Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nepal, një 55-vjeçar kafshon gjarprin për hakmarrjeje Empty Nepal, një 55-vjeçar kafshon gjarprin për hakmarrjeje

Thu 23 Aug 2012 - 19:24
Nepal, një 55-vjeçar kafshon gjarprin për hakmarrjeje E%20kafshoi%20kobraNEPAL - Policia Nepalit tha se një fermer, i cili ishte pickuar nga një kobra e kishte ndjekur gjarprin dhe e ka kafshuar vetë derisa e kishte vrarë.

Ngjarja e pabesueshme, e raportuar nga AFP-ja, ka ndodhur në një fshat të Katmandusë. Ka qenë vetë personi i kafshuar nga kobra që ka treguar historinë e tij të çuditshme.

Gjarpri e kishte kafshuar, 55-vjeçarin, Mohamed Salmo Miya, ndërsa ai ishte duke punuar në fushën e tij të martën në mbrëmje dhe ai nga zemërimi e ka ndjekur, e ka kapur dhe e ka kafshuar derisa zvarraniku ka ngordhur.

“Mund ta godisja me një shkop, por zgjodha ta kafshoja me dhëmbë sepse isha i inatosur”, ka treguar burri.

Policia ka bërë të ditur se Miya, ndërkohë është mjekuar dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai nuk do të inkriminohet për vrasjen e kobrës, pasi zvarraniku i vrarë nuk është në listën e llojeve në rrezik zhdukjeje në Nepal. Nepali ka një shumëllojshmëri të gjarpërinjve helmues dhe jo helmues, të cilat janë veçanërisht aktive gjatë verës, duke përfshirë pitonin indian, i cili mund të arrijë deri në 10 metra i gjatë, si dhe gjarprin helmues vdekjeprurës, “mbretin”.

Nga raportimet ka rreth 20.000 raste të kafshimit nga gjarpri në Nepal, duke shkaktuar vdekjen e rreth 1,000 personave.

Përgatiti: E.Lata
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi