Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Topalli: Topi nuk ka parti, Spahiu është idiot Empty Topalli: Topi nuk ka parti, Spahiu është idiot

Fri 5 Apr 2013 - 20:22
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, flet pak ditë pas largimit të Ilir Metës nga qeveria. Në një intervistë për “Top Story” të gazetarit Sokol Balla në Top Channel, ajo deklaron se PD-ja e zbatoi marrëveshjen, ndërkohë që i kërkoi Metës të mos infektohet nga Rama për të votuar tri ligjet. Topalli përjashton mundësinë e një koalicioni me FRD-në, ndërsa Kreshnik Spahiun e quan një sharlatan, idiot.
Qeveria e riformatuar pas ikjes së LSI kaloi votëbesimin. U ndie një lloj entuziazmi, i juaji dhe deputetëve të tjerë. Përse ky entuziazëm kaq i madh, duke ditur që nuk rrezikoheshin?
Ishim shumë të kënaqur, ndiheshim mirë me emrat e rinj të paraqitur nga Kryeministri i vendit, katër emra të respektuar, secili në profesionin e tij, njerëz me integritet të lartë, të njohur si njerëz profesionistë. Kjo vlen për ministrin e Shëndetësisë, për ministrin e Kulturës, një personalitet, ish-i burgosur politik, me një njerzillëk shumë fisnik. Deputetët vlerësonin shumë ministrin e ri të Ekonomisë, i cili është njohës shumë i mirë i çështjeve ekonomike, një tirans me emër shumë të mirë. Natyrisht edhe Bumçi në Ministrinë e Jashtme, i cili ka qenë ministër më parë. Ishte një votëbesim i shkëlqyer, e ndjemë veten shumë më optimistë për të shkuar në zgjedhjet e 23 qershorit për një mandat të ri.
Megjithatë, ky votëbesim u arrit nga tri vota ish-socialiste, Islami, Dogjani dhe Kadeli?
Janë tre socialistë me kontribut të jashtëzakonshëm në PS, që prej themelimit të kësaj partie. Ata janë njerëz që janë dëbuar nga radhët e asaj partie. Janë emrat që Rama i përjashtoi nga lista, pasi kërkon t’i zëvendësojë me 99-shat e tij. Unë i kuptoj absolutisht shumë mirë ata anëtarë të PS apo ata që kanë besuar e kontribuar në këtë parti, por kjo nuk është çështja ime. Ajo që Kryeministri Berisha premtoi dhe tha sot me të drejtë, është që këta kanë qenë në minorancë, janë ende dhe kështu do të mbeten përsëri. Për të gjithë ata që mendonin se do të shpërndanin qeverinë, kalimin në një qeveri teknike, sot edhe një herë në sallën e Parlamentit, ashtu siç e premtuan në respekt të Kushtetutës, nuk shkuam në qeveri teknike, as mocion e asgjë tjetër. Ky është një premtim i ri i pambajtur nga Rama.
A mendoni se maxhoranca, tani që Meta iku, pagoi për 21 janarin një faturë që nuk ishte e juaja?
Sigurisht që nuk ishte e jona, sigurisht. Për sa i takon aleancës, ne respektuam marrëveshjen deri në ikjen e zotit Meta. Në qoftë se kthehemi në fillim të 2009-s, ne zbatuam vullnetin e shqiptarëve, që thanë Berisha Kryeministër i vendit, por nuk do të udhëheqë vendin. Të pëlqen apo jo, do të respektosh vullnetin e çdo qytetari që hedh votë. Si e pritët largimin e LSI-së, aritmetika tani ndryshon. Edhe vetë Patozi thoshte ne kemi ftesa të hapura. U duk se u kapët pak në befasi? Jo në fakt. Zoti Berisha edhe këtu i qëndroi fjalës, që çdo forcë politike është e lirë të bëjë zgjedhjet e veta. Unë kam optimizëm shumë të madh, mos më shiko vetëm mua, por shoh një energji edhe më pozitive e optimizëm më të madh, ditën e mandatit të ardhshëm, e këtë e ndiej në çdo qelizë e nuk flas më.
Keni në Komision të jashtëm një rezolutë për çështjen çame të propozuar nga PDIU. Do miratohet brenda kësaj legjislature?
Ne kemi bashkëpunuar shumë mirë me partinë e çam ë v e . Mandatin e kaluar bashkëpunuam shumë mirë me PBDNJ dhe parti të tjera të djathta. Jemi në koalicion me LZHK, është zgjeruar koalicioni ynë.
Idrizi e nënvizoi dje se nuk merr pjesë në riformatimin e qeverisë dhe këmbëngul te rezoluta. Ai kërkoi që PD-ja ta votojë draftin që të vendosë për koalicionet...
Çështja çame është ngritur nga Presidenti Berisha kur u zgjodh për herë të parë, madje që kur ka qenë në opozitë.
Do ta votoni?
Këtë nuk e di, nuk e them dot këtu. Është një çështje që nuk mund të lihet në heshtje. Jemi në vitin 2013 dhe të gjitha këto do t’i bashkëbisedojmë me aleatët tanë. Do bashkëpunojmë me ata edhe në mandatin e ardhshëm.
N u k kishit nevojë ta takonit Fylen kur erdhi në Tiranë?
Unë nuk e kam takuar, por ai kur takon Ramën ose ndonjë të afërt të tij, jam i sigurt se ai kërkon që të votojë 3 ligjet që kanë bllokuar statusin. Fyle takoi homologen e tij, Majlinda Bregu, i shkoi në zyrë. Do të doja që ta takonte më shpesh Ramën që të votonte tri ligjet. Uroj që Meta të mos infektohet nga virusi antieuropian i Ramës, por të imponohet në koalicionin e ri, së pari që të bëjnë një program; uroj që t’i thotë hiq dorë nga ideja e çmendur e rritjes së taksave se shkatërron vende pune. Ne kemi nevojë për vende të reja pune. Uroj që Meta t’i imponohet Ramës të votojë tri ligjet dhe së katërti, uroj dhe besoj se Meta do t’i thotë Ramës që të pranojë rezultatin në zgjedhjet e 23 qershorit.
E mendoni ndonjëherë humbjen?
Nuk e mendoj fare, jam shumë konfidente se jo vetëm do të fitojmë mandatin tjetër dhe jo vetëm se opozita është aty ku është, por e bazoj në bilancin dhe punën e mirë që është bërë, në ndryshimet që janë bërë.
Topi ka deklaruar se pas zgjedhjeve do të ishte i hapur për një koalicion me PD, por pa Berishën. Sa shanse ka realisht që PD të bëjë koalicion me FRD?
Zero, nuk ekziston, nuk ka parti. S’ka faj, e ka bërë President, e urren. E vetmja keqardhje që në fakt nuk është hiç fare, t’i thuash vetes i djathtë dhe të votosh kreun e PS-së… E di si është puna? Edhe ata që janë ateistë thonë ‘ta çon Zoti’. Të vetmit njeri që ia çoi Zoti, me të vetmen votë, me të vetmen kuti në atë qendër ishte vota e tij. Ta çon Zoti kur je mosmirënjohës. Ia çon Zoti edhe babait të deputetit tjetër, që për tetë vite tha shpifje të pandalshme ndaj Kryeministrit. Pastaj të del babai që ka bërë kontrabandë, të del mamaja që ka 70 mijë euro vjedhje dhe nuk paguan taksat.
Keni një mesazh për AK-në para protestës së saj?
Nëse ke këtë hall, hall tjetër mos paç. Sa për sharlatanin e AK-së, kam fiksuar një moment kur kishte shkuar në Jug, ishte ngjitur në një stol se është edhe i vogël, kishte marrë dylbi dhe shikonte përtej Greqisë. Nacionalist, patriot, idiot, sharlatan.

(Me gjeresisht lexoni sot ne Panorama)
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Topalli: Topi nuk ka parti, Spahiu është idiot Empty Re: Topalli: Topi nuk ka parti, Spahiu është idiot

Fri 5 Apr 2013 - 20:42
Message reputation : 100% (1 vote)
kjo Jozefina me duket turpi i SHkodres
gjithcka mund te jete ,,por femer jo ..
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Topalli: Topi nuk ka parti, Spahiu është idiot Empty Re: Topalli: Topi nuk ka parti, Spahiu është idiot

Sat 6 Apr 2013 - 17:40
Tironci shkruajti:kjo Jozefina me duket turpi i SHkodres
gjithcka mund te jete ,,por femer jo ..

Vetem turpi i Shkodres o vella, ajo eshte ta hane qente e ta vjellin nga poshtersia qe mban...
Sponsored content

Topalli: Topi nuk ka parti, Spahiu është idiot Empty Re: Topalli: Topi nuk ka parti, Spahiu është idiot

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi