Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Artizani që bëri orën e dhuruar Hrushovit gjatë vizitës në ‘59 Empty Artizani që bëri orën e dhuruar Hrushovit gjatë vizitës në ‘59

Thu 16 Aug 2012 - 19:44
Artizani që bëri orën e dhuruar Hrushovit gjatë vizitës në ‘59 HuushoviVizitë në shtëpinë e të vetmit argjendar artizan që ka mbetur në Tiranë. Jeton me kujtimet e së shkuarës dhe... frikën nga hajdutët

Entela Resuli

Shtëpia e tij me qerpiç gjendet në rrugicën midis “Myslym Shyrit” dhe Rrugës së Kavajës. Tonin Kacagjeli e hap derën me vështirësi. Dërrasat mund të të mbeten në dorë. Banesa është e vendosur mes një blloku shtëpish të vjetra. Avllia është e rrethuar nga lule, pavarësisht së në të shihen shenjat e viteve që kanë kaluar.

E fundit i artizanëve

Tonin Kacagjeli jeton vetëm. Gruaja, mësuese e gjuhë-letërsisë, ka shkuar këto ditë të vizitojë njërën nga vajzat që jeton në SHBA. Tonini nuk lëviz kollaj nga shtëpia. Ai është i vetmi argjendar artizan që ka mbetur në Tiranë. Në anë të portës gjendet vendi i tij i punës, aty ku kalon pjesën më të madhe të ditës, duke punuar me argjend e flori. Ndërsa flasim me të dhe e kthejmë vite pas, Tonini kujton duke mbyllur sytë se zanatin ia ka mësuar babai, që kur ishte gjashtë vjeç. Babai i tij (Zef Kacagjeli) ka jetuar në një kohë kur vendi ishte pa kujtesë, por një nga veprat e tij e quajtur “Pëllumbi i Paqes” gjendet që prej viteve ‘40 në Romë.

Prejardhje nga Prizreni

Familja Kacagjeli është nga Prizreni dhe është vendosur në Tiranë prej 100 vjetësh. Prej babait e ka trashëguar këtë profesion për të cilin sot është krenar. Ndërsa i kërkojmë të na tregojë mjetet me të cilat punon, shohim se derën e punishtes e ka mbyllur në një mënyrë të çuditshme. Ajo nuk ka vrimë çelësi, por është e siguruar mirë. Tonini ka shpikur një mekanizëm të vetin pasi vetëm brenda këtij viti, punishten ia kanë vjedhur 3 herë.

Një çark 100-vjeçar

“Veglat e vjetra të argjendarit nuk i ka asnjë lloj profesioni”, shprehet ai. Shohim vendin ku ndizet zjarri dhe shkrihet floriri, ndërsa Tonini nuk përton të na tregojë kalandrën ku bëhen rrathët e unazave. Por, në këtë pirg mjetesh e veglash që ai ruan si sytë e ballit, veçon një çark prej druri, i cili hollon telin që vendoset në unaza apo varëse. Ai është një çark që ka moshë 100-vjeçare dhe Tonini tregon se e ka përdorur fillimisht babai i tij, por sot ai çark ka mbetur vetëm një kujtim, pasi ka 30 vite që nuk përdoret më. E teksa ndalet tek i ati, Tonini tregon për hiletë e asaj kohe: “Jam 78 vjeç, por baba ma shkroi datëlindjen më të madhe në pasaportë që të mos shkoja ushtar”.

Një orë për Hrushovin

Para ’90-s Tonini ka disa pika krenarie në zanatin e tij. Ai ka gdhendur një Skënderbe prej argjendi, 30 cm të lartë, i cili iu dhurua një delegacioni të kinemasë hungareze në vitet ‘70, si dhe një punim në argjend të Orës së Kremlinit, që iu dhurua Hrushovit gjatë vizitës së tij të në Tiranë në majin e vitit 1959.

Shqiponja e vjedhur e 100 vjetorit: “Punova 3 muaj, po ku të lenë hajdutët të dalësh nga shtëpia këtu”

Kur e pyesim nëse i ka mbetur ndonjë gjë peng, Tonin vë duart para syve: “...Eh, ju lutem, mos më pyesni për këtë”. Na tregon historinë e një shqiponje të argjendtë. “Pas tre muajsh pune, ma vodhën. Më ka ngelur peng. Do të doja që për këtë 100-vjetor të lija edhe unë diçka, po ku të lënë hajdutët këtu. Mua ma kanë vjedhur dyqanin tri herë. Ndaj nuk luaj nga shtëpia. Herën e fundit luhej ndeshja e futbollit Tirana-Teuta dhe unë për dreq shkova në një lokal këtu afër për ta ndjekur. Kur erdha, e kishin marrë floririn dhe argjendin që kisha gjendje në arkë”.

“E trashëgova zanatin tek njëra nga 4 vajzat, por zgjodhi martesën dhe emigrimin”

Tonin, ju e keni trashëguar nga babai juaj artizanatin. A ua keni lënë trashëgim edhe ju fëmijëve profesionin?

Nuk kam djalë, kam 4 vajza, njërës ia mëzova zanatin, por sa ia mori dorën, u martua, zgjodhi të emigronte në SHBA. Babai im ua trashëgoi të 5 djemve, ne jemi 5 vëllezër dhe të pestë jemi argjendarë.

Punonit privatisht edhe në kohën e komunizmit?

Punonim në mënyrë të fshehtë, me njohje dhe me bashkëpunëtorë. Për shembull, rrobaqepësi më sillte mua klientë. Kishte punë edhe atëherë, nuk them jo. Ca gjëra kanë qenë më mirë se tani, tani ka hyrë në lojë tregtia, nuk mbështetet më asgjë në ndershmëri, por po ju them diçka: Sido që të jetë koha, nuk ka si djersa jote!

Kush ishin klientët tuaj në atë kohë?

(qesh) Të gjithë. E keni parë ndonjëherë atë Skënderbeun që mbajnë zyrtarët në tryezat e tyre? Unë kam bërë të atillë në argjend në atë kohë, e mbanin vetëm ata të udhëheqjes së lartë. Njëherë jam grindur edhe me Adil Çarçanin, pasi ai më thoshte të bëja vepra bronzi, unë i thosha nuk jam artist bronzi, por argjendi. Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi