Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

TemA TV/ 100 arsyet se përse shqiptarët s`duhet ta votojnë Berishën (VIDEO) Empty TemA TV/ 100 arsyet se përse shqiptarët s`duhet ta votojnë Berishën (VIDEO)

Sat 16 Mar 2013 - 0:22
TemA TV/ 100 arsyet se përse shqiptarët s`duhet ta votojnë Berishën (VIDEO) TahiriDuke filluar nga sot Partia Socialiste do të paraqesë të gjitha ato që ajo i cilëson si skandale korruptive të qeverisë deri në përfundim të 100 ditëve të mandatit të saj.

Deputeti i PS-së Sajmir Tahiri është shprehur në një konferencë për shtyp se PS-ja do të japë këto ditë 100 arsyet se përse shqiptarët nuk duhet ta votojnë Sali Berishën në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Sot shënohen 100 ditët e fundit të qeverisjes së Sali Berishës. Pas 8 vjetësh të mbarsura me varfërim, papunësi, rritje çmimesh, dështime, mashtrime e krime që shkojnë nga vjedhjet, abuzimet, korrupsioni e vrasja e qytetarëve të pafajshëm, Sali Berishës i kanë ngelur edhe 100 ditë në pushtet.

Pas 8 vitesh qeverisje, Shqipëria është më e varfër, më e pasigurt, më e përçarë. Qytetarët janë më të papunë ndërkohë që shteti nuk garanton dot shërbimet bazë. 100 ditë janë pak për të denoncuar skandalet e 8 vjetëve qeverisje nga Saliu, por duke filluar që sot, ne do t’u japim shqiptarëve 100 arsye, çdo ditë nga 1, për të mos votuar qeverinë e Sali Berishës.

Arsye që ata i dinë, i shohin, i dëgjojnë dhe i vuajnë çdo ditë, por që janë të gjitha arsye përse në 23 qershor duhet të ndahemi menjëherë nga modeli i rrënimit ekonomik, nga pasiguria publike, nga korrupsioni dhe keqqeverisja dhe për të votuar programin e PS për rilindje shqiptare,” tha Tahiri.

Ndërsa ka rikujtuar edhe njëherë se sot shënohet 5-vjetorit i Gërdecit, Tahiri ka theksuar se kjo tragjedi është edhe një arsye që përse qeveria e Berishës duhet të largohet në 23 qershor.

“Qeveria e Sali Berishës, për një rastësi fatkeqe, mbush 100 ditët e saj të fundit, në 5 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit.

Dhe 100 arsyet për të mos votuar Saliun fillojnë me Gërdecin, këtë tragjedi që vështirë së do të shlyhet ndonjëherë nga kujtesa e shqiptarëve. Plot 5 vjet më parë, në 15 Mars 2008, shpërthyen në Gërdec, vetëm 13 kilometra nga kryeqyteti shqiptar plot 400 tonë municione. U vranë 26 shqiptarë, mes të cilëve burra, gra dhe fëmijë që shfrytëzoheshin në të ashtuquajturën fabrikë demontimi. 300 të tjerë u plagosën, qindra shtëpi e biznese u shkatërruar.

Tragjedia e Gërdecit sot ka mbetur pa autor. Fajtorët e vërtetë janë të lirë. Njëri është ende Ministër me 26 të vdekur në kurriz, ndërkohë që tjetri vazhdon të kapardiset rrugëve të Tiranës me titullin “djali i Kryeministrit”, bashkë me bizneset e veta.

Kryeministri që di çdo thashethem që qarkullon rrugëve të Tiranës, që nuk ka skrupull të hyjë në çdo skutë të shtëpive tona, nuk dinte se nga shtëpia e tij, kishte baxhanakun që mbante inventarin e armëve që mblidheshin në Gërdec për demontim.

Sot pas 5 vjetësh, fajtorët e vërtetë për tragjedinë e Gërdecit janë të lirë, ndërkohë që ekzekutorët, kanë marrë “dënime përkëdhelëse” nga gjykata. Nga e njëjta gjykatë që ndaj deputetëve të opozitës është treguar e zellshme me dënime, ndërsa ministrat dhe fëmijët e Kryeministrit, nuk ka as guximin t’i vër para drejtësisë.

Tragjedia e Gërdecit është vetëm 1 nga arsyet pse kjo qeveri duhet të mbarojë mandatin e saj në 23 qershor.

Ndërkohë që po kjo çështje, bashkë me autorët e saj, për ne mbetet një çështje e hapur, dhe për të cilën do angazhohemi se do bëjmë gjithçka është e mundur që duke filluar nga ideatorët, djali kryeministrit më i pari, të ekzekutorët, ministri Mediu në krye të listës, të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari”.

Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

TemA TV/ 100 arsyet se përse shqiptarët s`duhet ta votojnë Berishën (VIDEO) Empty Re: TemA TV/ 100 arsyet se përse shqiptarët s`duhet ta votojnë Berishën (VIDEO)

Sat 16 Mar 2013 - 0:25
o lesh jeni dhe ju
se mjaft beri zullum ne 1997
por gjemb ne kembe si hyri ketij krimineli me emrin sali berishe
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi