Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kush janë vajzat që shërbejnë në karburant? Empty Kush janë vajzat që shërbejnë në karburant?

Mon 20 Aug 2012 - 16:06
Albina HoxhaNë faqet e “Jetës” kemi sjellë gjëra të reja, tendencat e fundit, personazhe dhe ngjarje të veçanta. Edhe sot ju sjellim diçka të ngjashme. Të gjithë shohim që në pikat ku furnizohen me karburant makinat dhe mjetet e tjera, ka meshkuj, vetëm meshkuj. Por nuk është tërësisht kështu, sepse e kundërta ndodh në pikën e karburantit që vizituam sot. Atje ka vetëm femra. Sapo vjen një makinë Ida, 18 vjeçe, afrohet dhe i shërben klientit. Më parë të gjithë habiteshin kur e shikonin, ndërsa tani duket sikur janë mësuar. Megjithëse nuk ka shumë kohë, pasi që në muajin shkurt pronari i këtij karburanti ka vendosur që të punësonte vetëm femra, është bërë i njohur falë faktit se në këtë pikë shërbejnë vetëm femra. Ambienti është i ngrohtë dhe familjar. Në një tavolinë me tre karrige janë ulur të tre vajzat. Bashkë me Idën është edhe një praktikante, ajo është në provë dhe do të bëhet shumë shpejt pjesë e stafit. Ndërsa më tej është Elina Domi, 40 vjeçe, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Pronari i kësaj pike karburanti, Arjanit Micka tregon se është shumë i kënaqur nga puna e vajzave. “Puna është e thjeshtë, është me lehtë se shumë punë të tjera. Disa i pengon vetëm opinioni. Por si në gjithë botën edhe në Shqipëri do të vijë një ditë që do të ketë më shumë femra në pikat e karburantit. Madje së shpejti edhe në lavazhin tim do të punësoj vetëm femra”,- thotë ai. Arjaniti i ka joshur femrat nëpërmjët pagës së kënaqshme, ndryshe nga sa mund të marrësh në ndonjë punë tjetër. Vajzat thonë se i ka shtyrë kureshtja në fillim, ndërsa tani nuk mendojnë ta braktisin këtë punë. Ne biseduam me Idën, e cila është 18 vjeçe dhe prej dy muajsh punon në këtë karburant. Ajo tregon se fillimisht ka parë një lajmërim në gazetë dhe është shtyrë nga kureshtja për t’u paraqitur. Pas ditës së parë e ka pëlqyer si punë dhe brenda një kohe të shkurtër është bërë profesioniste.

Si vendosët të bëheshit shitëse në një pikë karburanti?

Në atë periudhë kohe isha pa punë dhe po kërkoja një të tillë. Marr gazetën dhe shoh të gjitha opsionet e mundshme. Mes tyre më tërheq vëmendjen një punë: “kërkohet shitëse karburanti femër”. Ajo që më tërhoqi menjëherë ishte paga. Ishte më shumë se ç’mund të fitohej në një punë tjetër. Kështu që bëra ca llogari me mendjen time dhe vendosa ta provoj.

Po më pas?

Duke e menduar më gjatë dhe duke parë se kjo ishte një punë e dominuar nga meshkujt më bëri të mendoj se ndoshta është një punë e vështirë dhe kërkon forcë fizike. Gjithsesi vendosa të shkoj një herë për ta parë më nga afër se si është.

Si ishte dita e parë e punës për ty?

Eh... dita e parë. Fillimisht u prezantova me punën dhe shuajta kureshtjen time. Gjeta mbështetje tek punonjëset e tjera dhe tek pronari dhe kjo më dha edhe një shtysë tjetër. Përveç kësaj, më pëlqeu ideja të bëj një punë që jo çdokush mund ta bëjë.

Si reagoi familja juaj?

Menjëherë pasi pashë lajmërimin në gazetë i pyeta nëse kishin ndonjë informacion, për një pikë karburanti që punëson vetëm femra. Edhe ata nuk kishin dëgjuar. “Nuk është parë e as dëgjuar një pikë karburanti që punëson femra”, -thanë ata. E megjithatë e miratuan dëshirën time për të parë se si ishte kjo punë. Më pas, pasi mbarova ditën e parë të punës, më pyetën se si ishte si punë dhe kryesorja a mundesha ta bëja. Më mbështetën dhe erdhën për të parë më nga afër se si ishte vendi ku punoja. Më kanë mbështetur në zgjedhjen time.

Sipas jush, a është një punë që mund ta bëjë edhe një femër?

Është një punë si çdo punë tjetër. Ka disa që mund ta kapin më shpejt si punë, ka të tjerë që e kanë më të vështirë. E bukura qëndron pikërisht tek të qenit e veçantë, tek fakti që janë shumë pak femra që guxojnë. Si punë është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se shumë punë të tjera që kam bërë më parë. Thjesht drejton makineritë. Nuk ka punë të ndara për femra apo për meshkuj, është çështje zgjedhje, mua më pëlqen kjo që bëj. Jam e kënaqur me punën time.

Çfarë duhet të ketë një femër që të punojë në një pikë karburanti?

Duhet të ketë vetëm vullnet dhe të jetë e bindur që dëshiron të bëjë këtë punë.

Por... a ka nga ata që nuk mendojnë si ju?

Ka. Më thonë shpesh se nuk është punë për ty, se je e re dhe mund të gjesh një punë më të mirë... Por, ata nuk e dinë se si është kjo punë, thjesht sepse nuk e kanë provuar dhe flasim për diçka të panjohur duke u nisur nga fakti se në këtë punë dominojnë fuqishëm burrat.

Po klientët, si kanë reaguar në fillim?

Janë habitur. Janë shtangur për momentin. Emigrantëve nuk u bën përshtypje fare kjo gjë, pasi janë mësuar në vendet ku jetojnë. Disa mund të kenë reagime të tjera, por që e kanë gabim, përveç habitjes nuk kam parë e as dëgjuar asgjë nga klientët.

Nga aq sa keni dëgjuar, çfarë ju ka ngelur në mendje?

Reagimi i një emigranti. “Uaaaa punuakan femra! Ne kemi parë jashtë, por në Shqipëri nuk kishim parë”, -u shpreh ai. Më pas na përshëndeti përzemërsisht dhe tha se i bëhej qejfi që edhe vendi ynë po ecën përpara.

Cila është pyetja e parë që të bëjnë sapo ngrihesh për të mbushur një makinë?

“A mund ta bësh ti këtë?!” Unë u them se patjetër që mund ta bëj. Nuk jap më shumë shpjegime, ndërsa ata ngelen të shtangur.

Si janë reagimet e miqve tuaj, kur ju tregoni për punën që bëni?

Janë kureshtarë dhe pyesin se si është si punë. Jo të gjithë e kuptojnë se si është në të vërtetë dhe për këtë më vjen keq. Megjithatë nuk e kam diskutuar gjatë dhe as kam mbledhur opinione, pasi unë jam ndjerë mirë në këtë punë dhe nuk më kanë interesuar gjërat e tjera më pas.

Me aq sa ke parë, çfarë u ka bërë më shumë përshtypje?

Fakti që mua më pëlqen dhe që ndihem mirë. Janë të shumë ata që e kanë të vështirë që ta kuptojnë këtë gjë. Habiten! Cilët janë ata elementë që ju bëjnë ta doni këtë punë? Fakti që është një punë e veçantë dhe lehtë për t’u bërë, paga është e kënaqshme dhe ambienti në punë është shumë i ngrohtë.





"Nuk do ta ndaloja vajzën të punonte në një pikë karburanti"

Elina Domi është 40 vjeçe dhe një grua shumë energjike. Edhe ajo është pjesë e këtij stafi. Ndihet mirë e rrethuar nga vajzat pasi kanë moshën e gocës së saj. Ajo ka dy fëmijë adoleshent, një djalë dhe një vajzë. Kur e pyes nëse do e lejonte vajzën e saj të punonte në një pikë karburanti, përgjigjet me një “po” të sigurt. “Për mua puna është punë. Pavarësisht se është një pikë karburanti dhe në Shqipëri nuk ndodh shpesh të të shërbejnë femrat mua nuk më bën përshtypje. Familja ime nuk e ka problem këtë gjë dhe fëmijët e mi nuk ndjehen të ofenduar se unë punoj këtu”,- thotë ajo. Na rrëfen se ndryshe nga vajzat, të cilat mund të kenë pak komplekse për shkak të moshës, ajo nuk ka. Prandaj dhe pozon përpara foto-grafit tonë pa asnjë ndrojtje. Ndërsa vajzat e kanë të vështirë, pasi edhe pse i kanë marrë parasysh të gjitha kur kanë filluar të punojnë në një pikë karburanti nuk kanë menduar se një ditë do të jenë në faqet e gazetës “Shekulli”.



Gruaja që “pagëzon” pikën e parë të karburantit

Në fillim nafta shitej nga farmacitë dhe ishte veprimtari tregtare anësore. Pika e parë e karburantit në botë ishte farmacia e qytetit të Wiesloch. Në 5 gusht 1888, Bertha Benz e shoqja e Karl Benz-it, pa lejen e të shoqit dhe autoriteteve merr automobilin dhe niset për një udhëtim vajtje-ardhje nga Mannheim në Pforzheim, bashkë me dy djemtë e saj. Qoftë në vajtje, qoftë në ardhje, Bertha Benz ndaloi të mbushte depozitën e automobilit me karburant tek farmacia e qytetit të Wiesloch, duke e bërë atë pikën e parë të karburantit në botë.

I. Sinanaj
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi