Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vlorë, zbardhet vrasja, pranga autorëve Empty Vlorë, zbardhet vrasja, pranga autorëve

Wed 26 Sep 2012 - 12:15
Vlorë, zbardhet vrasja, pranga autorëve Vlora

Policia e Vlorës ka zbardhur një vrasje të ndodhur 2 muaj më parë në fshatin Shushicë, duke vënë në pranga edhe dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 30 korrik të këtij viti, kur 26-vjeçari Leonard Latifaj, u gjet i vrarë me një plumb në kokë nga disa bashkëfshatarë të tij.

Burimet zyrtare nga Drejtoria e policisë së qytetit bregdetar kanë deklaruar se: “në vijimësi të hetimeve është bërë e mundur kapja dhe ekzekutimi i urdhrave të ndalimit për dy bashkëautorët e tjerë të kësaj vrasjeje, të cilët janë shtetasit: Erland Zenka, 24 vjeç dhe Florian Hataj, 23 vjeç 23, të dy banues në fshatin Risili, komuna Llakatund”. I njëjti burim ka saktësuar se ngjarja ka ndodhur gjatë provave për shit-blerjen (trafikimin) e një arme zjarri. “Në lidhje me ngjarjen e mësipërme nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë është gjetur dhe sekuestruar arma e krimit si dhe janë kryer hetime dhe janë siguruar të tjera prova shkencore për përfshirjen e tyre kryerjen e këtij krimi. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’”,- thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

Trupi i pajetë i 26-vjeçarit Leonard Latifit, banor i fshatit Shushicë në Vlorë, u gjet mëngjesin e datës 30 korrik, disa orë pasi ishte larguar pa lënë asnjë shenjë. Nga këqyrja e kufomës rezultoi se i riu ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nga një distancë e afërt. Një ditë pas ngjarjes, policia e Vlorës ndaloi njërin prej bashkëautorëve të dyshuar në vrasje, 17-vjeçarin me inicialet R.Rr.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Vlorë, zbardhet vrasja, pranga autorëve Empty Re: Vlorë, zbardhet vrasja, pranga autorëve

Wed 26 Sep 2012 - 12:20
deri kurr keto vrasje ne vlor dhe ne shum qytete ne shipri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi