Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Vrasja e Elenit, Prokuroria: Hetim të dashurës së Ilia Bashos Empty Vrasja e Elenit, Prokuroria: Hetim të dashurës së Ilia Bashos

Thu 8 Mar 2012 - 14:35
Vrasja e Elenit, Prokuroria: Hetim të dashurës së Ilia Bashos Spacer
Vrasja e Elenit, Prokuroria: Hetim të dashurës së Ilia Bashos Spacer
Vrasja e Elenit, Prokuroria: Hetim të dashurës së Ilia Bashos Spacer
Vrasja e Elenit, Prokuroria: Hetim të dashurës së Ilia Bashos 52086_1TIRANË- Prokuroria e Tiranës heton një tjetër person në lidhje me vrasjen e laborantes Eleni Basho, një ngjarje kjo e ndodhur që në datën 2 shkurt. I dyshuar kryesor për vrasjen e saj është Ilia Basho, bashkëshorti i cili aktualisht ndodhet në burg nën akuzën e organizimit të vrasjes, edhe pse nuk e ka pranuar këtë krim.

Megjithatë prokuroria ka pasur prova të forta për ta mbajtur në qeli. Disa prej provave janë edhe mesazhet (sms) që ai shkëmbente me të dashurën e tij Yllka Shehaj. Nisur nga këto, duket se Prokuroria ka mbledhur prova të mjaftueshme edhe për Yllkën, duke dalë në konkluzionin se edhe ajo ka pasur dijeni për vrasjen e Eleni Bashos. Mbi të do të rëndojë akuza e moskallëzimit të krimit.

Gazeta Shqiptare ka botuar sot edhe dëshminë e Yllka Shehaj për vrasjen si dhe disa prej mesazheve që Ilia i dërgonte asaj. “Unë o të marr o do vdes, prandaj kujdesu për fëmijët e mi po s'u bë kjo që dua unë...", është njëri prej tyre.

Ngjarja
33-vjeçarja Eleni Basho u ekzekutua me armë zjarri pak metra larg banesës së saj në 2 shkurt 2012, në Shkozë Tiranë. Pas hetimeve të policisë së kryeqytetit, me 21 shkurt u ndalua bashkëshorti i viktimës Ilia Thanas Basho. Sipas policisë, provat dhe faktet e grumbulluara vërtetojnë implikimin e këtij shtetasi, si organizator i vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim ndaj Eleni Bashos. Motivi i vrasjes së 2 shkurtit dyshohet të ketë ardhur për shkak të zënkave dhe konflikteve të forta në çift, që kishin lindur si pasojë e një lidhje jashtëmartesore që kishte pasur Ilia Basho për afro një vit. Mesa duket Eleni nuk e ka pranuar një fakt të tillë, e për këtë shkak përplasjet mes tyre ishin bërë të vazhdueshme, duke vënë në pikëpyetje vazhdimin e jetesës së përbashkët. Ilia Basho mendohet se ka pasur një lidhje dashurie jashtëmartesore me Yllka Shehaj me profesion dentiste dhe e njohur e familjes.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi