Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Topi në Vlorë: Kryeministri, kalë Troje në demokracinë shqiptare,ky është fundi i tij. Empty Topi në Vlorë: Kryeministri, kalë Troje në demokracinë shqiptare,ky është fundi i tij.

Sat 16 Mar 2013 - 17:12
Message reputation : 100% (1 vote)
Topi në Vlorë: Kryeministri, kalë Troje në demokracinë shqiptare,ky është fundi i tij. FRD-300x225Vijon politika kritikuese e FRD-së ndaj kryeministrit shqiptar Sali Berisha.
Kështu kryetari i partisë së re politike FRD, nuk ka rezervuar fjalët nda Berishës duke u shprehur: “Kryeministri, kalë Troje në demokracinë shqiptare,ky është fundi i tij” dhe duke shtuar se: “Bregdetasit mbrojtës të flaktë të trojeve të të parëve duke ndalur zaptimin e të babëziturve të pushtetit”

Ndër të tjerash ai pretoi se: “Tvsh është kthyer në një bunker të kryeministrit dhe kryetares së kuvendit”
Drejtues të lartë të FRD-së u takuan sot me qytetarë të Vlorës në sallën e Teatrit “Petro Marko”. Bashkëbisedimi u bë në kuadër të prezantimit të programit politik të kësaj force,në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Kryetari i FRD-së Bamir Topi përshëndeti banorët e qytetit bregdetar që sipas tij kanë treguar dinjitet e personalitet te spikatur në historinë shqiptare. Z.Topi akuzoi nga Vlora PD,PS dhe klanet mediatike të tyre që në analizat politike për zgjedhjet parashikojnë 2013 duke u bazuar në situatën e 2009. Kjo tha z. Topi do të thotë se ata nuk marrin në konsideratë lindjen e partive të reja me qëllim që të saldojnë bipolarizmin. Duke akuzuar qeverinë dhe njeriun që e drejton atë z. Topi u shpreh se kryeministrit i mungon sinqeriteti, kurajo për të dhënë llogari për premtimet e pambajtura, për abuzimet me taksat si dhe për nivelin e lartë të korrupsionit,ai kërkon të frikësojë njerëzit e thjeshtë për ti bërë pjesë e një partie politke, duke u shndërruar në një kalë troje në demokracinë shqiptare. Ky degradim i tij është edhe fundi i tij tha kryetari i FRD-së Bamir Topi. Duke u ndalur në situatën aktuale për shkak të rreshjeve të vazhdueshme,ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhimin e situatës sidomos në Shkodër,zona të tëra të së cilës janë nën pushtetin e ujit. FRD ka paraqitur një program ambicioz, profesional dhe afat gjatë, më pas është në të drejtën e qytetarëve të zgjedhin. Duke u ndalur në çështjen e pronësisë z. Topi vlerësoi bregdetasit si mbrojtës të flaktë të trojeve të të parëve duke ndalur zaptimin e të babëziturve të pushtetit.
Edhe nga Vlora kryetari i FRD-së akuzoi TVSH-në se është shndërruar në një instrument bunker në duart e kryeministrit dhe kryetares së kuvendit.Z.Topi u tha vlonjatëve se është moment për të vepruar tani,duke u bërë thirrje të ndërgjegjësohen në 23 qershor. Qytetari me ndërgjegje tha ai, nuk ankohet për vepron duke parë 23 qershorin si një moment të rënëishëm për kthimin e besimit të institucionet dhe shteti.
Ndërsa nënkryetari i FRD-së Daut Gumeni tha se në spektrin politik shqiptar kemi dy të majta të sëmura , PD dhe PS që kanë zënë të gjithë fushën e Politikës. Të djathtët,sipas tij janë të papërfaqësuar ndaj bëri thirrje z. Gumeni më 23 qershor zgjidhni zërin e të djathtës së natyrshme, që është zëri i FRD-së.
Edlira Gjoni,sekretare për marrëdhëniet me publikun në FRD tha se kjo parti është alternativa më e mirë për vlonjatet dhe vjen me ide të qarta dhe konkrete për ekonominë, arsimin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Takimin e përshëndetën edhe Nuredin Aliaj, koordinator i FRD-së në Vlorë, Arta Çeloaliaj, përfaqësuese e gruas dhe Ledja Nanaj të cilët bënë u zotuan për fitoren e FRD-së në 23 qershor në Vlorë./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi