Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çorape të çuditshme zëvendësojnë këpucët! Empty Çorape të çuditshme zëvendësojnë këpucët!

Fri 10 Aug 2012 - 15:39
Çorape të çuditshme zëvendësojnë këpucët! Corape_2-300x277Do të guxonit ndonjëherë të vishnit këto çorape dhe të dilnit në rrugë? Kompania zvicerane Barefoot guxoi gjithsesi që të krijonte këto çorape të pazakonta, me qëllim që të zëvendësojnë këpucët dhe t’i bëjnë klientët të ndjehen sikur ecin zbathur.

Edhe pse nuk besojmë se do të vijnë ndonjëherë në modë këto çorape, shpikësit e tyre zviceranë besojnë se ato janë ideale “për njerëzit që u pëlqejnë të ecin pa këpucë, por ato mund të përdoren edhe për aktivitete të ndryshme, si p.sh. për alpinizëm”.

Këto çorape janë të përbëra nga një material i veçantë, duke ofruar mbrojtje për këmbët e përdoruesve të tyre nga sendet e ndryshme që ndodhen në rrugë. Gjithashtu, ky material i mbron këmbët edhe nga infeksionet, citon alb-observer.com/

“U deshën shumë vite kërkim derisa të arrinim në këtë rezultat. Tani po mendojmë të krijojmë një lloj çorapeje që do të ndihmojnë edhe ata që duan të vrapojnë në maratonë”, thotë Dieter Hesch, pronari i kompanisë zvicerane.

Çmimi i këtyre çorapeve kushton rreth 45 stërlina për palë. Nëse ju duken të shtrenjta, ta dini që rehatia që ofrojnë nuk ka të paguar. Gjithashtu, do të tërhiqni vëmendjen e të gjithëve nëse do vishni çorape të tilla me këpucët tuaja. Mendojeni njëherë…! /alb-observer.com/Çorape të çuditshme zëvendësojnë këpucët! Corape_1Çorape të çuditshme zëvendësojnë këpucët! Corape_21Çorape të çuditshme zëvendësojnë këpucët! Corape_3Çorape të çuditshme zëvendësojnë këpucët! Corape_4
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi