Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Topi mbledh krerët e sigurisë: Zbardhni vrasjen e gjyqtarit të Vlorës Empty Topi mbledh krerët e sigurisë: Zbardhni vrasjen e gjyqtarit të Vlorës

Sat 10 Sep 2011 - 13:18
Tirane – Lajmifundit – Organeve të drejtësisë, policisë dhe shërbimit informativ u është kërkuar sot nga presidenti i Republikës, të zbulojnë sa më shpejt autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku gjeti vdekjen gjyqtari magjistrat Skerdilajd Konomi.Burime nga presidenca thanë se Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mesditë Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Bahri Shaqiri dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.Në këtë takim me drejtues të lartë të institucioneve të shtetit shqiptar, Presidenti Topi kërkoi një informacion të detajuar mbi zhvillimet e deritanishme që i përkasin ngjarjes tragjike të vrasjes në Vlorë të gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Pasi dëgjoi me vëmendje Prokuroren e Përgjithshme, Drejtorin e SHISH dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Presidenti i Republikës kërkoi angazhimin maksimal të këtyre institucioneve dhe strukturave të tjera vartëse për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve si dhe vënien e tyre sa më parë përpara drejtësisë.
Edhe një herë në këtë takim, Kryetari i Shtetit vuri në dukje se një ngjarje e tillë, që ka tronditur sot gjithë opinionin publik, është një goditje tepër e rëndë ndaj figurës dhe profesionit të gjyqtarit si garant i vendosjes së drejtësisë në vend, ndaj dhe për këtë duhet një bashkëpunim shumë profesional dhe i efektshëm mes institucioneve përkatëse për të zbuluar shkaqet dhe gjetur autorët e këtij akti makabër.
Presidenti i Republikës inkurajon të gjithë punonjësit e zbatimit të ligjit që të kryejnë me guxim e profesionalizëm detyrën e tyre fisnike në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi