Je vetëm, nuk është fundi i botës
Sun 20 Nov 2011 - 1:49
Ngado që kthehesh duket se të gjithë që janë përreth jush janë në lidhje dhe të shkojnë në nerva me “lumturinë” që dashuria u ofron atyre? Më nuk me kë të shkosh në kafe pasi që të gjitha miket janë të zëna duke u shoqëruar me ndonjë mashkull? Tingëllon e njohur?Edhe pse të duket se je e vetmja “e mjerë” e cila është pa të dashur dhe në kokë të sillen me mijëra pyetje si: “A është me mua e tëra në rregull?” apo “Me siguri i trembi djemtë me pamjen ,sjelljen, stilin, suksesin, jo suksesin apo …, por nuk je e vetmja!
Ka edhe shumë si ti
Sigurisht mund të të bien ndërmend disa “cool” vajza apo djem të cilët sikur ti janë vetëm. Përveç kësaj, nuk janë as të gjitha lidhjet aq të përkryera, ka aty edhe xhelozi, grindje, kompromise të cilat nuk i pëlqejnë njërës anë, pakënaqësi… pikërisht të jesh vetëm nuk është aspak keq, para së gjithash ke shumë kohë për veten, se sa ta kalosh me dikë që nuk ia vlen!
Mund të dalësh ku të dëshirosh, të shoqërohesh me kë të përshtatet, të dalësh me miqtë, të merresh me hobi të shumë dhe aktivitete.
Përndryshe disa hulumtime kanë treguar se vajzat fitojnë disa kilogramë gjatë dy viteve të para të lidhjes, dhe se ato që janë të vetme kanë kondicion më të mirë fizik, kanë lëkurë më mirë dhe duken në përgjithësi më mirë. Është fakt se kur jemi në lidhje, “e lëshojmë teposhtë” më pak dalim dhe ngadalë ndalemi së përpjekuri, ndërsa kjo fatkeqësisht shihet edhe në linjën trupore.
E tëra vjen me kohë
Vajzat që janë në lidhje kanë shumë më shumë stres. Për shembull ai është jashtë me miqtë, ndërsa në ndonjë moment ty të paraqitet ai zëri i cili thotë: “Çka bën tani?”, “Mendon për mua apo argëtohet për mrekulli dhe nuk brengoset?” Dhe kështu tërë natën.
Tingëllon tmerrshëm! Derisa ato që janë vetëm mund të shikojnë dhe kënaqen me serinë e preferuar të lexojnë ndonjë libër, të dalin në shoping etj. pa asnjë brengë dhe nervozizëm. Andaj nëse nuk ke të dashur, kjo nuk do të thotë që je më pak e vlefshme apo ke ndonjë të mangësi të madhe, vetëm nuk e ke njoftuar personin e vërtetë.
Nuk ekziston rregull i cili thotë që dikush duhet të ketë të dashur me 15 apo 16 vjet, pasi që disa tek në moshën 20-vjeçare apo më vonë e gjejnë dikë. Për këtë edhe thuhet “E tëra vjen në kohë të vetë”, kështu që nuk ka nevojë të nguteni dhe ‘t’i shtini vetit siklet”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi