Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vlorë, Topi ngushëllon familjen: Vrasësit e gjyqtarit sa më parë para drejtësisë Empty Vlorë, Topi ngushëllon familjen: Vrasësit e gjyqtarit sa më parë para drejtësisë

Sun 11 Sep 2011 - 16:22
VLORE – Lajmifundit – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj dhe anëtarë të Kabinetit kanë ngushëlluar personalisht familjen Konomi, e cila humbi njeriun e tyre të shtrenjtë, gjyqtarin Skerdilajd Konomi si pasojë e një atentati makabër meeksploziv ditën e premte.Gjatë vizitës së ngushëllimit në banesën e familjes Konomi, Kreu i Shtetit shqiptar dhe njëkohësisht edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, shprehu dhimbjen e madhe për këtë humbje të rëndë, e cila ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar dhe në mënyrë të veçantë, sistemin gjyqësor.“Nuk gjej fjalë për t’ju shprehur ngushëllimet e mia, pasi tragjedia është jashtëzakonisht e rëndë. Duke dënuar
ashpërsisht këtë akt kriminal e barbar të paprecedent, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj që ta përballoni me forcë këtë moment jashtëzakonisht të vështirë duke ju siguruar njëkohësisht se shteti shqiptar dhe të gjitha strukturat përkatëse të zbatimit të ligjit po punojnë intensivisht për zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre sa më parë përpara drejtësisë!” – u shpreh Presidenti Topi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi