Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

100-vjetori i pavarësisë së Elbasanit Empty 100-vjetori i pavarësisë së Elbasanit

Sun 25 Nov 2012 - 13:19
Një ditë pasi u përkujtuan firmëtarët e deklaratës së pavarësisë në Berat, kryeministri Berisha dhe zonja e tij ndaluan në qytetin e Elbasanit, i shndërruar të dielën në kryeqendrën e kremtimeve të 100-vjetorit të pavarësisë.
100-vjetori i pavarësisë së Elbasanit Efs8qa
Një shekull pasi Elbasani ngriti i pari flamurin shqiptar, në datën 25 nëntor 1912, kryeministri Berisha uroi 100-vjetorin për qytetin e konsideruar prej tij si “kryeqendrër të shqiptarizmit” dhe për të gjitha trojet shqiptare.

Në fjalimin e tij, Berisha ngriti njëkohësisht peshë figurën e rilindasve dhe firmëtarëve elbasanas të deklaratës, midis të cilëve Aqif Pashës.

Nga ana e tij, kryebashkiaku socialist Qazim Sejdini, ndërsa i uroi mirëseardhjen kryemistrit, theksoi se “Elbasani nuk ka marrë ende vendin që i takon në histori, si qyteti i parë që valëviti “flamurin e lirisë””.

Në takimin e Elbasanit, Berisha dhe Sejdini inaguruan vendosjen në qytet të monumentit të Lef Nosit, elbasanasit që luajti një rol vendimtar në pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, përpara se të merrte rolin e ministrit të Postës dhe Telegrafeve në Qeverinë e Vlorës.

Aktiv në publicistikë gjatë viteve 1920-30, pas vendimit për t’u tërhequr nga politika, Nosi u pushkatua në vitin 1946 nga regjimi komunist, së bashku me Anton Harapin dhe ish-kryeministrit Maliq bej Bushatin, për shkak të mbështetjes së forcave të Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore./Tch
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

100-vjetori i pavarësisë së Elbasanit Empty Re: 100-vjetori i pavarësisë së Elbasanit

Sun 25 Nov 2012 - 17:56
Një shekull pasi Elbasani ngriti i pari flamurin shqiptar, në datën 25 nëntor 1912, kryeministri Berisha uroi 100-vjetorin për qytetin e konsideruar prej tij si “kryeqendrër të shqiptarizmit” dhe për të gjitha trojet shqiptare.

Ndaj mban emerin turk "Elbasan", sepse eshte "kryeqendra e shqiptarizmit"?!

Mos u tall o "Sali Berisha", por shiko e SHQIPERO emrat e fjalet SHQIP!

"Elbasan"!!!

Perpara se te vendosej emertimi turk ka qene qyteti "Valma", prej valeve te lumit shkumbin...
Pse t'i zhdukim gjurmet e lashta shqiptare?!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi