Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A e respektoni partnerin- partneren tuaj? Empty A e respektoni partnerin- partneren tuaj?

Sun 20 Mar 2011 - 0:13
Ka shumë prej atyre që mendojnë se respekt ndaj partnerit do të thotë të qëndrosh "gatitu" ndaj urdhërave të tij. Respekt do të thotë të bashkohesh 100 % me mendimin e partnerit. Respekti është i domosdoshëm dhe i barabartë për të dyja palët. Ai duhet patur jo vetëm në afate të caktuara por në çdo fazë të jetës. Respekt në të folur, respekt në të dëgjuar, respekt në sjellje, etj. Respekti bashkëshortor ishte të pranuarit e mendimeve nga të dy partnerët. Ne mund ta kritikojmë atë që nuk e pelqejmë. Në qoftë se duam
mund ta kritikojme edhe në mënyrë vulgare, të papëlqyer, por në qoftë se veprojmë kështu, atëherë kemi gabuar rëndë pasi tek një çift bashkëshortor të dy partnerët zotërojnë të drejta të barabarta për të paralajmëruar dhe kritikuar njeri-tjetrin. Kjo është shumë e natyrshme. Kur kritikat bëhen për shkak se urrejmë ose nuk e pelqejmë bashkëfolësin, atëherë kemi të bëjmë me shkelje të respektit
bashkëshortor. Kjo do t'i brente të dyja palet. Lind pyetja çfarë duhet të bëjmë që të respektojmë partnerin tonë?Fillimisht sa herë që ndodh ndonjë mosmarrveshje, secili bashkëshort duhet ta vërë veten në vendin e partnerit të tij, dhe të gjykojë sikur të ishte në vend të tij. Duhet të tregohemi të kujdesshëm kur flasim, duke kontrolluar tonin, theksin si dhe duke zgjedhur fjalët në mënyrë që
të jeni sa më të ndikueshëm tek partneri juaj.Duhet të mësoheni të dëgjoni tjetrin dhe t'i jepni mundësinë partnerit tuaj të rrefejë veten e vet.Nuk duhet t'i kundërpërgjigjeni me të njëjtin ton dhe mënyrë partnerit tuaj në qoftë se gabon.Nuk duhen bërë diskutime dhe gjykime në ambjent të hapur dhe në praninë etë tjerëve. Është më mirë që problemet të zgjidhen kur partnerët janë vetëm, duke ju përmbajtur normave të respektit. Duhet të nxjerrim në pahdhe të lavdërojmë anët pozitive të partnerit, qoftë kur jemi meshoqërinë, qoftë edhe kur jemi vetëm. Edhe në qoftë se nuk marrim pjesë në përzgjedhjen, në guston apo në mendimet e partnerit, përsëri është më mirë të heshtim. Në qoftë se është e nevojshme mund të flasim për të rënë në konsensus për pjesmarrje të barabartë në përzgjedhjet dhe vendimet që bëhen dhe merren në familje. Ashtu siç kemi respekt për partnerin tonë, ashtu duhet të kemi respekt
edhe për ata që kanë vlerë për të, p.sh, për prindërit e bashkëshortit apo të bashkëshortes. Mund të përmendim edhe të tjera materiale si këto,por tani le të mjaftohemi me kaq dhe ju lutem mendohuni mirë për to. A e respektoni ju partnerin tuaj ose a ju respekton partneri juve? Në qoftë se kësaj pyetjeje do t'i përgjigjeshit me `jo`, atëherë ka diçka që nuk shkon mirë mes jush, ka një defekt që duhet rregulluar sa më shpejt. Mos harroni që për të qenë sa më i respektueshëm përballë partnerit tuaj, duhet të pranoni të gjitha anët e tij. Në një familje kunuk ekziston respekti, edhe dashuria deformohet, prandaj mos nguroni tëzgjidhni problemet e tanishme, mos humbisni kohën të jeni i respektueshëm. Nuk duhet ngatërruar roli i babait me rolin që keni në punën e përditshme.
Njerëzit kanë role të ndryshme në jetë dhe sipas ketyre roleve kanë edhemënyra të ndryshme të të sjellurit. D.m.th. i njëjti person në jetën e përditshme mund të jetë i rreptë e me autoritet, por kur vjen para fëmijëve ai mund të bëhet i mëshirshëm, ndërsa kur vjen para nënës tregohet si nevojtar për mëshirë. Në qoftë se këto role përzihen me njeri-tjetrin, atëherë lindin probleme që shqetësojnë jo vetem familjen,por edhe vetë personin.
Kush është babai?
A mos është personi i cili plotëson nevojat materiale (shpeshherë vetëm kur ia ndien zemra) duke ia bërë qejfin fëmijës? Në qoftë se do të ishte kështu, a ngopet fëmija vetëm kur i plotëson nevojat materiale e ekonomike? Sigurisht që jo. Sigurisht që babai ka nevojë të punojë, që të sigurojë të ardhurat për plotësimin e nevojave të fëmijës. Por ka edhe prej atyre fëmijëve që megjithëse nuk vuajnë ngaana ekonomike e materiale përsëri nuk janë të ngopur, nuk janë të lumtur, sepse sa herë kur babai kthehet nga puna gjen
justifikime të tilla si: Nuk luaj dot se jam i lodhur, s´kam fuqi të flas me ty, e lëmëpër pastaj, pushoni se më dhemb koka; për t'ju shmangur fëmijëve pikërisht kur ata kanë nevojë për interesimin tuaj. Këto justifikime mund të jenë edhe të vërteta, por sidoqoftë ato janë gjëra që i përkasin punës së përditshme, prandaj sapo babai hyn në shtëpi, përpara fëmijëve duhet të tregohet si baba e jo si minator apo vagonist. Fëmija ka nevojë për babain, nuk do t'ia dijë për këto justifikime dhe nuk jua vë veshin shumë. Edhe në qoftë se do të shtireshit, pra, në qoftë se do të plotësonit dëshirën e tij pa dëshirën tuaj, ai përsëri nuk do të kenaqet. Në mendjen e fëmijës formohet mendimi që është i pavlerë dhe nuk ka rëndësi për babain. Në këtë mënyrë dobësohet lidhja ndiesore baba-fëmijë dhe fëmija humbet besimin te i ati. Shpeshherë ndodh që të tregoheni i rreptë për arsye të punës që bëni, p.sh: Në qoftë se ju jeni
pronar i një pune, duhet të jeni mësuar duke dhënë urdhëra dhe duke qenë superior mbi të tjerët. Në qoftë se vini në shtëpi dhe nuk e zhvishni rrobën e rreptësisë, atëherë kjo do të thotë që ju nuk jeni i sukseshëm në jetën tuaj. Asnjëherë nuk keni qenë pardon i partnerit dhe fëmijëve tuaj. Jeni i detyruar të silleni i butë dhe i mëshirshëm në familje. Pra, të gjithë ju baballarë që këtej e tutje mos i ngatërroni rolet në jetë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të siguroni lumturinë përvete dhe familjen tuaj.
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

A e respektoni partnerin- partneren tuaj? Empty Re: A e respektoni partnerin- partneren tuaj?

Mon 21 Mar 2011 - 16:15
Te pergezoj per temen.!A e respektoni partnerin- partneren tuaj? Smile

Faktikisht respekti ndermjet partnereve eshte ulur jashtezakonisht vitet e fundit ne Shqiperi. Duke marre parasysh statistikat,krimi ne familje eshte rritur shume. Nivel i dobet intelektual, mungesa e kultures, shkaqet ekonomike sjellin ne vendin tone perdite e me shume kontradikta familjare duke dhene si pasoja krimet brenda vatres familjare.

Mashkulli shqiptar ( ne pergjithesi) eshte vulgar, oportunist, diskriminues, cinik e skeptik.
Femra nuk eshte me larte, ajo po deshmon gjithmone e me shume mangesite e personalitetit te saj si femer. megjithate sigurisht qe ka perjashtime, jane te pakte ata djem dhe vajza qe kane edukate familjare, kulture dhe emancipim.

Respekti eshte nje cilesi morale, kulturore, qe po humb ngjyren e tij duke u konsumuar vetem ne teori...

Te respektosh partnerin/en, do te thote te respektosh zgjedhjen tende!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A e respektoni partnerin- partneren tuaj? Empty Re: A e respektoni partnerin- partneren tuaj?

Mon 21 Mar 2011 - 16:26
mashkullit duhet treguar kufirin e sidomos duhet vene ne kuptim se ekziston fjala respekt, ndryshe ky term eshte i destinuar te demodon. Me dhimbsen ato femra, te cilat vetem "dhurojne" respekt e dashuri pa marre asnje mirenjohje e as te vetmin falenderim nga partneri i tyre , kesi ne trojet tona ka mjaft, problem ky qe shtjellohet ne disa tema te ketij forumi por fatkeqesisht i pazgjidhur. Nuk do thoja se eshte problem vetem-shqiptar por me gjeresisht: mirepo duke pasur parasysh gjendjen ekonomike shume femra shqiptare detyrohen te behen viktime e perjetshme.

Pa respekt reciprok nuk ka harmoni ne asnje partneritet.......Mendimi im ky
Anonymous
Vizitor
Vizitor

A e respektoni partnerin- partneren tuaj? Empty Re: A e respektoni partnerin- partneren tuaj?

Tue 22 Mar 2011 - 14:58
Nqs nuk respekton partnerin _partneren nuk respekton veten tende ne radhe te pare ........mendimi im
Sponsored content

A e respektoni partnerin- partneren tuaj? Empty Re: A e respektoni partnerin- partneren tuaj?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi