Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Nusja 13-vjeçare e shitur për 3 mijë euro dhunohet mizorisht nga vjehrra dhe dhëndri Empty Nusja 13-vjeçare e shitur për 3 mijë euro dhunohet mizorisht nga vjehrra dhe dhëndri

Mon 13 Aug 2012 - 20:31
Nusja 13-vjeçare e shitur për 3 mijë euro dhunohet mizorisht nga vjehrra dhe dhëndri E%20mitura

ITALI- Një 13-vjeçare nga Maqedonia u shit nga prindërit e saj për 3 mijë euro, në një familje maqedonase që jeton në Itali. Pasi babai i saj mori paratë e kërkuara, vajza u dërgua si një pako në Venezia, ku jetonte 17-vjeçari që ‘e bleu’ si bashkëshorte.

Sapo mbërriti në Itali, vajza u torturua dhe u përdhunua nga 17-vjeçari dhe nëna e tij. Siç raportojnë mediat në Itali, torturat organizoheshin nga nëna e djalit, për tu treguar të afërmve se nusja e shtëpisë ishte e urtë dhe mbi të gjitha e virgjër.

Vjehrra 34-vjeçare Jasar Nermin, organizoi një festë me të afërmit, pak ditë pas mbërritjes së vajzës, për tu treguar atyre çarçafin që vërtetonte se nusja ishte e paprekur. Dhe për këtë ajo e kishte detyruar djalin që të përdhunonte nusen e tij të mitur dhe e kishte rrahur barbarisht vajzën që tu bindej urdhrave të saj.

Babai dhe motrat e djalit nuk ishin në dijeni të torturave që i bëheshin nuses së re, pasi 34-vjeçarja e kishte kërcënuar vajzën që të mos i tregonte askujt për ato që ndodhnin gjatë ditës, kur kryefamiljari nuk ndodhej në shtëpi.

13-vjeçarja kishte tentuar të arratisej disa herë nga shtëpia, dhe për këtë ishte dënuar rëndë nga vjehrra, e cila e detyronte të futej në vaskë me akull apo të qëndronte për orë të tëra në këmbë.

Hetimet e policisë filluan më 2 gusht, kur disa fqinjë kishin lajmëruar për prezencën e një vajze që kërkonte shpesh ndihmë. Pas zbardhjes së ngjarjes, policia italiane bëri të mundur arrestimin e 34-vjeçares maqedonase Jasar Nermin dhe djalit të saj 17-vjeçar, nën akuzën e torturimit dhe dhunimit seksual të së miturës.

Vajza u dërgua në spital, ku mjekët konstatuan shenja dhune dhe plagë djegieje në trupin e saj. Tashmë ajo është nën kujdesin e specialistëve, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Nusja 13-vjeçare e shitur për 3 mijë euro dhunohet mizorisht nga vjehrra dhe dhëndri Empty Re: Nusja 13-vjeçare e shitur për 3 mijë euro dhunohet mizorisht nga vjehrra dhe dhëndri

Tue 14 Aug 2012 - 18:36
Ata qe e blene dhe ata qe e shiten jane per vdekje, e di Italia kete apo qesh!
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Nusja 13-vjeçare e shitur për 3 mijë euro dhunohet mizorisht nga vjehrra dhe dhëndri Empty Re: Nusja 13-vjeçare e shitur për 3 mijë euro dhunohet mizorisht nga vjehrra dhe dhëndri

Tue 14 Aug 2012 - 19:39
Sa cnjerezor
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 84
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Nusja 13-vjeçare e shitur për 3 mijë euro dhunohet mizorisht nga vjehrra dhe dhëndri Empty Re: Nusja 13-vjeçare e shitur për 3 mijë euro dhunohet mizorisht nga vjehrra dhe dhëndri

Tue 14 Aug 2012 - 20:12
Ca nuk ben vaki
Sponsored content

Nusja 13-vjeçare e shitur për 3 mijë euro dhunohet mizorisht nga vjehrra dhe dhëndri Empty Re: Nusja 13-vjeçare e shitur për 3 mijë euro dhunohet mizorisht nga vjehrra dhe dhëndri

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi