Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

TemA TV/ Spahiu: Opozita të braktisë Kuvendin. PD-në do e kthejmë parti të 4-t, me Berishën në burg  Empty TemA TV/ Spahiu: Opozita të braktisë Kuvendin. PD-në do e kthejmë parti të 4-t, me Berishën në burg

Sun 17 Mar 2013 - 1:01
TemA TV/ Spahiu: Opozita të braktisë Kuvendin. PD-në do e kthejmë parti të 4-t, me Berishën në burg  AK-LUSHNJE-2

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një miting në sheshin qendror të qytetit të Lushnjës. Qindra protestues kanë kërkuar largimin e Berisha nga posti i kryeministrit para zgjedhjeve të 23 qershorit. Protesta antiqeveritare në Lushnje u zhvillua në kuadrin e mitingjeve për rrëzimin e kryeministrit dhe fillimin e një vale mitingjesh në Tiranë nën moton për një “7 Prill pa Berishën”.

Përpara qindra mbështetësve kuqezi, Kreshnik Spahiu bëri thirrje për shpërndarjen e Kuvendit dhe dorëheqjen e qeverisë.

“Në prag të kësaj pranvere shqiptare i bëjmë thirrje të gjithë satelitëve dhe partive të tjera në koalicionin e tradhtarëve të tërhiqen nga koalicioni dhe qeveria për ta lënë vetëm Partinë Demokratike dhe për të detyruar shpërndarjen e Kuvendit. Partitë aleate të shtetasit Berisha duhet të largohen për të mos marrë njollën e turpit në histori. Aleanca Kuq e Zi i apelon edhe opozitës shqiptare të largohet dhe bojkotojë parlamentin, i cili nuk përfaqëson më interesat e popullit. Ne i bëjmë thirrje shtetasit Berisha DORËZOHU se së shpejti do rrethohesh nga 1 milion kuqezi për të mos lejuar që të largohesh as si tradhtar dhe as si pushtues, por si një i pandehur që duhet të përgjigjesh përjetë në burg mbi krimet që ke kryer. Lushnja do ta pres ashtu siç i ka “hije” diktatorëve, duke marshuar në Tiranë për një “7 Prill pa Berishën” pasi atë ditë nis beteja jonë për çlirimin e Shqipërisë nga okupatori më i egër i shekullit të fundit. Lushnja nuk mund ta mbajë këtë barrë të rëndë të turpit dhe krimit që nga hambari i Shqipërisë u shndërrua në hambarin e kanabisit dhe varfërisë.

Aleanca Kuq e Zi është e vetmja forcë patriotike, e cila duhet mbështetur në Lushnje si e vetmja alternativë që programin e saj të zhvillimit e ka të bazuar në nacionalizmin ekonomik. Lushnja e ka lidhur të ardhmen dhe ekonominë me tokën dhe pasuritë e saj dhe vetëm një lëvizje kuqezi e cila ka atdheun dhe tokën si flamur dhe busull orientimi.

Vetë Aleanca Kuq e Zi mund të jenë shpëtimi i një të ardhme ndryshe. Lushnja do të jetë qyteti që do të godasë PD duke kthyer atë një forcë të katërt politike për të mbështetur jo më të keqen më të vogël socialiste apo demokrate, por alternativën më të mirë kuqezi. Që ne të mund të votojmë të lirë duhet të largojmë në këtë pranverë kasapin e votës së lirë shtetasin Berisha. Ejani më 7 prill në Bulevardin e Dëshmorëve kuqezi për të nisur çlirimin e Shqipërisë”, tha Spahiu.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi