlashtë, i njohur si Arkaim, i cili u zbulua për herë të parë në vitin 1989, nga autoritetet aviacionit civil sovjetike të cilët u lejuan të bënin disa fotografi ajrore. Pas shqyrtimit ë këtyre fotografive, mendohet se qyteti është ndërtuar 3500-4000 vjet më parë. Por Arkaim është vetëm një prej njëzet vendbanimeve në formë spirale të gjetur në stepat pranë kufirit Kazakistan-Rusi, me rrënojat e lashta që shtrihen në të gjithë peizazhin për rreth 400 milje. Por ekspertët dyshojnë se në rajon ndodhen më shumë se 50 qytete të tillë.

Edhe pse nuk është konfirmuar ende ekzistenca e tyre, këto qytete mendohet të jenë mbetjet e një civilizimi arian që u përhap nëpër Evropë dhe shumë vende të Azisë. Të gjitha qytetet ishin projektuar dhe ndërtuar në mënyrë të ngjashme. Ishin të rrethuar me mure, brendësia kishte formë grope, të ndarë në segmente dhe me rrugët në formë spirale, si dhe një shesh në mes të qytetit.

Dëshmitë e qytetërimit, i përkasin civilizimit të lashtë Arianë, me gjetje të shumta të enëve qeramike me modele e figura të ndryshme të pikturuara në to, e veçantë është gjetja e svastikës (Simboli kryesor i civilizimit Arian), si dhe simbolet e lashta, siç është ai i diellit dhe shumë elemente të jetës së përditshme, adhurimeve të figurave të përjetshme etj. Shumicën dhe më të mirat, nazistët i adoptuan si të tyret, p.sh Savastika.

Prova të tjera bindëse vijnë nga varri i një kali , i gjetur në faqet e gërmuar të një shpati mali. Këto prova lidhen me tekstet e lashta indiane, por llogaritet dhe besohet se janë shkruar nga Arianët.

Sipas historianes britanike Bettany Hughes: “Tekstet e lashta indiane dhe himnet e tyre, përshkruajnë sakrificat e kuajve, copëtimin e tyre në beteja, pjesët e mishit që ju priteshin, si dhe mënyrën e varrosjes me një mjeshtri të madhe” tha ajo dhe shtoi “Nëse ju kombinoni këtë me mënyrën që varret dhe skeletet janë zbuluar gjatë gërmimeve në Rusi, ato ngjasojnë shumë, aq shumë saqë do ishte çështje ml, dallim i tyre”.Zbulohen rrënojat e civilizimit të lashtë Arianë Arian%C3%ABt-1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi