Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Qeni me të njëjtën diplomë si mbi 20 serbë me ndikim (Video) Empty Qeni me të njëjtën diplomë si mbi 20 serbë me ndikim (Video)

Sun 26 Aug 2012 - 23:05
Qeni me të njëjtën diplomë si mbi 20 serbë me ndikim (Video) F1_26-qeni-1-balline-ne-kuriozitete1346002413-300x175Qeni australian Sony, që i përket llojit të retriverit të artë, ka diplomën e doktorit të shkencave të mjekësisë së Universitetit Ashwood në Australi. Mbase kjo nuk do të ishte edhe aq e pazakonshme sikur me diplomë të këtij universiteti nuk do të punonin mbi 20 persona në Serbi dhe madje në pozita të larta, shkruan e përditshmja Kurir e Beogradit. Sipas kësaj gazete, në mesin e klëtyre individëve është edhe një asistente në një fakultet privat, pronarët e disa kompanive, avokatë të respektuar, zyrtari i lartë i një OJQ- kryesore, ligjërues të huaj nga fusha e sigurisë në disa fakultete në Serbi.
Të inspiruar nga kolegët e tyre në Australi, gazetarët e Novi magazin kanë hulumtuar për diplomat që mund të arrijnë në adresën e shtëpisë. Nevojitet vetëm të dërgoni të dhëna të caktuara dhe që brenda disa ditëve – pa dhënie të provimeve – të bëheni doktor i shkencave. Ky shërbim kushton vetëm disa qindra dollarë.

Si funksionon kjo në praktikë? Gazetarët australianë e dërguan një formular të plotësuar në emrin e qenit të tyre, retriverit të artë. Në fushën “përvoja jetësore” gazetarët kanë shkruar se Sony “është ushqyer nga kontejnerët spitalorë gjatë pesë vjetëve të fundit, gjë që është si 35 vjet jete e njerëzve”, si dhe që ka “përvojë të madhe në marrjen erë të anusve të qenve të tjerë”. E dërguan dokumentin me këso konstatimesh e sqarimesh , paguan 450 dollarë dhe pas dy javëve iu arriti diploma me transkriptin e provimeve të dhëna nga ana e qenit!

Sony nga imunologjia dhe zoologjia ka marrë notat 10-she, kurse nga lënda e komunikimit verbal dhe aftësitë e prezantimit ka marrë notën 9.

Po të bëhej një hulumtim i tillë te ne, sigurisht që edhe në Kosovë do të gjendeshin mjaft “doktorë shkencash”, të cilët kanë doktoruar duke paguar shuma të caktuara në universitete të huaja pa shkuar fare atje për të ndjekur ligjërata, ose pa iu shtruar fare provimeve, siç u zbulua para pak kohësh edhe rasti i një italiani të pasur që kishte marrë diplomë fakulteti nga një universitet privat në Tiranë.(koha)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi