Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Jetojnë me tigrin në shtëpi, u duket si… një mace e madhe Empty Jetojnë me tigrin në shtëpi, u duket si… një mace e madhe

Thu 23 Aug 2012 - 1:39
Shumë prej nesh që i pëlqejmë kafshët, mund të mendojmë që si kafshë shtëpiake të marrim një mace, një qen, ndoshta një lepur…Por shijet e shumicës prej njerëzve janë krejt të ndryshme nga ato të Michael Jamison dhe të dashurës së tij Jackie Smit. Ata jetojnë në qytetin Brakpan në Afrikën e Jugut dhe janë një çift mëse normal. Të paktën në pamje të jashtme se po të shkosh vizitë në shtëpinë e tyre, ndryshon menjëherë mendim.Ata jetojnë në shtëpi së bashku me kafshën e tyre shtëpiake, që ia kanë vënë emrin Enzo.

Për ta, Enxo është një mace… e madhe! Por ja që nuk është fiks kështu. Pasi Enzo, është një tigër i Bengalit. Ai ka mbushur 1 vjeç dhe bën komandën në shtëpi. “Na bën çfarë të dojë neve dhe 14 qenve tanë”, thotë çifti duke buzëqeshur.

Ata e blenë Enzon kur ishte vetëm 9 javë dhe që atëherë, nuk janë ndarë më. Tigri ka nazet e veta dhe do vëmendjen e vazhdueshme të çiftit. I pëlqen gjumi, por i pëlqen edhe të kruajë thonjtë tek mobiljet dhe orenditë e shtëpisë. Ndoshta ndaj dhe në sytë e Jackie dhe Michael tigri i ngjason me macen, pasi kryejnë të njëjtat veprime!

“Jemi me shumë fat që kemi Enzon në familjen tonë. Çdo ditë në shtëpi është ndryshe, nuk mund ta ndërrojmë me asgjë”, thotë Michael Jamison. Por gjithsesi, ata i mbajnë sytë hapur dhe janë shumë të kujdesshëm, pasi nuk është e lehtë të luash me një tigër.

I vetmi problem me të cilin përballen janë vizitat e rralla të miqve në shtëpinë e tyre. Shumë të paktë janë ata që do të guxonin t’u trokisnin derën. Ndërsa sa u përket hajdutëve, janë të mirëpritur! /alb-observer.com/
Jetojnë me tigrin në shtëpi, u duket si… një mace e madhe Tigri2Jetojnë me tigrin në shtëpi, u duket si… një mace e madhe Tigri3Jetojnë me tigrin në shtëpi, u duket si… një mace e madhe Tigri4Jetojnë me tigrin në shtëpi, u duket si… një mace e madhe Tigri5Jetojnë me tigrin në shtëpi, u duket si… një mace e madhe Tigri6Jetojnë me tigrin në shtëpi, u duket si… një mace e madhe Tigri7Jetojnë me tigrin në shtëpi, u duket si… një mace e madhe Tigri8
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi