Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shqiptari që pritet të sfidojë Ezelin Empty Shqiptari që pritet të sfidojë Ezelin

Mon 27 Aug 2012 - 12:10
Shqiptari që pritet të sfidojë Ezelin NikArdit Rada

Nik Xhelilaj është pa dyshim një prej emrave më premtues të kinematografisë shqiptare. I njohur për rolet e tij dhe pjesëmarrjen në festivale ndërkombëtare të filmit, Xhelilaj pritet të jetë ‘ylli’ i një seriali turk i cili do të transmetohet në të njëjtin orar dhe televizion ku është shfaqur edhe filmi “Ezel”, aq i shikuar kohët e fundit në Shqipëri. Xhelilaj do të luajë rolin e një prej pesë fëmijëve të një familje dhe emri i personazhit është Kadir.

Dashuria e hershme me Turqinë

Aktori 29-vjeçar ka një lidhje me Turqinë dhe kjo mendohet ta ketë ndihmuar për përfshirjen në serialin e ri turk. Në moshën 14-vjeçare, prindërit e tij, të cilët ishin oficerë në ushtrinë shqiptare, e dërguan Kreshnikun në Stamboll për të ndjekur Akademinë Ushtarake. Por kjo nuk e tërhiqte shqiptarin, në atë kohë vetëm 14 vjeç. Ai zgjodhi të largohet 7 muaj pasi ndoqi studimet duke u kthyer në Shqipëri. Pas ardhjes në vendin e tij, Nik (Kreshnik) Xhelilaj konkurroi për degën e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, por nuk rezultoi fitues.

Përfshirja në kinematografi

Pas kthimit në Shqipëri dhe përpjekjeve për të gjetur vetveten në një universitet, duket se fati buzëqeshi për shqiptarin i cili sot konsiderohet si një prej pak aktorëve premtues që ka vendi. Xhelilaj u përfshi në ‘Sirea Film’ ku u njoh me artistët Leonard Bombaj dhe Alfred Trebicka. Këta të fundit, vunë re tek i riu shqiptar talentin për t’u bërë një aktor dhe e këshilluan atë që të konkurronte në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Në vitin 2004, Xhelilaj nisi studimet në Akademinë e Arteve direkt pas vitit të parë të studimeve u përzgjodh nga regjisori Pirro Milkani për të luajtur rolin e Lekë Serianit në filmin “Trishtimi i zonjës Shanjder”. Ky film në vetvete ishte një autobiografi e Milkanit, i cili i besoi Xhelilajt të luajë rolin e jetës së tij. Filmi bazohet në jetën personale të Pirro Milkanit gjatë studimeve të tij në Çekosllovaki, vitet `60. Në këtë film, Kreshnik Xhelilaj mori edhe emrin e tij në formën e shkurtër me të cilin njihet edhe sot, Nik. Arsyeja? Bashkëprodhuesit e filmit, të cilët ishin të huaj, e kishin të vështirë ta thonin emrin e tij Kreshnik.

Kayip Sehir

Kështu quhet filmi më i fundit seria që producentët turk pritet të lançojnë në TV Kanal D. Nik Xhelilaj do të ketë rolin e një prej pesë fëmijëve të një familje turke dhe emri i personazhit të interpretuar prej tij quhet Kadir. Tematika e filmit i përket një game të gjerë të problematikave familjare në Turqi. Një familje perfierike përballet me racizmin, varfërinë, mentalitetin mbi gruan dhe papunësinë ndërkohë që ngjarjet villohen në Stamboll.

“Do doja të tregoja fate shqiptarësh”

“Akoma s’më besohet plotësisht, - thotë për Festivalin Ndërkombëtar të Moskës, ku “Shqiptari” mori çmimin special të jurisë, ndërsa Niku u vlerësua si aktori më i mirë. U nisëm drejt Moskes pa pretenduar për asgjë. Në festivale funksionon së tepërmi sistemi i lobingjeve. Grupi ynë nuk kishte asnjë shans të krijonte një të tillë. I pamë anëtarët e jurisë vetëm pas çmimeve, - thotë Niku për atë event dhe shton një detaj: “U ndjeva i lumtur kur kryetari i jurisë, Luc Besson më përshëndeti. Vinin njerëz, filmdashës apo filmbërës që pyesnin se si është Shqipëria, a emigrojnë ende njerëzit e saj.

“Më tërheq shumë emigracioni dhe komunizmi”

Niku të ardhmen e tij e sheh ne Shqipëri, ndersa pikësynim mbetet teatri. Çfarë rolesh do preferonte? Niku e ka një fokus: “Do doja të tregoja fate shqiptarësh. Shumë prej tyre në këto vite kërkuan fatin e tyre në rrugët e Europës. Do doja të bëhesha edhe pjesë e historive që s’i kam jetuar, siç janë vitet e vështira të komunizmit”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi