Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

TemA TV/ Duart e përgjakura të Familjes Berisha në Gërdec (VIDEO) Empty TemA TV/ Duart e përgjakura të Familjes Berisha në Gërdec (VIDEO)

Sat 16 Mar 2013 - 0:55
TemA TV/ Duart e përgjakura të Familjes Berisha në Gërdec (VIDEO) Faksi-i-Aldo-Bum%C3%A7it-asokohe-minist%C3%ABr-i-Drejt%C3%ABsis%C3%AB-p%C3%ABr-Shk%C3%ABlzen-Berish%C3%ABnNga Mero Baze

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia e Gërdecit. Askush nuk e mendonte se pesë vite më vonë, fajtorët do të ishin të lirë, pronarët realë të pagjykuar dhe dënuar, dhe e vetmja viktimë reale përveç 26 të vdekurve do të ishte shteti ligjor.

Historia e fshehjes së këtij krimi ka nisur pak minuta pas tragjedisë në zyrën e kryeministrit Sali Berisha. I njoftuar për tragjedinë, ai ka nisur me kujdes fshehjen e provës së parë dhe më të rëndë kundër tij, praninë e baxhanakut të vet, tashmë si viktimë në këtë tragjedi. Komunikata e parë për shtyp e tij përmendte emrin e baxhanakut, por të ndryshuar, nga Muhamet Hoxha në Mehmet Hoxha. Në pamjen filmike të transmetuar publikisht dhe të lexuar me zërin e tij vërehet një pauzë para se të përmendë emrin dhe me qetësi e lexon Mehmet në vend të emrit Muhamet.



“Deri tani janë identifikuar emrat e 3 viktimave: Rajmonda Tudi, 40 vjeç, Mehmet Hoxha, 59 vjeç, Jetmir Kolloshi, 19 vjeç, ndërsa dy nga viktimat janë ende të paidentifikuara. 4 prej tyre janë gjendur në vendin e shpërthimit dhe një tjetër më tutje”.

Për gjithkënd që e shikon me vëmendje atë moment, kuptohet qartë se si hedh sytë mbi letër, heziton, i mban sytë mbërthyer mbi emrin e tij, prishet në fytyrë dhe pastaj e lexon Mehmet në vend të emrit Muhamet. Është vetëdija e njeriut që në atë moment vendosi të fshehë një krim. Për fshehjen e atij krimi ka bërë një betejë të gjatë pesëvjeçare. Është prishur me ish- kryeprokurorin, me ish- presidentin, me ish- kryetarin e KLD, me ish- deputetë dhe zyrtarë të lartë të PD-së, dhe po mbi atë kriter ka afruar në PD dhe në pushtet gjithë njerëzit që i shërbyen për ta fshehur atë krim.
TemA TV/ Duart e përgjakura të Familjes Berisha në Gërdec (VIDEO) Blloku-i-vizitave-n%C3%AB-zyr%C3%ABn-e-MediutPërpjekja e tij që në momentet e para të tragjedisë për ta devijuar të vërtetën larg tij dhe familjes se tij, ishte dhe mbeti linja politike qe po varros ketë të vërtetë.

Këtë “ngatërresë të qëllimshme emri” Berisha e përdori dhe dy ditë më pas në sallën e parlamentit të Shqipërisë. Edhe pse familja e tij ishte familjarizuar me tragjedinë, edhe pse gruaja e tij Liri Berisha dhe dy fëmijët e tij ishin në ceremoninë e varrimit të baxhanakut të tij, ai vazhdonte të sillej sikur nuk e njihte Muhametin. Nuk shkoi në ceremoninë e varrimit të tij dhe për ta theksuar më tej linjën e fshehjes së krimit, ia lexoi sërish emrin gabim në parlament edhe pse ndërkohë emri zyrtarisht ishte shqiptuar ndryshe.

Në këtë linjë u përpoq të përfshihej dhe gruaja e tij, por si çdo krim, as ky nuk ishte perfekt. Ajo nuk mund t’i fshihte dot gjurmët dhe detajet i shpëtojnë rrugës.

Liri Berisha bëri tentativën e parë për ta rrëfyer gabim këtë histori në gazetën Panorama një muaj pas tragjedisë.

Në një intervistë dhënë gazetës Panorama, në datën 15.04.2008, zonja Berisha thotë se ajo dhe i biri i saj nuk ia kishin treguar Sali Berishës faktin që ai kishte një baxhanak, që punonte në Gërdec dhe që ishte nga të vrarët mes viktimave.

Ja si e përshkruan ajo momentin kur është ndjerë keq që Berisha nuk dinte gjë për baxhanakun. “Problemi ishte se ai nuk pati rast ta takonte asnjëherë. Ata (motra me të shoqin), kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur. Saliu lexonte emrin aty dhe unë thosha: “E zeza, si nuk ia kemi thënë!” Ato kohë kishim trevjetorin e vdekjes së mamasë dhe kishim menduar që ta linim për më vonë prezantimin familjar me njerëzit e familjes. Isha unë ajo që ia caktova si detyrë tim biri t’ia shpjegonte situatën” (“Panorama”, 15 prill 2008).
TemA TV/ Duart e përgjakura të Familjes Berisha në Gërdec (VIDEO) Rrahman-Selmanllari-i-autorizuar-nga-kompania-SAC-p%C3%ABr-t%C3%AB-n%C3%ABnshkruar-me-MMShpjegimi i zonjës Berisha ka disa mangësi thelbësore. Mangësia e pare ka të bëjë me vetë imazhin e familjes Berisha dhe marrëdhëniet perfekte që ata kanë si çift. Çifti Berisha shquhet për raporte shumë të sinqerta me njëri-tjetrin dhe marrëdhënie shumë të mira. Në një raport të tillë familjar, që kurrsesi s’mund të besojmë se është hipokrit, nuk mund të ndodhë që zonja Berisha të mos i ketë folur asnjëherë burrit të saj për baxhanakun, i cili po punonte në një punë që e kishte rekomanduar djali i tyre.

Por hijet e dyshimit rriten më poshtë, kur zonja Liri Berisha tregon se si ka mësuar që kunati i saj po punonte në Gërdec. “Kur një ditë shkojmë në varreza te prindërit, e pyes motrën nëse i shoqi kishte filluar punë dhe ajo më tregoi se po punonte diku afër Marikajt. Kur e pyes se çfarë bën, ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh”. “Është i kënaqur me punën?” – e pyeta. “Jo dhe aq, mban ca arka, por do të rrijë veç pak, sa të gjejë një punë tjetër më të mirë”. Në kohën që vdiq, kishte marrë vetëm dy rroga”. (“Panorama”, 15 prill 2008).

Kjo deklaratë e zonjës Liri Berisha bie ndesh me deklaratat e motrës së saj, Vjollca Hoxha (Rama), e veja e Muhamet Hoxhës, vrarë në Gërdec. Zonja Hoxha, e cila duket se ka qenë në periferi të përfitimeve nga pushteti i kunatit të saj, e tregon ndryshe historinë. Në një intervistë në “Gazeta Shqiptare” më 15 qershor 2008, ajo thotë se burri i saj ishte kthyer në Shqipëri që në muajin nëntor, kurse ajo vetë që në fillim të vitit 2007, dhe jo siç thotë Liri Berisha, “ata (motra me të shoqin) kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur”. Vjollca Hoxha (Rama), motra e Liri Berishës, në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, rrëfen se ishte kthyer në Shqipëri në qershor të vitit 2007 për të vizituar familjarët, dhe se në Shqipëri e mbante një operacion që duhej të kryente, pasi kishte këputur meniskun. Më pas kishte ftuar dhe Muhametin të kthehej në Shqipëri, derisa të përfundonte operacioni (“Gazeta Shqiptare”, 15 qershor 2008).
TemA TV/ Duart e përgjakura të Familjes Berisha në Gërdec (VIDEO) Deklarata-e-sekretares-s%C3%AB-Bum%C3%A7it-p%C3%ABr-faksin-ndaj-Shk%C3%ABlzenitNga ana tjetër, të dy motrat nuk bien dakord për faktin se a kishin dijeni ato për punën që bënte i ndjeri Muhamet Hoxha. Vjollca tregon se nuk e dinte që bashkëshorti i saj punonte në një fabrikë demontimi të armëve: “Po si mendoni ju, që po ta kisha ditur, do lejoja që im shoq të punonte aty? Unë me të vërtetë s’jam e pasur, kam punuar si gjithë shqiptarët e tjerë nëpër Evropë, tri punë në ditë, nga kuzhiniere te pastruese, por nuk isha duke vdekur nga uria që të lejoja që im shoq të punonte aty, në mes të rrezikut”, – thotë gjatë intervistës së saj Vjollca Hoxha (Rama), (“Gazeta Shqiptare”, 15 qershor 2008).

Ndryshe nga kjo, zonja Liri Berisha në intervistën e saj thotë: “Kur e pyes (motrën) se çfarë bën (burri), ajo mu përgjigj: “Mban ca arka municionesh”.” (Gazeta “Panorama”, 15 prill 208). Këto lajthitje të zonjës Berisha në intervistën e saj publike për Gërdecin dëshmojnë se ajo, ose nuk është e sinqertë me opinionin publik, ose nuk ka qenë e sinqertë me motrën e saj dhe bashkëshortin e saj, Sali Berisha.

Motra e saj provon se ka qenë me burrin në Shqipëri prej vitit 2007 dhe se nuk e ka ditur se burri i saj punonte mbajtës arkash municionesh. Dëshmitë rreth Gërdecit dhe hetimet e bëra nga prokuroria provojnë në të vërtetë që Muhamet Hoxha nuk mbante arka, por numëronte arka dhe ishte një lloj përgjegjësi në këtë punë.

Ndërkohë që Berisha gënjente publikisht për emrin e baxhanakut të tij, duke shpresuar se shqiptaret nuk do ta mësonin këtë të vërtetë, i biri i tij Shkëlzen Berisha fliste në telefon me Mihal Delijorgjin. Tabulati i zbardhur prej Prokurorisë provon se Shkëlzen Berisha ka folur në orën 12:48 minuta në telefon me Mihal Delijorgjin. Biles nëse i hedh një sy tabulateve të Mihal Delijorgjit, shikon se njerëzit më të afërt me të cilët ai ka ndarë shqetësimin për tragjedinë që ndodhi në tridhjetë minutat e para janë gruaja e tij, kunati, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta.


TemA TV/ Duart e përgjakura të Familjes Berisha në Gërdec (VIDEO) Tabulatet-e-telefonatave-v%C3%ABrtetojn%C3%AB-lidhjen-Delijorgji-Shk%C3%ABlzen-BerishaTabulati i bisedës Shkëlzen Berisha – Delijorgji

Shkëlzen Berisha mohoi në fillim se ka pasur telefonata apo njohje me Delijorgjin, por pas publikimit të tabulatit nuk bëri më komente. Më e pistë është historia e bisedave dhe sms-ve të Ilir Metës me Mihal Delijorgjin. Siç shihni nga tabulati ata kanë folur 4 herë prej orës 1 deri në orën 4 mbasdite, kohë kur Delijorgji u arrestua. Pasi çështja u bë e rëndë dhe mori përmasa politike, Ilir Meta ka qene i shqetësuar se mos prokuroria ka kapur këtë bisede. Nga një përgjim telefoni i Delijorgjit me gruan e tij, flitet gjerësisht për ketë shqetësim. Gruaja i thotë Delijorgjit se Monika i ka shkuar në shtëpi dhe e ka pyetur nëse Mihali i ka fshirë mesazhet e Ilirit dhe Mihali e siguron se i ka fshirë. Duke ia përshkruar gruas së tij mesazhin, ai thotë se Ilir Meta i ka thënë ‘më ke pranë si vëlla ne çdo rast’.

Pra siç shihet në orët e para të tragjedisë kemi pasur një përfshirje direkt të familjes së kryeministrit për të fshehur rrethanat që lidhnin ata me këtë histori. I biri ka folur gjatë me pronarin formal të fabrikës, Delijorgjin, babai ka fshehur vdekjen e baxhanakut, që punonte për llogari të të birit, e shoqja ka qetësuar motrën për vdekjen dhe i ka shkuar në varrim. Dhe qysh nga ai moment kanë vendosur të varrosin bashkë me 26 të vdekur dhe këtë krim si shenjë për vdekjen e drejtësisë në këtë vend.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi