Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Vrasja e gjyqtarit në Vlorë, hetim trafikut të minave me telekomandë Empty Vrasja e gjyqtarit në Vlorë, hetim trafikut të minave me telekomandë

Sun 11 Sep 2011 - 13:57
Ekzekutimi mafioz i gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, ka rihapur dosjet me informacionet për trafikun e minave me celularë.Në sitë janë rrjetet e dyshuara të trafikut me Malin e Zi, por edhe grupet kriminale që kanë potenciale për rekrutimin e ekspertëve xhenierë vendas.Dy shpërthimet vrasëse të ndodhura brenda 5 muajve në Vlorë dyshohet të kenë të njëjtin fabrikues.Arrestimi i tij mund t’i dërgojë hetuesit drejt porositësve të dy atentateve.
Hetimet për zbulimin e ekzekutimit me eksploziv në Vlorë të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, përfshijnë informacionet për grupet kriminale që trafikojnë armë e bomba të aktivizimit në distancë nga Mali I Zi.
Burime pranë grupit hetimor thanë se nuk ka asnjë dyshim që ngjarja është produkt i grupeve të mirëfillta kriminale.Në raste të tilla, grupet bashkëpunojnë me organizatat e trafikut të armëve për sigurimin e bombave me celular.Gjetja e rrjetit që ka trafikuar apo ndërtuar bombën vrasëse të aktivizuar me celular, pritet t’i shpjerë hetuesit në gjurmët e porositësit.Përfshirja e organizatave të mëdha kriminale në realizimin e atentateve të tilla me eksploziv e vështirëson punën hetimore për zbulimin e autorëve.

Autorët konsiderohen vetëm ekzekutues dhe është e vështirë lidhja e tyre në hetime me organizatorët e atentateve.

Kjo është ngjarja e dytë brenda 5 muajve e shpërthimeve me bomba vrasëse që aktivizohen me celular në Vlorë duke shtyrë hetuesit se të dy rastet kanë të njëjtin fabrikues eksplozivi. abc
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi