- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Spahiu: Berisha po përgatit mbajtjen e pushtetit me dhunë
Sat 11 Aug 2012 - 19:10
Delvinë, 10 gusht 2012, NOA- Aleanca Kuq e Zi është ndalur në qytetin e Delvinës ku zhvilloi takimin e parë themelues të lëvizjes popullore patriotike kuqezi në këtë qytet.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast kreu i AK Kreshnik Spahiu komentoi dekretin e Presidentit Bujar Nishani për shkarkimin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror.
“Regjimi i Sali Berishës është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare sepse ai tashmë ka marrë nën kontroll të gjithë institucionet të cilat ka ditur t’i transformojë në institucionet të dhunës, shantazhit dhe zhdukjes së qytetarëve”, u shpreh Spahiu, citon noa.al.
Sipas tij, me vendimin e fundit institucionet e rëndësisë së veçantë tashmë do të jenë të penetrueshme lehtësisht nga qarqet anti-shqiptare që fatkeqësisht janë shumë të afërt me Kryeministrin e Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve.
Ai theksoi se Kryeministri Berisha po përgatitet të mbajë më dhunë e shantazh pushtetin dhe ngjarja e fundit është shëmbëlltyra e Sali Berishës të vërtetë, ku shtoi se ai do të përdorë çdo organ dhe strukturë për të qëndruar në pushtet, ndërsa nënvizoi se edhe pas 22 vjetësh nuk ka ndryshuar, është i njëjti, vetëm më i sofistikuar dhe shumë herë më i rrezikshëm së në vitin 1996.
a.y/noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi