- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
5 kuriozitete qe duhet te dime per rrobat e banjes
Sat 11 Aug 2012 - 16:00
1-Origjina: Gusht 1812
Mbreteresha e Holandes, Ortensia, u ul ne plazh krejtesisht e veshur duke pritur te futej ne det. Kompleti i saj prej leshi, perbehej nga nje bluze e gjate dhe pantallona deri te kembet. Ne 1824, Karolina gruaja e ferdinandit te Burbones, veshi per here te pare ne histori nje kostum te krijuar posacerisht per t'u futur ne uje qe nuk ishte shume ndryshe nga ai i Mbretereshes se Holandes. Kostumi ishte i perbere nga nje cope e trashe, por shtohej edhe kapelja, dorashkat dhe kepucet per uje. Arsyet ishin dy: asnje nuk duhej t'i imagjinonte format e trupit femeror nga rrobat e lagura qe beheshin transparente. Ne 1904, Paul Poiret, nje rrobaqepes i famshem parisian dekretoi fundin e busteve dhe korseve duke bere nje revolucion te vertete: per te njerzit ne plazh duhej te visheshin me pantallona te shkutra siper gjurit dhe dekolte. Ne te njejtin vit ne Amerike u krijua i pari kostum banje me buze prej materiali elastik. U quajt 'modeli sirene" me nje dekolte te madhe ne shpine.
2-Bikini "mon amour"
Ne 2 korrik 1946, desenjatoret franceze, te inspiruar nga testet amerikane berthamore ne jug te Oqeanit Paqesor, krijuan modele te reja te rrobave banje dypaleshe. Ne 5 korrik ne Paris, nje rrobaqepes francez me emrin Louis Reard, ka hyre ne histori me kreacionin e kostumit te banbjes te ashtuquajtur "bikini". Por modeli i krijuar prej tij ngjalli shume kritika. Asnje modele nuk donte te sfidonte duke nxjerre ne pah format trupore. Kostumi u vesh nga nje striptiste, ne nje kazino e vetmja qe pranoi te nxirrte ne pah trupin. Vetem ne vitet '60 bikini u pranua nga njerzit e zakonshem, kjo fale Margarites se Anglise, motra e Mretereshes se Anglise qe u fotografua ne plazh me bikini. Qe atehere filloi perhapja e bikinit ne te gjithe boten. Sot bikini ze nje vend te vecante ne koleksionet pranvere-vere te stilisteve me ne ze te botes.
3-Tangat erotike
Ne vitin 1972, ne plazhin e Ipenamas ne Rio de Janerio, Rose Di Primo, nje grua italo-braziliane, per te rene ne sy ne nje feste ne plazh modifikoi te mbathurat e kostumit te saj te banjes duke shpikur keshtu bikinin. Ky revolucion beri shume buje. Thuhet se Di Primo, u debua nga familja dhe u dergua ne nje manastir. Pasi u qetesua paksa situata, brazilianet nisen te vishnin tanga ne mase, duke shtuar fluksin turistik te meshkujve nga e gjithe bota drejt plazheve braziliane. Por "loja" e joshjes nuk ka limite dhe shume shpejt tangat qe u perdoren fillimisht te rrobat e banjes nisen te perdoren edhe te kostumet e brendshme duke i bere ato me sensuale dhe seksi. Ne vitin 1981, Frederick Mellinger qe me marken e tij kaliforniane "Frederick's of Hollywood" kishte hedhur ne treg ne 1948-n recipetat me mbushje, propozoi tangat si veshje intime.
4-Trikini dhe fatkini
Evolucioni i rrobave te banjes nuk njeh kufij. Ne hibrid mes truporeve dhe bikinit, trikini ka pushtuar pasarelat dhe plazhet ne menyre marramendese. Por nese per te veshur trikini duhet nje trup i bukur e plot forma, per te veshur fatkini duhen kile te teperta. E ne fakt keto te fundit jane kostumet e banjes te dizenjuara posacerisht per femrat "over size" me prerje dhe modele qe te tregojne shume mire.
5-Ngjyrat
Pavaresisht se tendencat e modes ndryshojne nga njeri sezon te tjetri, ngjyrat ashtu sic thone stilistet nuk dalin asnjehere nga moda. Ne plazh eshte e domosdoshme te biesh ne sy dhe ngjyrat e forta e kryejne me se miri kete funksion. Te kuqe, te verdha, portokalli ose blu: gjithmone do te dukesh bukur. Asnjehere mos synoni vetem tek e zeza per tu dukur seksi.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi