Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Bleona Qereti në fb: “Më 26 gusht, koncert në Vlorë” Empty Bleona Qereti në fb: “Më 26 gusht, koncert në Vlorë”

Sat 18 Aug 2012 - 12:35
Bleona Qereti në fb: “Më 26 gusht, koncert në Vlorë” Bleona1-226x300Edhe pse është larguar nga Shqipëria, Bleona Qereti vazhdon t’i mbajë të zjarrtë fansat e saj, nëpërmjet rrjeteve sociale, si Facebook dhe twitter. Ajo i informon për çdo pjesëmarrje të saj në evente të rëndësishme botërore, si dhe poston fotografitë në tapetin e kuq apo përkrah VIP-ave më në zë të Hollivudit.

Më në fund, Qereti ka përfunduar albumin e shumëpritur të saj, ku tre prej këngëve janë përpunuar nga Timbaland. Por dëshira e këngëtares bukuroshe është që promovimin e albumit ta bëjë në Shqipëri, duke vazhduar një tur promovues edhe në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.

“Jam tmerrësisht e lumtur të ndaj me ju këtë lajm. Së shpejti do të kthehem më në fund në Shqipëri. Më 26 gusht, do të jem në Vlorë për të startuar tour-in tim në mbarë Shqiptarinë… Mezi pres të jem sërish pranë jush zemrat e mia. Po filloj numërimin mbrapsht. Ju dua shume të gjithëve! Bleona”, shkruante këngëtarja në faqen e saj personale në Facebook.

Urojmë që Bleona të ketë sukses në punën e saj të parë me emra me famë botërore. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi