Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Zbulohen SMS-të e Ilia Bashos me të dashurën: Edhe për dy ditë dhe mbyllet ky muhabet Empty Zbulohen SMS-të e Ilia Bashos me të dashurën: Edhe për dy ditë dhe mbyllet ky muhabet

Thu 23 Feb 2012 - 16:20
Zbulohen SMS-të e Ilia Bashos me të dashurën: Edhe për dy ditë dhe mbyllet ky muhabet Kunati-i-eleni-bashos-dhe-ilia-basho
Ilia Basho, i arrestuar dje nga policia per vrasjen e bashkeshortes Eleni Basho (majtas) burri i motres se laborantes se vrare

SMS-të që arrestuan Ilia Bashon.

Policia regjistroi “Edhe dy ditë dhe mbyllet ky muhabet” dhe “Ma hiqni qafe”

Burri i laborantes u përgjua kur foli me dashnoren.

“Edhe dy ditë dhe mbyllet ky muhabet”. Këto janë fjalët që policia i atribuon Ilia Bashos, biznesmenit të arrestuar me akuzën e vrasjes së gruas së tij, laborantes Eleni Basho. I dyshuari për krimin u ndalua të martën në mbrëmje, ndërsa dje në mëngjes u firmosën letrat e arrestimit të tij. Gazeta “Panorama” pyeti mbrëmë drejtorin e Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, në lidhje me ekzistencën e një mesazhi telefonik që inkriminon Ilia Bashon. Kreu i Policisë së Tiranës konfirmoi, por tha se nuk mund të publikojë detaje të mëtejshme. Një zyrtar i Prokurorisë tha dje se dyshimi i parë që shërbeu për vendosjen e Ilia Bashos në përgjim ishin thëniet e tij kontradiktore. Veç kësaj, më se 13 dëshmitarë, gjithë rrethi i të njohurve të tij, kishin pohuar se biznesmeni nuk shkonte mirë me të shoqen, me të cilën kishte një marrëdhënie të acaruar prej muajsh. Ndërkohë, nga burime zyrtare të hetimit mësohet se biznesmeni i materialeve të farmaceutikës ka komunikuar me një femër me të cilën kishte lidhje intime. Komunikimet në fjalë, sipas burimeve nga hetimi, janë përgjuar dhe përmbajtja e bisedave ka treguar se Ilia Basho jo vetëm që ishte në dijeni të planit për vrasjen e gruas së tij, por ishte, në fakt, urdhëruesi i këtij krimi. “Ndalimi i këtij shtetasi u bë bazuar në urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 21 shkurt 2012, pas grumbullimit të provave dhe fakteve, të cilat vërtetojnë implikimin e këtij shtetasi si organizator i vrasjes me paramendim të kryer në

Zbulohen SMS-të e Ilia Bashos me të dashurën: Edhe për dy ditë dhe mbyllet ky muhabet Eleni_basho1-300x282
Eleni Basho

bashkëpunim ndaj Eleni Bashos”, tha kryepolici Bernard Çaushaj dje në një deklaratë për median. Ndërkaq, nga burime të hetimit mësohet se Ilia Basho prej më se një viti kishte lidhje intime me një femër tjetër. Muajt e fundit, gjithnjë sipas provave të referuara nga Policia në Prokurori, Bashos i faturohet edhe plani për “ta hequr qafe” të shoqen. Sipas përgjimeve të realizuara, të cilat ndodhen në dosje, në këtë mënyrë ishte shprehur Ilia Basho kur ka “urdhëruar” vrasjen e së shoqes. Gjithçka kishte ndodhur pas lidhjes së tij intime prej më se një viti. Eleni Basho, sipas hetimeve, kishte zbuluar tradhtinë dhe marrëdhëniet në çift ishin përkeqësuar ndjeshëm. Çifti ka humbur ekuilibrin, ndërsa edhe komunikimi mes bashkëshortëve ishte rënduar së tepërmi. Në këtë situatë ka ndodhur edhe tërheqja e Ilias dhe Eleni Bashos nga aksionet në kompaninë “Nova Dental”, ku pronësia ishte në emër të 36-vjeçares që u vra më 2 shkurt pranë shtëpisë së saj në Shkozë. “Ndërkohë që shkonin drejt një divorci të acaruar, të dy nuk gjenin marrëveshje për fitimin nga shitja e aksioneve që kishin disponuar në kompaninë ‘Nova Dental’, por edhe ndarjen e pronësisë së banesës dhe kujdestarinë e fëmijëve”, thanë burimet nga Policia. Hetuesit pohuan se ndërkohë që Ilia Basho mbahet në ambientet e paraburgimit, është i lirë personi që ka shtënë tri herë me armë zjarri mbi Eleni Bashon. Kjo pasi nuk ka asnjë të dhënë për identitetin e vrasësit.

Basho s’e pranon akuzën
“Kam qenë te Pazari i Ri, nuk kam qenë në vendin e ngjarjes”. Këto kanë qenë fjalët që vazhdimisht janë përsëritur nga Ilia Basho, pas arrestimit të tij me akuzën e vrasjes. Hetuesit i kanë thënë se nuk e akuzojnë se ka qenë në vendin e ngjarjes, por se ka urdhëruar vrasjen, por sërish Ilia Basho ka këmbëngulur se “nuk kam qenë aty kur është vrarë, kam alibi”.

“S’flisnim me Ilia Bashon që pas vrasjes së Elenit”


Kunati i laborantes: Jemi në situatë të vështirë.

Flet burri i motrës së laborantes: S‘na besohet ende kjo që ndodhi.

Zbulohen SMS-të e Ilia Bashos me të dashurën: Edhe për dy ditë dhe mbyllet ky muhabet Baxhanaku-i-ilia-bashos-284x300
Burri i motrës së Eleni Bashos, duke folur për “Panorama”

Familjarët e laborantes dentare Eleni Basho ende nuk e kanë kaluar dhimbjen për vdekjen e Eleni Bashos kur është dashur të “përtypin” akuzën për vrasje dhe arrestimin e bashkëshortit të saj si i dyshuar për krimin. Lajmi për arrestimin e të shoqit i ka tronditur edhe më shumë, duke ua dyfishuar dhimbjen për ngjarjen e rëndë. Zija për vdekjen e nënës 36-vjeçare të dy fëmijëve të mitur dje ndjehej më shumë se kurrë te dy vilat pranë njëra-tjetrës, ku në njërën banon vëllai i Elenit e në tjetrën prindërit e Ilia Bashos e dy fëmijët e tyre. Nëse deri dje dikush e hapte derën kur trokisnim, pas arrestimit të bashkëshortit të Elenit askush nuk e merr më mundimin për të pyetur, qoftë edhe se kush po i shqetëson. Përballjen e parë te shtëpia ku dikur jetonte me të shoqin e fëmijët laborantja 36-vjeçare, e patëm me vajzën e saj të mitur. Në orën 12:00 ajo po kthehej nga shkolla. Me mirësjellje ajo nuk kaloi pa na përshëndetur kur na pa te porta, edhe pse çanta me libra që mbante në shpinë dukej që e kishte lodhur. Tre oficerë të Policisë Gjyqësore, pasi bisedojnë për pak çaste me gruan që refuzoi të fliste me ne, i kërkon asaj që të shkojë bashkë me ta në polici. Më pas, në një fuoristradë që del nga oborri i përbashkët i dy vilave, vëllai i Ilia Bashos hip në makinë djalin dhe vajzën e Elenit dhe largohen me nxitim nga aty. Dikush nga brenda shtëpisë kujdeset që të mbyllë nga brenda dyert dhe dritaret, duke na përcjellë “mesazhin” që tashmë duhet të largoheshim nga aty.
TE AFERMIT E ELENIT
Pas refuzimit për ndonjë prononcim të mundshëm nga prindërit dhe të afërmit e Ilia Bashos, zhvendosemi vetëm disa hapa më tej, në vilën karshi saj. Aty ndodhen prindërit e Elenit, motra dhe kunati që kanë mbërritur nga Korça dhe nusja e vëllait të saj bashkë me fëmijën e vogël. Trokitjes sonë fillimisht i përgjigjet nëna e Eleni Bashos, por nga ballkoni i katit të dytë, vajza e saj, bashkë me fëmijën e vogël në krah, na kërkon që mos ta shqetësojmë, pasi ende është e tronditur nga ajo që ka ndodhur. I vetmi person që pranoi të shkëmbente dy fjalë me ne është Niko, baxhanaku i Ilia Bashos, burri i motrës së Elenit. “Unë mbrëmë në darkë (të martën) kam ardhur nga Korça. Nuk di çfarë t’ju them, ende nuk e besojmë dot këtë që ka ndodhur”, shprehet ai. Kur e pyesim se si po ndjehen prindërit e Elenit pas arrestimit si bashkautor në vrasje të bashkëshortit të saj Ilia, ai fillimisht ngurron të përgjigjet. “Pse e kanë arrestuar? Unë ende nuk di gjë. Nuk na ka lajmëruar njeri dhe nuk e besojmë dot”, shprehet ai. Ndërsa na lë të kuptojmë se realisht të afërmit e Eleni Bashos, që pas varrimit të saj, kanë pasur dyshimet e tyre në lidhje me Ilia Bashon. “Për fëmijët e Elenit kujdesen prindërit e Ilias. Ata janë në shtëpi tashmë. Ndërsa për Ilia Bashon nuk di çfarë t’ju them. Askush këtu nuk e ka takuar që pas varrimit në Gjirokastër. Me sa di unë, ata nuk kanë komunikuar me të, edhe pse jetojnë shumë pranë, siç e shihni edhe vetë. Kanë dyshimet e tyre, edhe pse është shumë e vështirë për ta besuar që vërtet është kështu siç thotë policia. Kjo ishte edhe më e rëndë për ta”, përfundon bisedimin me ne kunati i Eleni Bashos. Më pas ai futet brenda, pasi bisedon me të shoqen nga ballkoni. Teksa largohemi nga shtëpitë e tyre, shohim një grua që kujdeset për të mbajtur ndezur një qiri, që është vendosur pranë një tufe me lule në vendin ku u vra Eleni Basho mbrëmjen e 2 shkurtit 2012.

Vëllai i Elenit: E pyetëm të shoqin
Vasil Dodi, vëllai i Eleni Bashos, ka deklaruar për gazetën pak ditë më parë se nuk ka akuza për Ilia Bashon. “Pyetjet që i kemi bërë ne vetë Ilias nuk kanë qenë me bindjen se e ka vrarë ai me dorën e tij. I kemi kërkuar që të dimë nëse ata si familje kanë pasur ndonjë konflikt që ne të afërmit nuk e kemi mësuar më parë. Pra, i kemi kërkuar bashkëpunim për të gjetur sa më shpejt autorët. Megjithatë, ashtu si ne, edhe Ilia nuk di asgjë. Tashmë shpresa e të gjithëve është tek ekspertët e hetimit”, ka thënë vëllai.

Babai i viktimës: Unë humba vajzën, ai gruan


“Nëse policia ka prova, do të besoj versionin e tyre”

Thanas Dodi: Ilia Basho tha se nuk dinte gjë për vrasjen


Zbulohen SMS-të e Ilia Bashos me të dashurën: Edhe për dy ditë dhe mbyllet ky muhabet Vilat-e-vëllezërve-Basho-në-Shkozë-dje-me-grila-të-mbyllura-300x225
Shtepia e Eleni Bashos ne Shkoze të Tiranës

TIRANE – Thanas Dodi, babai i Eleni Bashos, në një intervistë për gazetën “Panorama” pak ditë më parë, ka thënë se e ka pyetur të shoqin e Elenit nëse kanë pasur konflikte apo nëse ai dinte ndonjë gjë rreth vrasjes. “Jam si në ajër. Mendoj lloj-lloj versionesh, por janë fantazi kot. E vërteta është se nuk ia kam idenë pse e kanë vrarë dhe për më tepër në atë lloj mënyre, pas shpine. Nuk e heq dot nga mendja këtë. Nga nuk më shkon mendja…”, ka thënë i ati i laborantes. Ai ka theksuar se nuk ka akuzuar askënd, por ka dyshimet e tij. “Unë nuk e kam akuzuar në asnjë moment Ilian për vrasjen e Elenit dhe as po e akuzoj. Normalisht, e kam pyetur se çfarë mund të dijë rreth ngjarjes, ndonjë gjë më tepër nga ne, duke qenë se ata ishin burrë e grua, dhe më ka thënë që edhe ai është si ne. Pra nuk di asgjë tjetër përveç faktit që i kanë vrarë gruan”, ka thënë babai i gruas së vrarë më 2 shkurt 2012. Ai ka theksuar se do të besojë atë që thotë Ilia për sa kohë policia nuk ka prova që ai është autori i vrasjes. “Është shumë lehtë që të akuzosh një person, aq më tepër në rrethanat e tij, duke qenë se nuk po gjenden elemente për zbardhjen e krimit. Unë humba vajzën, ai humbi gruan e tij dhe nënën e dy fëmijëve”, ka vijuar më tej babai. “T’i them unë sot që ti ma ke vrarë vajzën, po çfarë t’i them pastaj nesër, pasnesër, kur policia të gjejë autorin e vërtetë?! A do ta pranonte ai ndjesën time? A do të pranonte ai që të shihja nipin e mbesën, babanë e të cilëve e akuzova si vrasës? Jo, nuk dua të nxitohem dhe preferoj që t’i besoj. Nuk mundem dot të dyshoj te Ilia”, ka vijuar më tej rrëfimin e tij Thanas Dodi. Në lidhje me rezervat e policisë ndaj Ilia Bashos, i ati i Eleni Bashos ka theksuar se policia atë punë ka, të hapë pista hetimi dhe t’i verifikojë. “Është e drejta e policisë për të dyshuar te Ilia, por jo e drejta ime për të njollosur dhëndrin pa fakte. Policia ka hapur disa pista hetimi dhe prej tyre vetëm njëra është e duhura, sepse vetë e vërteta është një”, ka thënë babai i Eleni Bashos. “Nuk fantazoj dot për asnjeri. Kjo për shkakun se nuk di që vajza ime të ketë pasur probleme me ndokënd. Po ashtu edhe për dhëndrin, Ilian. Ne jetojmë ngjitur dhe nuk na kanë sjellë telashe asnjëherë. As tani, as më parë. Ne jemi vetëm në pritje të policisë, organeve të hetimit dhe çdo institucioni tjetër që po merret me këtë ngjarje, që të zbardhë të vërtetën”, ka pohuar Thanas Dodi pak ditë më parë.

Intervista, Ilia Basho: Me Elenin grindeshim shpeshherë për mirëqënien


“S`më ka lënë shkak, kisha xhelozi normale ndaj saj”

Zbulohen SMS-të e Ilia Bashos me të dashurën: Edhe për dy ditë dhe mbyllet ky muhabet Ilia-basho1-292x300
Ilia Basho, i arrestuar per vrasjen e se shoqes, Eleni Basho

Në një intervistë për gazetën “Panorama” dy ditë pas vrasjes së bashkëshortes së tij, Ilia Basho ka pohuar se ndodhej tek Pazari i Ri në momentin kur gruaja e tij u qëllua me tre plumba pistolete. Ndërsa ndodhej në fshatin e lindjes së Eleni Bashos për ceremonitë mortore, Ilia Basho rrëfeu për gazetën marrëdhëniet e tij me të shoqen, ndërsa pranoi se mes tyre ka pasur kontradikta të një çifti të zakonshëm. Më poshtë publikohen pasazhe nga intervista në fjalë:
Si e morët vesh lajmin e vrasjes së bashkëshortes suaj, Elenit?
Më mori në telefon djali im, Thanasi dhe më tha që mami është shumë sëmurë dhe e kanë çuar me urgjencë në spital.
Ku ishit në momentin kur morët telefonatën e djalit?
Sipër Pazarit të Ri, po dorëzoja një porosi pranë një klinike private.
Ju vetë, dyshoni ndokund?
Mua më ka ardhur krejt e papritur. Dyshimi im kryesor është që mund të kenë ngatërruar person, nisur edhe nga errësira dhe shiu i asaj nate. Si Eleni, edhe unë, nuk kemi pasur probleme me njeri. Kemi lëvizur gjithnjë lirisht, ashtu si atë ditë. Po t’i kishim rënë njeriu më qafë, do të ishim prej atyre që fshihen e ruajnë veten.
Pse Eleni ishte ortake dhe ju “punëtor”?
Që të jem i sinqertë, realisht unë isha ortaku, por që kur u krijua firma “Nova Dental”, e regjistrova Elenin zyrtarisht si të tillë.
Konkretisht, çfarë përfituat nga ndarja e këtij biznesi?
Me kontratë ligjore kam firmosur ndarjen e biznesit, ku kam përfituar vlerën prej 75 mijë eurosh. Kjo shumë do më kompensohej kohë pas kohe. Ndërkaq, kam marrë në dorë, pra kesh, 25 mijë euro. Po ashtu, kam përfituar edhe laboratorin dentar.
Shuma tjetër prej 75 mijë eurosh, a ju është likuiduar nga ish-ortaku?
Kishte nisur likuidimin, por nuk ka përfunduar. Jemi ende nga fillimi… Megjithatë, për këtë shumë ishim marrë vesh më parë që do paguhej më ngadalë.
Ishit xheloz ndaj Elenit?
Nuk më ka lënë shkak. Xhelozi normale, siç mund të ketë një njeri normal për gruan e tij. Por duke qenë se vazhdimisht ishim në kontakt, darkave ishim gjithnjë në shtëpi, si dhe fundjavat i kalonim bashkë, nuk kishte vend për xhelozi.
A grindeshit shpesh me të për arsye të tjera? Pra, si ishte marrëdhënia juaj?
…Kemi pasur ulje-ngritjet tona si çdo çift dhe familje, por një familje e shëndetshme. Pas djalit, Eleni solli në jetë edhe vajzën, Athinanë. Grindjet tona kanë pasur të bëjnë më tepër me pyetje të tipit “pse e more këtë dhe jo atë”, ose “nuk më pëlqen kjo, por ajo”, d.m.th., gjëra që kishin të bënin me mirëqenien. Nuk mund të përmend asnjë debat familjar që ta quaj konflikt.
E dini që policia ju ka listuar edhe ju në radhët e të dyshuarve si vrasës i Elenit?
Kjo është absurde. Ajo është nëna e dy fëmijëve të mi. E Thanasit dhe Athinasë, që tashmë janë jetimë. Vetëm kaq ta mendosh dhe të rrotullohet koka…
Nëse nuk jeni ju, kush mund të jetë atëherë?
Këtë duhet ta zbardhë policia. Unë ata po pres.
Derisa i prisni, a mund të na thoni gjithsesi se ku dyshoni?
Jua tregova pak a shumë. Pista e parë dhe që unë i mëshoj më fort, është ajo e ngatërrimit të personit. Kam edhe një pistë tjetër, por që ende nuk më është dhënë rasti e kuraja që ta vërtetoj.
Cila është kjo pistë e dytë?
Unë i kisha dhënë Elenit 25 mijë euro që t’i depozitonte pranë “Alpha Bank”. Ishin paratë që kishim marrë kesh nga ndarja e biznesit. Nuk është se ia kisha përcaktuar ditën dhe nuk e kam pyetur ditën e fundit nëse i kishte depozituar. Mendoj se mbase dikush e ka marrë vesh për ato para dhe diçka ka ndodhur.
Çfarë mund të ketë ndodhur?
Mbase kanë dashur ta grabisin ose e kanë grabitur tashmë. Këtë do ta vërtetoj sapo të kthehem në Tiranë dhe të interesohem për 25 mijë eurot.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi