Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Historia e ujgurit nga Guantanamo që gatuan pica në Shqipëri Empty Historia e ujgurit nga Guantanamo që gatuan pica në Shqipëri

Mon 20 Aug 2012 - 16:24
Qazimi është një prej 5 ujgurëve që Shqipëria strehoi në vitin 2006, duke u dhënë atyre azil dhe duke u ofruar strehim dhe të drejtën për punë. Rruga e vështirë dhe jeta mes kërcënimit kinez dhe mikpritjes shqiptare. I ka humbur shpresat se mund ta shohë sërish familjen e tij.


Qazim Abu Bekri është një kuzhinier picash si askush tjetër. Një ujgur nga Kina veri-perëndimore, ai u arrestua në Pakistan në vitin 2001 dhe u burgos në Guantanamo ndërsa sot gatuan ushqim italian në Shqipëri.
Qazimi ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe tashmë është i ndarë nga familja e tij e cila jeton në Kinë. Herën e parë që la vendin e tij, Xinjiang, po udhëtonte drejt Turiqsë ku kishte menduar se mund të gjente një punë në një fabrikë lëkure. Duke kapërcyer Azinë Qendrore, ai udhëtoi në Pakistan fillimisht për të aplikuar më pas për një vizë që të kishte mundësi të vizitonte Iranin. Gjatë kohës që priste, Qazim shkoi në një fshat në kufi me Afganistanin i cili kishte popullsi ujgure. Por, fshati ndodhej pranë Tora Borës dhe ishte vjeshta e vitit 2001, jo shumë kohë pas 11 Shtatorit. Një nga objektivat e bombardimeve amerikane ishte edhe fshati i ujgurëve ku Qazimi ishte strehuar.

Nga shpellat në duart e amerikanëve
Fillimisht ai u strehua me shokët e tij në një shpellë dhe më pas kaloi malin e mbuluar nga dëbora për t’u strehuar në Pakistan. Njerëzit atje i pritën si miq, për t’i shitur më pas tek amerikanët. ”U gëzuam kur na dorëzuan tek amerikanët. Ata zakonisht i ndihmojnë ujgurët. Ato na thanë: E dimë se kush jeni. Kina është armiku ynë i përbashkët dhe në do t’ju japim lirinë shumë shpejt.” - tregon Qazimi. Ai kaloi 6 muaj në bazën ajrore amerikane në Kandahar dhe më pas 4 vite në Gjirin e Guantanamos me 20 ujgurë të tjerë.
Në vitin 2005, zyrtarët amerikanë dolën në konkluzionin se Qazimi nuk përbënte asnjë rrezik duke e cilësuar në kategorinë e asaj që quhet “Armik jo-aktiv”. Një moment, autoritetet amerikane i lejuan ato kineze që t’i vizitonin. “Në atë kohë, kinezët u shprehen se amerikanë ishin përballë një krize të madhe dhe nuk kishin mundësi të na ushqenin. Ata na kërkuan që të na merrnin në Kinë dhe të kujdeseshin për ne” – kujton picajoli ujgur i Shqipërisë.
Arsyeja kryesore përse Qazimi u arratis nga Kina ishte trajtimi i keq që ajo i bëntë myslimanëve ujgurë brenda territorit që administron. Për rastin e Qazimit dhe 21 shokëve të tij ujgurë, zëvendës sekretari amerikan Randall Schiver është shprehur se: “Nuk është asgjë më pak se sa një rast tragjik”.

“Në fillim nuk e gjeja dot Shqipërinë në hartë”
Qazimi pranoi para amerikanëve se në Afganistan ishte stërvitur për të luftuar dhe këtë e kishte bërë në shkëmbim të ushqimit dhe strehimit. Nga ana tjetër, amerikanët dolën në përfundimin se Qazim Abu Bekër ishte stërvitur vërtetë, por jo për të luftuar trupat aleate, por Kinën. Këtë dëshmi Qazimi e dha një vit përpara se Shqipëria t’i ofronte azil atij dhe katër ujgurëve të tjerë.
“Në fillim nuk e gjeja dot Shqipërinë në hartë” – rrëfen Qazimi. Ai mendonte se Shqipëria është një vend komunist si Kina ndaj dhe refuzuan fillimisht ofertën që vinte nga shteti ballkanik. Por, kur ata u bindën se Shqipëria kishte një sistem demokratik prej 15 vitesh dhe se popullsia ishte 70% myslimane, ata hoqën uniformën portokalli të të burgosurit, veshën xhinset dhe bluza pambuku dhe me pranga në duar hipën në bordin e një avioni ushtarak që do të fluturonte drejt Evropës. Fluturuan të paktën 12 orë dhe kur avioni u ul, Qazimin e përshkoi frika se mos po i dorëzonin në Kinë.
”Menduam se na gënjyen. Nga aeroplani shihnim vetëm errësirën pasi nuk kishte asnjë dritë. Më pas një makinë iu afrua avionit dhe pamë disa njerëz të veshur me kostume dhe që dukeshin si Evropian” – tregon Qazimi për autoritetet shqiptare që i pritën në Rinas.

Jeta në Shqipëri: 5 vjet pa gruan dhe 3 vajzat
Siç ua kishin premtuar, autoritetet shqiptare u ofruan burrave strehim, ushqim dhe të drejtën për të punuar ndërsa ujgurëve të mbërritur në Tiranë tashmë u duhej që të përshtateshin me shoqërinë e re.
”Avokati im më sugjeroi të mësoja shqipen dhe të mësoja të bëja diçka që i shërbente të gjithëve. Kështu, unë mësova si të bëj pica pasi e di që shqiptarëve u pëlqejnë shumë ato. Kjo është diçka e lehtë për mua pavarësisht se picat nuk janë specialitet i vendit tim.” – tregon Qazimi.
Por pavarësisht kësaj, ai ende jeton si një refugjat. Qazimi dhe ujgurët e tjerë të Guantanamos nuk kanë marrë shtetësi dhe pasaportë shqiptare kështu që nuk mund të udhëtojnë. Pas lirimit nga Guantanamo, Qazimi pati mundësinë për herë të parë pas 5 vitesh që të fliste në telefon me të shoqen, por ai nuk ka mundësi ta shohë atë dhe tre fëmijët e tij. Madje, fëmija i tij i tretë është një vajzë e cila lindi pasi ai u arratis nga Kina. Për këtë, ai ka apeluar tek autoritetet shqiptare dhe në Kombet e Bashkuara, por Kina ka refuzuar që t’ia sjellë familjen pranë.
”Është shumë e vështirë pasi familja ime po përballet me probleme për shkakun tim. Policët i marrin shpesh në pyetje për t’u informuar mbi bisedat që bëjnë me mua” – tregon Qazimi i cili i ka humbur shpresat se mund t’i shohë sërish familjarët e tij. Vitin e kaluar, në marrëveshje me gruan e tij, ai u divorcua dhe u martua me një grua tjetër ujgure me banim në Evropë. Këtë vit, gruaja e tij e re solli në jetë një vajzë duke e bërë Qazimin baba për herë të katërt.


Citim:
“Në fillim nuk e gjeja dot Shqipërinë në hartë” – rrëfen Qazimi. Ai mendonte se Shqipëria është një vend komunist si Kina ndaj dhe refuzuan fillimisht ofertën që vinte nga shteti ballkanik. Në rrëfimin për rrjetin e lajmeve BBC ai thotë se zgjodhi të punonte si picajol, sepse shqiptarët i pëlqejnë ato.

Çfarë janë ujgurët?
Popullsia ujgure është një grup etnik turk që jeton në krahinën Xinjiang në Kinën veri-perëndimore. Kina i akuzon ata si shkaktarë të trazirave sepse kërkojnë të dëmtojnë rendin kinez.
Organizatat ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut thonë se mijëra ujgurë janë vrarë ose burgosur dhe kjo për shkak se ujgurët i përkasin besimit fetar mysliman. Censusi kinez i vitit 2000 numëron rreth 9 milionë ujgurë, por kjo shifër dyshohet të jetë e manipuluar.
Gjithashtu, 200 mijë ujgurë të tjerë jetojnë në Uzbekistan, Kazakistan dhe Kirgistan.

Polemikat për strehimin
Në fillim të vitit 2006, SHBA ndërmori tratativa për të transferuar pesë ujgurët e liruar, por asnjë prej shteteve perëndimore nuk i pranuan në Evropë dhe i vetmi vend ishte Shqipëria. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Tirana zyrtare kishte pranuar të strehonte në Qendrën e Refugjatëve në Babrru pesë ujgurët nga Kina, të besimit fetar mysliman e të dënuar me vdekje nga vendi komunist. Ata ishin Abu Bakker Qassim, Adel Abdu Al Hakim, Ahtar Qassim, Ayup Haji Ahmet dhe Ahmet Doe. Por Pekini kundërshtoi dhe dënoi Shqipërinë për këtë pranim, duke ngrirë marrëdhëniet diplomatike gjatë gjithë vitit 2006.

Përgatiti: Ardit Rada
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi