Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shkodër, 80 shtëpi rrezikohen nga lumi Kir, banorët në protestë Empty Shkodër, 80 shtëpi rrezikohen nga lumi Kir, banorët në protestë

Mon 11 Mar 2013 - 19:21
Shkodër, 80 shtëpi rrezikohen nga lumi Kir, banorët në protestë Lumi-Kir
Banorët e fshatit Bardhaj të komunës Rrethina në Shkodër, kanë dalë sot në protestë përpara Prefekturës, pasi një dëmtim i argjinaturës së lumit Kir rrezikon 80 banesa.

Pas bërjes të ditur në ankesave, Voltana Ademi, e cila është prefektja e qarkut Shkodër, ka dërguar shefin e emergjencave në vendngjarje për të verifikuar situatën.

Gjatë ditëve të fundit në këtë fshat janë gërryer afro 10 hektarë tokë, ndërsa banorët e kësaj zone shprehen të shqetësuar, pasi banesat e tyre do përpihen nga vërshimi i lumit Kir.

Ata i kanë bërë apel institucioneve vendore që të ndërhyjnë sa më shpejt për menaxhimin e situatës përpara se të ndodhë ndonjë katastrofë.

Shtrati i lumit Kir ka pësuar devijime të shumta nga ndërhyrjet pa kriter që i janë bërë. Specialistët kanë kohë që japin alarmin për dëmtimin argjinaturës.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi