Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Vrasja e laborantes, pranga burrit të Eleni Bashos Empty Vrasja e laborantes, pranga burrit të Eleni Bashos

Wed 22 Feb 2012 - 10:40
Vrasja e laborantes, pranga burrit të Eleni Bashos 51604TIRANE-Pa kaluar as një muaj nga dita kur Eleni Basho u ekzekutua me tre plumba në derën e shtëpisë, policia i ka shtrënguar prangat në duar bashkëshortit të saj, Ilia Basho.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, e cila pretendon se ka prova të forta që vërtetojnë implikimin e Bashos në vrasjen e të shoqes. Ilia Basho është dyshuar që në krye të herës për ekzekutimin e nënës së dy fëmijëve vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre në Shkozë të Tiranës, por ai kishte dhënë në polici një alibi të fortë sikur ndodhej në një farmaci shumë larg shtëpisë në momentin kur është vrarë gruaja e tij. Por, policia ka mundur të sigurojë provat për ta dërguar prapa hekurave. Motivi i vrasjes së 2 shkurtit dyshohet të ketë ardhur për shkak të zënkave dhe konflikteve të forta në çift, që kishin lindur si pasojë e një lidhje jashtëmartesore që kishte pasur Ilia Basho për afro një vit. Mesa duket Eleni nuk e ka pranuar një fakt të tillë, e për këtë shkak përplasjet mes tyre ishin bërë të vazhdueshme, duke vënë në pikëpyetje vazhdimin e jetesës së përbashkët.

Vrasja e Eleni Bashos ndodhi mbremjen e 2 shkurtit ne Shkoze ku laborantaj ka biznesin dhe banesen. Vetem 1 ore me pas po ne Tirane nga plumbat qe iu shkrehen disa personave ne nje automjet tek Komunat e Parisit u vra aksidentalisht nje tjeter femer, Megi Hysa.

d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi