Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Labinot Gashi: Edhe i bukur, edhe luftarak Empty Labinot Gashi: Edhe i bukur, edhe luftarak

Wed 27 Oct 2010 - 20:16
Është një nga djemtë më të pashëm në Zvicër, por është shqiptar dhe për këtë ndjehet krenar dhe flet në çdo vend, qoftë si kampion në sportin luftarak qoftë edhe si supermodel, sepse rrënjën e ka nga Peja e bukur.Dëshira e madhe për të shëtitur në tërë botën e përforcon edhe dashurinë e tij që ka për modelizëm. Ky është Labinot Gashi, i cili vjen në një rrëfim ekskluziv për herë të parë në një media shqiptare, në gazetën “Kosova Sot”.


“Kosova Sot”: Kemi dëgjuar që po arrini sukses edhe në Zvicër, ka kohë që merreni me modelizëm?

Labinot Gashi: Me modelizëm kam filluar të merrem para tre vjetëve.

“Kosova Sot”: Keni nisur këtë rrugë në Kosovë apo në Zvicër?

Labinot Gashi: Me modelizëm më është krijuar mundësia të marr pjesë në një test shooting në Zvicër dhe më kanë thënë që kam potencial për të ecur përpara, madje papritur në një klub dikush më është afruar dhe më ka ftuar të bëj foto.

20 vjet në Zvicër

“Kosova Sot”: Sa vite ka që jetoni në Zvicër dhe për ju modelizmi është profesion apo hobi?

Labinot Gashi: Unë ka 20 vjet që jetoj në Zvicër dhe modelizmi për mua është më shumë hobi, pasi më pëlqen të vizitoj krejt botën, e me modelizëm i kam mundësitë. Ndërsa profesioni është marketing, pasi unë ende jam student në universitetin e Zvicrës, dhe ushtroj edhe profesionin si ekonomist, gjithashtu jam edhe sportist, jam në Ligën Nacionale të sportit luftarak “Taekwondo”, ku mbaj titullin “Champion Swiss 2010”.

“Kosova Sot”: Ju pëlqen më shumë t’ju njohin si sportist, apo si model? Ku fitoni më shumë?

Labinot Gashi: Në Zvicër mund t’i kombinoj sportin me modelizmin, sharmin dhe simpatinë ma ka dhënë Zoti, por për të pasur rezultate në sport me nevojitet shumë punë. Ndërsa pagesa më e madhe është me modelizëm dhe kur marr pjesë në ndonjë garë internacionale atëherë çmimi është më i lartë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi