- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Sytë tregojnë për orientimin tuaj seksual
Tue 21 Aug 2012 - 22:26
SHBA- Nëse është për t’i besuar hulumtimit më të ri, ata mund të jenë tregues të orientimit seksual. Hulumtimi i publikuar në revistën PLoS One sugjeron që zgjerimi i bebëzës është tregues i sigurt i asaj që eksiton njeriun. Kur njerëzi shohin diçka që i tërheq, bebëzat e tyre zgjerohen pavetëdijshëm si reaksion i eksitimit të trupit. “Nëse mashkulli është heteroseksual, bebëzat e tij zgjerohen kur shohin femrën e cila i pëlqen. E njëjta gjë është edhe me homoseksualët, nëse u pëlqen mashkulli, bebëzat e tij zgjerohen kur shohin ndonjë mashkull të pëlqyeshëm”, ka shpjeguar psikologu Ritch Savin-Williams. Ky studim është eksperimenti i parë i madh i cili ka vërtetuar që ekziston lidhja në mes zgjerimit të bebëzës dhe eksitimit seksual. Në hulumtim kanë marrë pjese 165 femra dhe 160 meshkuj, heteroseksualë, homoseksualë dhe biseksualë. Ata kanë shikuar video me meshkuj duke masturbuar, femra të cilat masturbojnë edhe skena neutrale të peizazhit, ndërsa gjatë asaj kohe kamera ka matur ndryshimet në madhësinë e bebëzave të tyre. Rezultatet kanë treguar që zgjerimi i bebëzës është indikator i saktë i orientimit seksual. (m.a/kd/BalkanWeb) |
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi