Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

101-vjetori i pavarësisë, festë e vakët në kryeqytet Empty 101-vjetori i pavarësisë, festë e vakët në kryeqytet

Thu 28 Nov 2013 - 19:52
Krejt ndryshe nga një vit më parë e ka gjetur ky 28 nëntor kryeqytetin shqiptar. Dekori ka qenë më i paket se ai i vendosur për 100-vjetorin e pavarësisë, aktivitet festive po ashtu dhe shumë pak njerëz kishin dalë enkas për festë. Duke iu kënaqur motit me diell dhe 4 ditëve pushim për shkak të festave dhe fundjavës, banoret e Tiranës tregojnë se 28 nëntorin e kanë nisur me shëtitje dhe qëndrime në baret e kryeqytetit. Pavarësisht axhendës së ngjeshur të pushtetit lokal për 28 nëntorin, atmosfera e festës së pavarësisë në kryeqytet ishte e vaket.

Përgjatë bulevardit kryesor ishin ngritur ekspozita me figura të patrioteve të shquar, grupe artistesh performonin valle të krahinave të ndryshme, ndërsa interesi i qytetarëve ishte i pakët. Ndërsa monumentet kushtuar pavarësisë dhe ngritur enkas në Tiranë për të kujtuar 28 nëntorin e 1912 ishin lenë në harresë.

Ndërsa politika edhe këtë përvjetor ka festuar e ndarë. Ndryshe nga mazhoranca që festoi në Vlorë, opozita ka qëndruar në Tiranë ku ka festuar edhe ditën e çlirimit. Demokratët kanë bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve, duke shprehur urime dhe për integrimin e vendit. Sipas axhendës së bashkisë, festimet e 28 nëntorit do të vijojnë deri në orët e mbrëmjes. /V+/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi