Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pak ‘Armstrong’ nga Tirana e fundviteve ‘60 Empty Pak ‘Armstrong’ nga Tirana e fundviteve ‘60

Wed 29 Aug 2012 - 15:16
Ardian VehbiuMbiemri Armstrong ndeshet rëndom mes anglo-saksonëve – aq sa nuk gjen dot një brez, që të mos ketë pasur një Armstrong të famshëm. Brezi im, aspak amerikan, por gjithsesi i rritur në një botë të gdhendur prej amerikanëve e të ngjizur sipas dëshirës amerikane, pati si hero të vetin astronautin Neil Armstrong, njeriun e parë që vuri këmbë në truallin e Hënës, më 21 korrik të vitit 1969. Aso kohe astronautit ne në Shqipëri ende i thoshim kozmonaut, me një sinonim që sillte me vete frymën ngjethëse të Luftës së Ftohtë. Por unë kam qenë fëmijë atëherë dhe askush nuk e ka përjetuar vajtje-ardhjen amerikane në Hënë më pastër dhe më plot shpresë se fëmijët. Nuk di kush na pat shpjeguar, se Armstrong do të thotë ‘krahëforti’, burri me krahë të fortë; dhe e përfytyronim heroin tonë me krahët si të Popeye the Sailor Man. Sapo kishim filluar të dëgjonim edhe pak muzikë ‘të huaj’, që na e sillte bujarisht Radio RAI; dhe do të ketë qenë pikërisht atë verë, ose ndoshta pak më herët, që u ngjit në krye të hit-parade-it një këngë krejt e pangjashme me të tjerat, e kënduar nga një zë i rreshkur në tym, nën shoqërimin e një trumbete të javashtë, por tepër të sigurt: “What a Wonderful World”, quhej, dhe e këndonte një Luis Armstrong, për ne i panjohur, por përndryshe krejt i famshëm në Amerikë dhe kudo gjetiu – si muzikant jazz-i dhe këngëtar. Armstrong-u kish qenë 67 vjeç, kur e kish regjistruar këngën; ne këtë s’e dinim, edhe pse kishim vetvetiu respekt për këtë njeri enigmatik, që e shqiptonte anglishten kaq ngadalë, sa edhe ne të merrnim pjesë në harenë e tij, për “botën e mrekullueshme,” së cilës i këndonte. Me siguri ka pasur në Shqipëri të apasionuar pas jazz-it, që e njihnin Armstrong-un trumbetist që para se të dëgjonin për Armstrong-un e shëtitjes në Hënë; por ne të tjerët i ngatërronim disi të dy figurat – dhe dukej fare e arsyeshme që ta përfytyronim astronautin e sertë të këndonte “Ëhat a Ëonderful Ëorld,” teksa kthente sytë drejt lëmshit të kaltër të Tokës, në qiellin e Hënës; ose fundja edhe për pamjen që ia dhuronte vetë shkretëtira e Mare Tranquillitatis, ku ishte ulur moduli LEM. Në thelb, mu para nesh, edhe pse përtej aftësive tona për të kuptuar, dy Armstrong-ët ishin kapërthyer në një provë force, në një braccio di ferro, në një arm ërestling, mes artit dhe teknologjisë – një luftë për zotërimin e mendjeve dhe sidomos të ëndrrave, përfshi edhe tonat përtej. Të dy do të harroheshin disi; madje astronauti më shpejt se jazzmani; sepse teknologjia është më e pamëshirshme se arti dhe ndryshe nga ky i fundit, i zëvendëson sakaq produktet e vjetëruara; pa përmendur pastaj që njeriu i parë në Hënë doli se kish qenë fundi i një gjakimi për epërsi, jo fillimi i një epoke. Shumë vjet më pas, një brez i rritur larg ambicjeve teknologjike të programit hapësinor Apollo dhe magjisë së moshës klasike të jazz-it, do të njihej me një Armstrong të tretë – çiklistin Lance Armstrong, fitimtarin e kaq e kaq garave prestigjioze të çiklizmit në vitet 1990 dhe 2000; por sidomos të një beteje për jetë a vdekje, me kancerin. Edhe ky Armstrong kish qëlluar një ‘krah i fortë’ – kampion i admirueshëm, shembull për brezat e rinj, mishërim i gjithçkaje heroike në karakterin amerikan. Prandaj më dëgjohet më se mizor lajmi që, pikërisht këto ditë, Lancei do të zhvishej nga të gjithë titujt e fituar, për përdorim dopingu. Një goditje e rëndë dhe zhgënjim për çiklizmin në nivel botëror, për sportin në përgjithësi, dhe për të gjithë të frymëzuarit prej tij, që nuk kanë qenë pak. Edhe një tjetër krahfortë na u palos e u plandos mu përpara syve; të fitosh bujshëm qenka edhe më e rëndë se të ndeshesh me kancerin.

Anekdota “me Armstrong” në Tiranën e 1969-s

Nata e paharruar e “hapit të vogël” në hënë të sjell ndërmend edhe një sërë teorish të çuditshme që lindën që të nesërmen. Sipas tyre ishim para një vënieje në skenë dhe se televizioni nuk transmetonte veçse video të parapërgatitura në studio. Për çudi gjëra të tilla nuk vinin nga Rusia, por nga Italia e kryesisht nga Franca, ku antiamerikanizmi ishte në kulmin e vet, i acaruar edhe nga problemet e atëhershme të rolit të Francës në gjirin e NATO-s dhe të bazave të kësaj të fundit në territorin francez. Në Shqipëri nuk pati zhbirilime komplotesh të tilla, madje suksesi u mirëprit. Që të nesërmen e dites kur Armstrongu la gjurmet e kepuces se tij në pluhurin hënor, në Tiranë nisi të qarkullonte një anekdotë të cilën brezi i atëhershëm e kujton edhe tani. Kur njërin prej atyre veteranëve me kasketa të lagjes e pyetën nese e kishte dëgjuar lajmin se njeriu kishte zbritur në hënë, ai iu përgjigj: Eh çfarë nuk është në gjendje të bëjë kjo Parti, more djalë…

Gregori, astronauti me origjinë nga Korça që mbajti flamurin shqiptar në Endeavour

Piloti Uilliam Gregori është një astronaut tjetër i hapësirës me origjinë shqiptare. Origjina e tij është nga Dardha e Korçës dhe ai e ka theksuar disa herë këtë origjinë. Uilliam Gregori ka lindur në Lokport (Lockport) të Nju Jorkut dhe ka mbaruar shkollën e mesme të Lokportit në vitin 1975. Pastaj ai u regjistrua në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (United States Air Force Academy), ku u diplomua si inxhinier shkencash në vitin 1979. Pas kësaj Uilliam Gregori shkoi në Columbia University në studime pasuniversitare, për të marrë gradën e mjeshtrit në inxhinierinë mekanike, të cilën e mori në vitin 1980. Midis viteve 1981 dhe 1986, Uilliam Gregori shërbeu si pilot i fluturimeve luftarake, duke fluturuar me modelet D dhe F të avionëve F-111. Midis viteve 1988 dhe 1990 Uilliam Gregori shërbeu si një test pilot në fluturimet e Edëards AFB të avionëve F-4, A-7D, dhe në të pesë modelet e avionëve F-15. Duke pasë fluturuar me 40 tipa avionësh dhe duke grumbulluar mbi 5 000 orë fluturime, Uilliam Gregori ka një rekord ende të pathyer në këtë fushë. Zgjedhur nga NASA në janar të vitit 1990, Uilliam Gregoru bë astronaut në korrik 1991. Ai fluturoi në hapësirë me Shuttle-67 nga 2 marsi 1995 kur u nis nga Qendra e Hapësirës Kenedi deri më 18 mars 1995 kur u ul në tokë. Aktualisht Uilliam Gregori shërben si Manaxher i Zhvillimit të Biznesit për Honeywell, në Feniks, Arizona. Ai është edhe lexues i rregullt i gazetës Iliria që botohet nga komuniteti shqiptar në SHBA. “Jam abonuar rreth 20 vjet më parë, kur ajo sapo kishte filluar të dilte. Kur isha me mision në hapësirë, në anije kishim një flamur shqiptar dhe gazetës Iliria i dhashë një kopje të asaj fotografie. Jam i gëzuar sa herë ndodhem mes shqiptaro-amerikanëve”

Shepard, kozmonauti shqiptar që shkoi në hënë

Shqiptaro-amerikani Alan Shepard, është astronauti shqiptar i cili në përbërje të ekipit amerikan, me anijen kozmike Apollo-14 ka shkelur në sipërfaqen e hënës duke qëndruar atje nga 30 janari deri më 9 shkurt 1971. Në arkivin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë ndodhet një foto e anijes kozmike Apollo-14 në sipërfaqen e hënës, ku mes kozmonautëve të tjerë është dhe shqiptaro- amerikani Shepard. Fotoja e nënshkruar nga vetë kozmonauti shqiptar, me shkrim dore e me një bojë të zezë, i është dhënë një diplomatit tonë në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara. Shepard u lind në East Dery më 18 nëntor 1923 në një familje emigrantësh shqiptarë. Kreu shkolla të njohura të pilotimit, shkeli me anijen kozmike në hënë më 1971 dhe është graduar Admiral nga shteti Amerikan. Ndërroi jetë më 21 korrik 1998.

Pilotë shqiptarë që kanë vdekur në aksidente jashtë vendit

1947 - Ibush Vokshi Ibush Vokshi, kosovari me banim në Qerret të Durrësit, është piloti i parë, pilot i yni, që është vrarë në dhe të huaj. Para se të merrte rrugën e shkollimit për pilot në Slloveni të ish-Jugosllavisë, në vitin 1942, Ibushi rreshtohet në formacionet partizane deri në çlirimin e vendit. Ishte në nga studentët për pilotë të dërguar pas çlirimit në Lubjanë të Sllovenisë,. Vitet e shkollimit ikin shpejt, e në ditën e fundit, ditën e fluturimit për provimin përfundimtar të diplomimit, ndodh tragjedia. Ishte vera e vitit 1947. Në periferi të Lubjanës u bë dhe varrimi i trupit të pilotit shqiptar, por ende eshtrat e tij ndodhen në tokë të huaj.

1951 - Qemal Mërtiri 12 tetori i vitit 1951 shënon humbjen në një aksident ajror në Novosimbirsk të ish-Bashkimit Sovjetik të pilotit Qemal Mërtiri, djaloshit 22-vjeçar nga Tragjasi i Vlorës. Qemali, i lindur në vitin 1929 në Vlorë, pas çlirimit, në mars të vitit 1945, fillon studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skenderbej” në Tiranë. Në mars të vitit 1948, shteti shqiptar e nisur në ish-Bashkimin Sovjetik, në shkollën e Aviacionit në periferi të Novosimbirskut. Në 12 tetor 1951 avioni i tij kaloi në një pozicion të vështirë, ra në turjelë apo shtogër (një figurë në fluturim, ku avioni bëhet i pakomandueshëm) dhe pësoi katastrofë ajrore në periferi të Novosimbirskut.

1958 – Islam Xhani Islam Xhani i lindur më 20 qershor të vitit 1939 në fshatin Kajcë të rrethit të Përmetit, pas Luftës filloi studimet në shkollën e mesme të përgjithshme ushtarake të kryeqytetit shqiptar. Më pas, zgjidhet ndër skënderbegasit që do të niseshin për studime jashtë vendit për pilot. Studimet ai i filloi në shkollën e Aviacionit “Shkallov”. Vdiq pa pritur më 18 korrik të vitit 1958, ditë në të cilën shkolla e aviacionit zhvilloi një shëtitje me të gjithë studentët në lumin Verona. Është varrosur pas dy ditësh, më 16 korrik 1958 në varrezat e qytetit të Borisogblegskut, rrethanat e vdekjes së tij, ende mbeten misterioze.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi