Kruja, qyteti i bardhë mes monumenteve natyrore dhe historike
Fri 10 Aug 2012 - 23:24
KRUJE- Qyteti historik i Krujës ndodhet rreth 35 km larg nga Tirana dhe diçka më larg nga Durrësi, më të cilin që prej gati 18 vjetësh "bashkëjetojnë" në të njëjtin qark administrativ.
I njohur si "qyteti i bardhë" ai është ndërtuar në një lartësi mesatare 608 metra mbi nivelin e detit dhe kur koha është e kthjellët prej tij mund të shohësh bregdetin Adriatik nga Durrësi deri në derdhjen e Bunës.
I njohur më së shumti si kryeqendra e vendit tonë në mesjetë dhe si qyteti i heroit tonë kombëtar Skënderbeut, Kruja është një nga trevat më përfaqësuese në vendin tonë dhe me të drejtë banorët e tij thonë: " Kush nuk ka vizituar Krujën, nuk ka vizituar Shqipërinë".
Udhëtimi drejt Krujës ka disa stacione të rëndësishme natyrore, arkeologjike dhe historike, të cilit prej 10 vjetësh i është shtuar terminali i ri i aeroportit "Nënë Tereza" të Rinasit, një vepër moderne dhe shumë funksionale me një kapacitet prej 1.5 milion udhëtarësh në vit. Modeli i tij lejon që kapaciteti të shtohet deri në tre milion udhëtarë në vit.
Albanopolis, qyteti që i dha emrin shqiptarëve
3 km pasi nisesh nga Fushë Kruja drejt qytetit historik, në të djathtë do të ndeshësh tabelën me shenjën e monumentit arkeologjik "Albanopolis" dhe bashkë me të treguesin për në fshatin Halil. Pasi vijon në rrugën e re të fshatit, pjesa tjetër është një shëtitje e këndëshme mes rrënojave, mikpritjes së banorëve dhe natyrës së bukur të kësaj zone. Qyteti ilir i Zgërdheshit nuk përmendet si i tillë në ndonjë dokument historik, megjithëse shumë dijetarë besojnë se ai është Albanopolis i cituar nga historiani Ptolemeu. Kërkimet arkeologjike kanë treguar se vendosjet në këtë vend filluan në shekujt e VII dhe VI para Krishtit, ndërsa gjatësia e mureve të kështjellës arriti në 1350 metra linear. Zgërdheshi, ose Albanopoli, siç i pëlqen ta quajnë banorëve të zonës u braktis në shekullin e dytë pas Krishtit dhe sipas legjendës vendasit u shpërngulën në qytete më të sigurta.
Krojet e Krujës
Emri i Krujës e ka origjinën nga fjala "kroje", burim uji natyral. Sipas burimeve historike në fillim të mijëvjeçarit të dytë në qytet dhe në rrethinat e tij kishte tridhjete kroje, shumë prej të cilëve ekzistojnë dhe sot me emrat dhe historinë e tyre. Një prej tyre është edhe kroi i Ballabanecit, i cili e merr emrin nga një pasha turk i vrarë pranë tij. Ndërsa pas kalasë ndodhen pranë njëri tjetrit përroi i Taslloit dhe lisi gjigand i njohur me të njëjtin emër. Një tjetër vend mjaft i preferuar është edhe Qafë Shtama, me ujin e pastër dhe ajrin e freskët. Parku kombëtar me të njëjtin emër ndodhet në një lartësi prej 1200 metra, afro 15 larg Krujës.
Teqeja e Sarisalltëkut
Në Krujë ka shumë teqe e tyrbe që i kushtohen besimit musliman bektashi. Një nga më të vjetrat është Teqeja e Dollmës në Kalanë e Krujës, ndërsa më e njohura është ajo e Sarisalltëkut që ndodhet mbi malin e Krujës, rreth 6.7 km me automjet larg qytetit.
Rruga e re që u përurua disa muaj më parë e ka bërë shumë të lehtë ngjitjen në Mal, siç e njohin krutanët, vendin e shenjtë, që ka marrë pamjen e një pike turistike mjaft të vizituar nga vendasit dhe të huajt.
Pazari i Krujës
Pazari karakteristik i Krujës, i vendosur në të dy anët e një koridori të gjatë e të shtruar me kalldrëm, ka qenë shumë më i gjatë se sa është sot. Në dyqanet e tij prej druri dikur grupoheshin zeje të ndryshme si bakraxhinj, qëndistarë, punues të armëve, etj.
Gjatë verës Pazari është mjaft i vizituar nga turistë vendas dhe të huaj të cilët mund të gjejnë suvenire të vjetra që shitësit i mbledhin nga e gjithë zona rreth e rrotull, ndërsa artizanët e traditës vazhdojnë punimet e qelesheve, qilimave apo ato të drurit.
Në afërsi të pazarit është një xhami e shekullit të XVI-të, e ndërtuar thuajse në të njëjtën kohë me atë që ndodhet brenda kështjellës.
Muzeu kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Muzeu Historik Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" ndodhet brenda mureve të kalasë mesjetare. Godina është përfunduar në vitin 1982. Në sallat e eksponateve, që ruajnë një itinerar të historisë së popullit shqiptar në shekuj vijnë çdo vit mesatarisht deri në 100 mijë vizitorë.Një kopje e përkrenares dhe shpatës së Skenderbeut janë vendosur në sallën kryesore, ku ndodhen flamurët me stemat e familjeve të mëdha që luftuan përkrah heroit.
Një afresk gjigand i piktorit Naxhi Bakalli dëshmon një nga betejat e mëdha pranë mureve të kalasë së Krujës. Portrete, piktura dhe libra të shkruar për Skenderbeun janë vendosur në mjedist e katit të tretë të Muzeut.
Muzeu Kombëtar Etnografik
Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës ndodhet përballe Muzeut Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, në oborrin e kalasë mesjetare. Muzeu është vendosur në një godinë të vitit 1764 të familjes Toptani. Shtëpia është një ndërtesë dykatëshe me mjediset e punishteve ose kantinat në katin e parë dhe mjediset e banimit në të dytin. Muret e muzeut kanë afreske origjinale 250-vjeçare, tavane të gdhendura në dru, mobilje të rralla, qilima dhe kostume tradicionale. Veglat muzikore, armët e kohës si dhe veshjet e grave dhe të burrave e bëjnë muzeun etnografik të Krujës mjaft të vecantë. Banjoja turke me avull brenda shtëpisë është një nga të vetmet e këtij lloji që kanë mbetur në Shqipëri. Në muze ndodhen rreth 1200 objekte origjinale, që dëshmojnë për mënyrën e jetesës së kësaj treve në shekujt 18-19.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi