Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vlorë, festohet 99-vjetori i shpalljes së Pavaresisë, merr pjesë dhe Presidenti Topi Empty Vlorë, festohet 99-vjetori i shpalljes së Pavaresisë, merr pjesë dhe Presidenti Topi

Mon 28 Nov 2011 - 16:51
Vlorë, festohet 99-vjetori i shpalljes së Pavaresisë, merr pjesë dhe Presidenti Topi 48434_3VLORE- Sot në qytetin e Vlorës u zhvilluan ceremonitë e festimit të 99 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, përfaqësues të forcave politike, të komuniteteve fetare, deputetë, drejtues të institucioneve vendore, të ftuar nga Kosova etj.
Në fillim të ceremonisë u zhvilluan homazhe në varrin e Kryeministrit të Qeverisë së Pavarësisë, Ismail Qemali, që ndodhet në Lulishten e Flamurit, ku Presidenti Topi vendosi një kurorë me lule.
Më pas, në Sheshin e Flamurit u zhvillua mitingu, ku ishin të pranishëm mijra qytetarë vlonjatë dhe nga rrethe të tjera të vendit, nga Kosova e Maqedonia. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, u ndal në dimensionet e kësaj ngjarjeje të shënuar duke theksuar se "shpallja e Pavarësisë Kombëtare erdhi si një domosdoshmëri historike, rrjedhojë e proceseve kombëtare, rajonale e më gjerë, si një konkretizim i ëndrrës shekullore të shqiptarëve". "Burrat e mëdhenj të kombit vlerësuan me mençuri rrethanat dhe zhvillimet që po përjetonte Shqipëria, kuptuan raportin e Perandorisë Osmane me fqinjët e fuqitë e mëdha, perspektivën e saj dhe duke ia bashkangjitur këto luftës dhe përpjekjeve të shqiptarëve për mëvetësi, ndërmorrën atë hap përcaktues për të ardhmen e vendit", theksoi Gjika. Ai tha se, prej ditës së sotme, në qytetin e Vlorës nis programi i madh i 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, duk theksuar se ai është programi i ruajtjes dhe vazhdimësisë së vlerave, programi i unitetit kombëtar dhe duke ftuar të bëhen pjesë e tij të gjithë shqiptarët e mbarë Shqipërisë, Kosovës, Çamërisë, diasporës, intelektualë, artistë, shkencëtarë, qytetarë të thjeshtë, ata që, sipas tij, aspirojnë të jenë kontribues në këtë jubile madhështor, kudo ku ata janë, kudo ku jetojnë e punojnë.
Nga ana e tij, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, theksoi mes të tjerash se "të gjithë duhet ta dinë dhe të jenë të ndërgjegjshëm se, Pavarësia e Shqipërisë në ato rrethana historike, u realizua nëpërmjet luftrave dhe përpjekjeve të mëdha e të gjithanshme, por ajo u realizua sidomos nga idealizmi, nga toleranca, nga dashuria dhe vetmohimi për këtë truall". "Rilindasit, luftëtarët, burrat dhe gratë shqiptare që ju bënë krah Ismail Qemalit për të shpallur Shqipërinë të pavarur dhe për ta mbrojtur atë, mbeten shembuj të gjallë të vlerave patriotike, intelektuale, morale dhe politike, sepse ata besuan dhe zbatuan moton Shqipëria është mbi gjithçka", theksoi Presidenti i Republikës. Sipas tij, "ata sakrifikuan shumë, por mbi të gjitha, për idenë e madhe dhe të shenjtë të një Shqipërie të lirë, të pavarur e të denjë për të qëndruar në krah të shteteve të tjera evropiane". Në vijim të fjalës së tij, kreu i shtetit evidentoi se, "përpjekja dhe qëndresa e shqiptarëve ishte e gjatë, dëshira e tyre për liri, demokraci e përparim mbeti gjithmonë e fortë". Sipas tij, "projekti që nisi në 28 nëntor të vitit 1912 u pasua gati nje shekull më vonë në 17 shkurtin e vitit 2008, me pavarësinë e Kosovës". "Tashmë dy shtete shqiptare sovrane e demokratike, janë shndërruar denjësisht në faktorë paqeje dhe qëndrueshmërie në rajon e më gjerë, duke ju afruar 100 vjetorit të Pavërësisë me arritje të qarta për çështjen kombëtare, në proceset integruese dhe në standardet demokratike", shtoi më tej zoti Topi.
Duke u ndalur në argumentin se, mesazhi i kësaj dite është dhe do të mbetet gjithmonë aktual, ai veçoi se, "të gjithë ne, pa përjashtim, brezat e rinj, fëmijët tanë, nxënësit e studentët, duhet të edukohen intelektualisht me parime të drejta historike, të çliruar nga shtrembërimet apo interesat e çastit, sepse historia gjithmonë konfirmohet si një mësim i pandryshueshëm dhe i gdhëndur përjetësisht në kujtesën dhe në ndërgjegjen e një kombi". Më tej, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe të ftuarit e tjerë zhvilluan një vizitë në familjen e zotit Luftim Mezini, nip i patriotit Abaz Mezini, një nga emrat më të njohur në Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare në Vlorë.
Ceremonitë pasuan me një vizitë në Muzeun e Shpalljes së Pavarësisë në Skelë, që ka qenë edhe selia e Qeverisë së Pavarësisë, ku një vit më pas në 28 nëntor të vitit 1913, u festua njëvjetori i kësaj ngjarjeje madhore në historinë e Shqipërisë, që është fiksuar nga fotografi i njohur shkodran Marubi.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi