- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
TemA TV/ AK, Pashaj: Kemi një projekt për të shpëtuar Shkodrën nga përmbytjet (VIDEO)
Sat 16 Mar 2013 - 0:25
Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar nga qyteti i Shkodrës se ka një projekt që synon të parandalojë përmbytjet e përvitshme. Sekretari i Përgjithshëm i AK, Myslym Pashaj tha se Shkodrën po e përmbyt papërgjegjësia e kësaj qeverie.
DEKLARATA
“Jam këtu, jo vetëm si një përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi, por dhe si një studiues dhe dëshmitar ekspert, për t’i treguar popullit të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, se si përmbyt të vërtetat qeveria e regjimit përmbytës të Berishës. Lëshohen turbinat, Buna ndërron drejtim e derdhet në liqenin e Shkodrës dhe Shkodra përmbytet.
Ne nuk duam të luajmë me fatkeqësinë, por të rrëfejmë se ç’ndodh me këtë shtet të kapur, që vetëm fluturon përmes gënjeshtrave e mashtrimeve. Berisha para dy vjetësh e gjeti ndërhyrjen e natyrës në përmbytje dhe kjo ishte tërheqja gravitacionale e hënës. Sa e shëmtuar kjo sjellje e tij me shqiptarët, kur ata kanë nevojë që të kenë vepra shpëtuese, përtëritëse, për të përballuar fatkeqësitë, dhe për të ndërhyrë me studime dhe realizime veprash të domosdoshme”.
Le ta dinë gjithë shqiptarët se në vitin 2006, një studim serioz dhe shumë kompleks filloi në një marrëveshje dypalëshe midis Akademisë së Shkencave të Malit të Zi dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. “PROJEKTI I STUDIMIT UJOR TË LIQENIT TË SHKODRËS, LUMIT BUNA DHE DERDHJES SË DRINIT” në fazën e parë përfshiu rilevimin dhe profilimin gjeobatimetrik të lumit Buna dhe të derdhjes së poshtme të Drinit. Në të u përfshinë si Prof.Dr. Farudin Hoxha, Prof.Dr. Mitat Sanxhaku e shumë të tjerë si dhe shkencëtarë nga vendet fqinje.
Ky studim do të qe një bazë e fuqishme e asaj se ç’ka ndodhur me Bunën dhe Liqenin e Shkodrës në tre dekadat e fundit, që kanë çuar në një realitet dramatik mbushës me lëndë prurëse të pellgut ujëmbledhës si dhe në kthimin e rrjedhës së Bunës kundër Shkodrës së saj legjendare, duke e përmbytur atë. Mbi të do të ngihej një hulumtim kompleks për thellimin e pastrimin e Bunës, për argjinaturat, për sistemin e kanalizimeve, dhe të hidrovoreve, për takimin e Bunës me detin etj.
Por ç’ndodhi vallë? Miliona lekë që u harxhuan, u përmbytën për të gjashtën herë, asnjë dëshmi e bazës së parë të të dhënave, asnjë projekt serioz nuk u bë në këto vite për të shpëtuar Shkodrën dhe rrethinat e saj. Në këtë vend ku është përmbytur dhe është kapur Akademia e Shkencave, e cila hesht, kur Berisha tallet me Shkodrën, dhe në udhën e krimit u lë front të lirë katastrofave të tilla të qytetarëve të tij, për të përmbytur, për të shëmtuar Bunën, këtë perlë të bukurisë, e cila dikur lundrohej deri në Shirg dhe ku vinin tregtarët që nga Venediku, ku tash nuk ka perspektivë turizmi lumor, dhe ku hapja e digave të hidrocentraleve që ai kërkon të shesë, si me urdhër të kushtëzuar duke e lënë Shkodrën dhe rrethinat në fatkeqësi.
Aleanca Kuq e Zi ka një studim të gjerë e të thellë të kësaj vepre me përmasa kombëtare, ka një projekt të madh shpëtimi, si një vepër të shkencëtarëve tanë, që ne do ta bëjmë realitet këtë vepër”.

- Rikthehen përmbytjet masive në Shkodër. Banorët: S’kemi marrë ende dëmshpërblimet e vitit 2010
- Skandaloze: Këngëtarja serbe e “kalli” Shkodrën (video)
- TemA TV/ Duart e përgjakura të Familjes Berisha në Gërdec (VIDEO)
- TemA TV/ 100 arsyet se përse shqiptarët s`duhet ta votojnë Berishën (VIDEO)
- TemA TV/ Lirohet Elvis Roshi, Gjykata: Arrestimi i tij, i paligjshëm (VIDEO)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi