Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Jeta e lumtur e motrave me trupin e bashkuar Empty Jeta e lumtur e motrave me trupin e bashkuar

Thu 9 Aug 2012 - 21:14
Jeta e lumtur e motrave me trupin e bashkuar Motratsiameze-300x225
Nuk pritej të jetonin më shumë se disa orë ne lindje, por motrat siameze, Abigail dhe Brittany Hensel kanë befasuar doktorët dhe të afërmit e tyre, me zhvillimin normal që kanë pasur.

E vetmja gjë jo normale tek këto dy 22-vjeçare është fakti që ndajnë të njëjtin trup që në lindje, por kjo nuk i pengon që të bëjnë një jetë të lumtur dhe të jenë të kënaqura me njëra-tjetrën, ndonëse në këto kushte, duket e vështirë të mendosh se si vajzat mund të shijojë disa momente vetëm.

Ndonëse historia e motrave siameze Hensel është e njohur prej disa vitesh, një dokumentar i ri publikuar te enjten tregoi se si ato u diplomuan nga një Universitet në Minesota, si gjetën punën e tyre të parë dhe se si realizuan një udhëtim të veçantë në Europë. Të lindura në 7 mars 1990, binjaket nuk pritej të mbijetonin përtej 24 orëve të para të jetës së tyre, për shkak të keqformimi gjenetik nga i cili vuajne. Por, me kalimin e kohës, vajzat nisën të rriteshin si fëmijë të zakonshëm, të luanin dhe të jetonin pa probleme. Analizat e mëtejshme kanë treguar se diçka e tillë është e mundur, pasi secila ka trurin, sistemin e saj nervor, mushkëritë, stomakun dhe zemrën e saj. Në trupin e përbashkët ndodhen tre veshka, por binjaket ndajnë përveç trupit e gjymtyrëve, edhe sistemin e tretjes dhe atë riprodhues. Kjo do të thotë se vajzat nuk do të kenë nevojë për një të dashur të ndryshëm secila, pasi njëra do t’u mjaftonte të dyjave…(tch)
Jeta e lumtur e motrave me trupin e bashkuar Motratsiameze1
Jeta e lumtur e motrave me trupin e bashkuar Motratsiameze2
Jeta e lumtur e motrave me trupin e bashkuar Motratsiameze3Jeta e lumtur e motrave me trupin e bashkuar Motratsiameze5Jeta e lumtur e motrave me trupin e bashkuar Motratsiameze6
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi