Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

21-12-2012 nuk është fundi i Botës Empty 21-12-2012 nuk është fundi i Botës

Fri 11 May 2012 - 19:02


21-12-2012 nuk është fundi i Botës 70186[/center]

  • 21-12-2012 nuk është fundi i Botës 70181
  • 21-12-2012 nuk është fundi i Botës 70182
  • 21-12-2012 nuk është fundi i Botës 70183
  • 21-12-2012 nuk është fundi i Botës 70184
  • 21-12-2012 nuk është fundi i Botës 70185
  • 21-12-2012 nuk është fundi i Botës 70186
[/td][td style="BORDER-LEFT: #91a0bf 0px solid" width=10]21-12-2012 nuk është fundi i Botës Spacer[/td]
21-12-2012 nuk është fundi i Botës Spacer
Mos u trembni më nga fundi i Botës. Ky vit nuk shënon ciklin e fundit të Tokës. Data 21-12-2012, e përcaktuar në kalendarin Maya si fundi i Botës, nuk është e saktë.Në Guatemalë u gjet një kalendar i vjetër i fisit Maya, i cili përgënjeshtron tetorinë për fundin e Botës, që është përhapur së tepërmi dhe po shkakton panik tek shumë njerëz.Një skuadër studiuesish gjeti kalendarin e vjetër të pikturuar në një mur, në qytetin Xultùn, në Guatemalë. Ky kalendar dëshmon se ciklet e Tokës janë më tepër se 13, dhe planeti do të jetojë edhe miliona vite të tjera. Faktet e gjetura në një tempull të vjetër të qytetit Xultùn janë disa shekuj më të vjetër se libri i shkruar me dorë, në të cilin bazohen interpretimet mbi llogaritjet e fisit Maya. (da.xh/BalkanWeb)[/td][/tr]
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

21-12-2012 nuk është fundi i Botës Empty Re: 21-12-2012 nuk është fundi i Botës

Fri 11 May 2012 - 21:24
Fund dyshimeve për fundin e botës në 2012?


Kalendari më i hershëm Maja u gjet në një shtëpi në Guatemala, dhe ai i jep fund dyshimeve se bota do të marrë fund në dhjetor të vitit 2012, thonë shkencëtarët.

Muret tregojnë tabelat astronomike më të vjetra të njohura nga Maja. Shkencëtarët e dinin që ata kishin mbajtur shënime të tilla në atë kohë, por deri tani, shënimet më të vjetra të njohura datonin rreth 600 vjet më vonë.

Shënimet astronomike ishin çelësi i kalendarit Maja, i cili mori vëmendje më të madhe kohëve të fundi, për shkak se thuhej që ai parashikon që botës do t’i vijë fundi në dhjetor të këtij viti.

Ekspertët thonë që kalendari nuk bën parashikim të tillë. Gjetjet e reja ofrojnë një prapavijë tjetër: Llogaritjet përfshijnë një hapësirë kohe më të gjatë se 6 mijë vjet, që do të thotë se mund të zgjasë edhe përtej vitit 2012.

“Pse ata do të kalonin nëpër ata numra, nëse botës do t’i vinte fundi këtë vit?”, thotë Antoni Aveni nga Universiteti Kolgejt në Hamilton, Nju Jork, i cili është ekspert i astronomisë Majane. “Mund të thuhet se një numër aq i madh, të paktën sugjeron që koha vazhdon”.

Aveni, bashkë me Uilliam Saturno nga Universiteti i Bostonit, si dhe disa ekspertë të tjerë, e treguan zbulimin të premten në revistën “Science”.

Dhoma është pjesë e një kompleksi i rrënojave të Majanëve, në pyllin e Ksultunit, në verilindje të Guatemalës. Muret përmbajnë gjithashtu portrete të mbretërve dhe disa figura të tjera, por është e qartë se ato kanë lidhje me shkrime astronomike, thonë shkencëtarët.

Një mur përmban një kalendar të bazuar në fazat e hënës, i cili i mbulon rreth 13 vjet. Zbuluesit thanë se mendojnë që mund të jetë përdorur për të mbajtur gjurmë se cila “perëndi” ishte duke e mbikëqyrur hënën në kohë të caktuara.

Aveni tha se një gjë e tillë i lejonte shkruesit të parashikojnë paraqitjen e viteve hënore paraprakisht, kur hëna ishte e plotë.

Mbajtja e të dhënave të tilla ka qenë çelësi i astrologjisë dhe ritualeve Majane, dhe mund të jetë përdorur, për shembull, për të këshilluar mbretin kur të shkojë në luftë.

“Ajo që keni këtu është një astronomi e nxitur nga feja”, tha Aveni.

Në një mur ngjitur, janë numra që tregojnë katër horizonte kohore prej afërsisht 935 deri në 6,700 vjet.

Ende nuk është e qartë se çfarë përfaqësojnë këta numra, por ndoshta shkruesit kishin bërë llogaritje të vëzhgimeve të kombinuara nga ngjarjet e rëndësishme astronomike, si lëvizjet e Marsit, Venerës dhe hënës, thanë hulumtuesit.

“Pse të lodhen ta bëjnë një gjë të tillë? Ndoshta shkruesit ishin ‘kalamaj’…të cilët vetëm u përkushtuan me pasion duke bërë këso lloje të llogaritjeve dhe përllogaritjeve, dhe i bënë ato shumë më larg se sa çka iu nevojit shoqërisë”, u shpreh Aveni.

Ekspertët e papërfshirë në zbulimin, thanë se ky është një përparim i madh.

“Është një befasi e mrekullueshme”, tha Simon Martin, kurator i një ekspozite rreth kalendarit Majan, në Universitetin e Muzeut të Arkeologjisë dhe Antropologjisë në Pensilvani.

Derisa rezultatet e punës së shkruesve të kalendarit ishin të njohura si gdhendje mbi monumente, “ne kurrë nuk kemi qenë në gjendje të identifikojmë një hapësirë punuese, ose si kanë shkuar gjërat realisht”, tha Martin.

Puna e re i jep njohuri për këtë, tha ai, dhe fakti se shtëpia ka kulm prej guri, dhe nuk ishte e bërë me kashtë, tregon se në atë kohë, shkruesit kishin jetuar në një nivel të lartë shoqëror.

“Është një zbulim shumë i rëndësishëm”, tha Xhon B. Klarson, drejtor i qendrës Arkeastronomike në Marillend. “Ky është një fillim intrigues për këtë zbulim”. /REL/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

21-12-2012 nuk është fundi i Botës Empty Re: 21-12-2012 nuk është fundi i Botës

Fri 11 May 2012 - 21:38
E moj do vije apo sdo vije se mezi po pres e une te kaloje ajo date aman :sad26: grrrr
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

21-12-2012 nuk është fundi i Botës Empty Re: 21-12-2012 nuk është fundi i Botës

Fri 11 May 2012 - 21:45
Hahahahahah nuk do e besh gjumin rahat ti deri atehere moj Very Happy
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

21-12-2012 nuk është fundi i Botës Empty Re: 21-12-2012 nuk është fundi i Botës

Fri 11 May 2012 - 21:46
po te vij moj per te gjithe
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

21-12-2012 nuk është fundi i Botës Empty Re: 21-12-2012 nuk është fundi i Botës

Fri 11 May 2012 - 21:48
Epo te martohem njehere po te jete te vi moj,tja di shijen e asaj te shkrete martese :sad26: grrrr
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

21-12-2012 nuk është fundi i Botës Empty Re: 21-12-2012 nuk është fundi i Botës

Fri 11 May 2012 - 21:49
rri moj beqare se do e kerkosh
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

21-12-2012 nuk është fundi i Botës Empty Re: 21-12-2012 nuk është fundi i Botës

Fri 11 May 2012 - 21:50
ua qeka kthy durrskau...
gjithsesi o ana,mendo te besh qef,se sfito gje me martesen...vetem stres
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

21-12-2012 nuk është fundi i Botës Empty Re: 21-12-2012 nuk është fundi i Botës

Fri 11 May 2012 - 21:53
Aяjαиα shkruajti:Epo te martohem njehere po te jete te vi moj,tja di shijen e asaj te shkrete martese :sad26: grrrr

Hahahaha rri se mire je ...
Sponsored content

21-12-2012 nuk është fundi i Botës Empty Re: 21-12-2012 nuk është fundi i Botës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi