Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Rikthehen përmbytjet masive në Shkodër. Banorët: S’kemi marrë ende dëmshpërblimet e vitit 2010 Empty Rikthehen përmbytjet masive në Shkodër. Banorët: S’kemi marrë ende dëmshpërblimet e vitit 2010

Sat 16 Mar 2013 - 0:31
Rikthehen përmbytjet masive në Shkodër. Banorët: S’kemi marrë ende dëmshpërblimet e vitit 2010 Permbytje_shkoder1Rikthehen përmbytjet masive në Shkodër.

Afro 400 shtëpi janë përmbytur, ndërkohë që të paktën 5 mijë hektarë tokë bujqësore janë mbuluar nga uji pas hapjes së portave të hidrocentraleve, por dhe reshjeve te pandërprera. Situata është përkeqësuar ndjeshëm në fshatin Obot të komunës Ana e Malit. Fshati është izoluar nga niveli i lartë i ujit që shkon në një metër.

Mënyra e vetme e lëvizjes për banorët është nëpërmjet mjeteve të ushtrisë apo varkave.

Shumë prej banorëve kanë braktisur shtëpitë dhe janë larguar bashkë me bagëtitë.

Rruga që lidh Shkodrën me Tiranën është e kalueshme, por e bllokuar mbetet Shkodër – Velipojë.

Uji ka vërshuar edhe në lagjet periferike të Shkodrës Bahçallëk, Ajasëm dhe Mark Lula ku janë izoluar mbi 60 shtëpi dhe janë përmbytur 200 hektarë tokë.

Banorët e Bërdicës kanë reaguar pas rikthimit të përmbytjeve duke thënë se: “Nuk u paralajmëruam për këto vërshime ujërash. Nuk e kuptojmë se çfarë po bëhet me ne. Nuk është hera e parë që ne përmbytemi”.

Ata shprehen të irrituar, pasi sipas tyre ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet nga përmbytjet e vitit 2010.

“Dëmshpërblimet e 2010 nuk na i kanë dhënë ende. Më mirë të na mbysin fare”, kanë apeluar ata.

Sipas Shtabit të Emergjencave niveli i ujit në Shkodër krahasuar me një natë më parë ka rënë me 40%.

Në Vlorë, 10 shtëpi janë përmbytur nga dalja e lumit Vjosë, në fshatin Fitore, ndërsa rrezikohen edhe 300 të tjera.

Si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur edhe rrëshqitje dherash, duke bllokuar kështu akset rrugore Këlcyrë-Përmet dhe Gramsh-Korçë. Në Gjirokastër është shembur rruga Dunavat në lagjen muzeale, që lidh tre lagje të tjera të qytetit, ndërsa në Bulqizë është shembur një urë që lidh katër fshatrat e një komune./Tema/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Rikthehen përmbytjet masive në Shkodër. Banorët: S’kemi marrë ende dëmshpërblimet e vitit 2010 Empty Re: Rikthehen përmbytjet masive në Shkodër. Banorët: S’kemi marrë ende dëmshpërblimet e vitit 2010

Sat 16 Mar 2013 - 2:22
he se eshte kalimtare tha dhe muli
me e forta kishte lajmeruar edhe banesat te evakuoheshin
cfare mostrash e drejtojn kete vend mjere SHqiperia ne dore te kujt ka rene ????
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi