Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Jashtetokesoret kane mbrojtur token Empty Jashtetokesoret kane mbrojtur token

Fri 31 Aug 2012 - 2:19
Jashtëtokësorët kanë mbrojtur tokën

Jashtetokesoret kane mbrojtur token UFO_horizon

Jashtëtokësorët ishin ata që shpëtuan Tokën 100 vjet më parë”, - deklaroi shkencëtari rus nga Siberia, Yuri Lafmpin.

Shkencëtari Lafmpin pas një studimi të mirëfilltë, së bashku me një ekip shkencëtarësh të tjerë, arriti në përfundimin: “Kur një kometë e madhe iu afrua shumë planetit tonë, një anije aliene kamikazi… e sulmoi atë duke shkaktuar një shpërthim shumë të madh dhe thërrmijat e kometës si pasojë e përplasjes së fuqishme u shpërndanë në gjithë Siberinë, ndërsa copa më e madhe e këtij shpërthimi u quajt meteoriti Tunguska”.

Për ta, shkaqet e një gjesti kaq heroik nga ana e jashtëtokësorëve mbeten akoma të panjohura.

Hipotezat rreth sjelljes së tyre heroike janë të shumta, ndaj dhe shkencëtarët hedhin disa ide, të cilat janë më dominueset dhe më të logjikshmet. Ndoshta donin të shpëtonin tokën për arsye që vetë ata i dinë! Por, sipas një versioni tjetër, çdo gjë ndodhi rastësisht.

Shkencëtari rus Yuri Lafmpin, i cili është dhe kreu i fondacionit social “Fenomeni Tunguska”, në një intervistë të dhënë në radiostacionin “Zëri i Rusisë” deklaroi: “Ishte një anije-kamikazi. E cila, sipas gjasave, mund të ketë mbetur pa energji. Masa e saj ishte kaq e madhe saqë u përplas krejt rastësisht me kometën, e cila u shpërbë menjëherë nga shpërthimi i fuqishëm.

Copërat e kometës ne i gjejmë sot të shpërndara në gjithë Siberinë. Poshtë vendit ku ndodhi shpërthimi, në rajonin e Krasnoyarsk (Siberia Lindore) zbuluam një krater 500 metra katrorë dhe rreth tij disa dhjetëra kratere të vogla me diametër nga 100-150 metra. Gjithashtu, u zbuluan dhe disa pjesë nga anija jashtëtokësore që u përplas me komtën.

Ekspertiza kimike që iu bë atyre, tregoi se materiali (një ‘aliazh’ i veçantë i silikonit dhe hekurit), prej të cilit ishte e përbërë anija aliene, nuk mund të gjendet apo të prodhohet në tokë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi