Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

AK: Vajzat shqiptare po këmbehen me bagëti në Maqedoni Empty AK: Vajzat shqiptare po këmbehen me bagëti në Maqedoni

Fri 24 Aug 2012 - 14:48
AK: Vajzat shqiptare po këmbehen me bagëti në Maqedoni Aleanca-Kuq-e-ZiTIRANË - Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të martesave të vajzave shqiptarë me shtetas të kombësive të tjera për interesa ekonomike. Në një deklaratë për mediat, AK ka prezantuar disa të dhëna, sipas të cilëve është rritur numri i martesave të shqiptarëve me qytetarë me maqedonas që nuk i përkasin etnisë shqiptarë.

Aleanca Kuq e Zi ka arritur në përfundimin se këto martesa kryhen për interesa ekonomike. Sipas përfaqësueses së AK-së, Valbona Myhedini, në disa rase femrat shqiptare këmbehen me bagëti nga Maqedonia. “Sipas të dhënave që Aleanca Kuqe Zi disponon gjithçka është kthyer në biznes, ku familjaret e vajzave shqiptare i këmbejnë ato me para, por edhe bagëti me shtetasit e Maqedonisë. Këto të dhëna janë të tmerrshme kur i shton faktin se vajzat që martohen ndryshojnë kombësinë nga shqiptare në maqedonase, mësojnë maqedonisht dhe fëmijëve që vijnë nga martesat nuk i mësojnë gjuhën shqipe”, tha përfaqësuesja e AK-së.

Sipas të dhënave të nxjerra nga një studim i vet AK-së, “në Maqedoni vetëm gjatë gjashtë mujorit të pare të këtij viti janë zyrtarizuar 112 kërkesa për martesë midis femrave nga Shqipëria dhe meshkujve nga Maqedonia. Prejardhja e femrave nga Shqipëria rezulton nga qytete si Tirana, Shkodra, Lezha, Dibra, Kavaja, Puka, Mirdita, Korça, Kruja dhe Burreli”.

Aleanca Kuq e Zi “apelon për dhënin fund të eksodit të martesa me sllavët e cila po shkon drejtë asimilimit të kombit shqiptarë tashmë jo vetëm në territorin e Maqedonisë por dhe përtej tij”. /E.Lata/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi