Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Cana: "Tifoza kuq e zi, respektoni pesëshen shqiptare të Zvicrës!" Empty Cana: "Tifoza kuq e zi, respektoni pesëshen shqiptare të Zvicrës!"

Mon 20 Aug 2012 - 16:33
Cana: "Tifoza kuq e zi, respektoni pesëshen shqiptare të Zvicrës!" Lorik-canaKapiteni i përfaqësueses së Shqipërisë, Lorik Cana, tha se skuadra shqiptare duhet ta trajtojë Zvicrën si çdo ekip tjetër kundërshtar, edhe pse në radhët e tyre zviceranët do të kenë pesë lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për ndeshjen Zvicër-Shqipëri, e cila do të luhet më 11 shtator në stadiumin e Lucernit.

“Mua më intereson pak ose aspak ajo çfarë ndodh te Zvicra. Edhe pse aty ka lojtarë nga Kosova, kur t’i kemi përballë do t’i trajtojmë si kundërshtarë dhe kaq”, ka deklaruar mesfushori i Lazios për mediat shqiptare pas ndeshjes Shqipëri-Moldavi.

Siç dihet, pesëshja shqiptare e Zvicrës që tani ka rënë në dilema, se si të sillen kur para fillimit të përballjes do të jepen himnet kombëtare të dy vendeve. Madje, Xhaka ka thënë se nuk do të këndojë asnjë himn.

Cana është shprehur se i vjen keq për pozitën në të cilën gjendet pesë bashkëkombësit e tij te Zvicra. Kosovari ka thënë se, që të pestë ata duhet të respektohen nga opinioni shqiptar, sepse në fund të fundit edhe ata janë shqiptarë.

“Nuk di çfarë të them, gjithsesi duhet të kuptojmë se edhe pse luajnë për një shtet tjetër, ata në fund të fundit janë shqiptarë, sikurse ne, ndaj duhet kuptuar edhe ky aspekt i rëndësishëm”, ka theksuar ai.

MA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi