Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Superkupa në duart e Mbretërve (video) Empty Superkupa në duart e Mbretërve (video)

Thu 30 Aug 2012 - 13:36
Superkupa në duart e Mbretërve (video) Hh1Real Madridi është fitues i Superkupës së Spanjës, pasi pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka rezultuar më i fuqishëm se Barcelona. Takimi i parë i zhvilluar në Camp Nou përfundoi me rezultat 3-2 në favor të Barcës, ndërsa Reali e fitoi ndeshjen kthyese në Bernabeu me rezultat 2-1.
Fraksioni i parë i ndeshjes ishte në favor të ekipit vendas që dominoi me zhvillim të lojës dhe me aksione, ndërsa edhe rezultati ishte në favor të tyre.

Pas mbrojtjes së dobët të mysafirëve, Gonzalo Higuain pranoi një top të gjatë nga Pepe dhe e mposhti Valdesin nga afërsia për epërsinë e Los Blancos (11’).

Cristiano Ronaldo e zuri në gjumë mbrojtjen blaugrane duke ia rrëmbyer Piques topin me thembër, duke krijuar hapësirë për vete dhe duke e dërguar topin në portë (19’).

Edhe më keq për katalunasit u bë në minutën e 28-të, kur pas një ndërhyrjeje në Cristiano Ronaldon, Adriano u përjashtua me karton të kuq.

Gjatë zhvillimit të pjesës së parë, Mbretërit huqën shumë raste shënimi (sidomos Higuain ka mundur së paku të shënojë het-trik), ndërsa kah fundi i kësaj pjese disi u relaksuan, duke harruar se kush e bart numrin dhjetë te Barcelona.

Dhe ishte pikërisht Lionel Messi lojtari që lansoi një goditje nga gjuajtja e lirë, e cila përfundoi në rrjet (45’), duke e rihapur ndeshjen.

Përkundër inferioritetit numerik në fushë, Barca nuk dorëzohej në gjysmën e dytë, ndërsa një rast të qind për qindtë shënimi e pati Pedro, por Casillas reagoi për të mbrojtur gol të sigurt.

Duke qenë se rezultati 2-1 i favorizonte Los Blancos (falë golave në terren mysafir), futbollistët vendas nuk bënin presion sa duhej duke u dhënë mundësi mysafirëve që të shpresonin për të shënuar.

Higuain ka mundur të shuajë shpresat e Blaugranëve dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, por gjuajtja e tij goditi vetëm shtyllën.

Kah fundi i takimit pati raste nga të dyja anët, mirëpo rrjetat nuk u prekën.

Meqenëse deri në fund të takimit nuk pati gola të tjerë, Real Madridi shpallet fitues i Superkupës së Spanjës për vitin 2012, falë një goli më shumë të shënuar në terren mysafir. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi