Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Atdheu në rrezik! Empty Atdheu në rrezik!

Fri 7 Sep 2012 - 23:51
Atdheu në rrezik! Image1-225x300Ishte ky slogan në kohën e luftës në Kosovë, për të grumbulluar mjete financiare, para, për fondin “Vendlindja thërret”, atëherë kur Serbia me ushtri, polici e paramilitarë kishte mbërthyer Kosovën cep më cep në të katër anët e saj. Në këtë kohë e në këto rrethana udhëheqja e UÇK-së thërriste për mbledhje parash për të blerë armë me të cilat do të luftohej okupatori. Se sa mjete nga ky fond shkuan për luftë e sa mbetën rrugës nëpër xhepa të ndokujt kjo është çështje në vete. Por slogani “Atdheu në rrezik” shprehte një të vërtetë që po ndodhte në Kosovë e me Kosovën. Kosova ishte në rrezik të shpërbërjes së qenies kombëtare shqiptare nga okupatori serb.

Ç‘po ndodh sot?

Sot ata udhëheqës të dikurshëm të UÇK-së, disa nga ata që në fakt luftën e shihnin vetëm nga TV, janë ulur këmbëkryq në krye të institucioneve të Kosovës e po shesin çallëm me Kosovën. Sot janë po ata persona që po i bëjnë lëshime pa fund Serbisë në realizimin e interesave të saj e në dëm të interesave të popullit të Kosovës. Nëse gjatë luftës slogani “Atdheu në rrezik” kishte kuptimin e plotë po aq të plotë e ka kuptimin edhe sot. Por sot rreziku është nga vetvetja, nga udhëheqja jonë, nga udhëheqja shqiptare.

Sot Kosova me këtë udhëheqje, me këtë qeveri ka nivelin më të lartë të krimit e korrupsionit, ka nivelin më të lartë të varfërisë së skajshme, ka nivelin më të ulët të zhvillimit ekonomik, ka një popull thellësisht të dëshpëruar e një rini pa perspektivë, ka mungesën më të lartë të solidaritetit e unitetit kombëtar.

Atdheu (Kosova) është në rrezik nga qeveria e vet, sepse kjo qeveri dëshmoi se është e gatshme t’i lëshojë pe Serbisë në gjithçka që ajo dëshiron. Serbia deshi bisedime të ashtuquajtura teknike për të fituar statusin e shtetit kandidat të BE dhe e fitoi. E fitoi, sepse këtë ia mundësoi Qeveria e Kosovës.

Atdheu është në rrezik në veçanti nga ajo që siç po shihet po përgatit kjo qeveri për veriun e vendit. Duke pasur parasysh lehtësinë e bisedimeve të mëparshme të Qeverisë së Kosovës me Serbinë, ka rrezik që me këtë qeveri e keqja të thellohet, madje të bëhet ndonjë zgjidhje që pakthyeshëm do ta shkatërronte të ardhmen e Kosovës. Po flitet për bisedime të reja, tani politike thuajse ato të mëparshmet nuk ishin politike. Në fakt dallimi është se po flitet për bisedime të nivelit të lartë politik e logjikisht edhe për çështje që sipas Serbisë duhet të bisedohet. E sipas saj duhet të bisedohet për veriun e Kosovës, në fakt për statusin e Kosovës të cilin Serbia e konsideron ende të pazgjidhur.

Çfarë po bën Qeveria e Kosovës? Me çka po dëshmon se është e aftë të ruajë integritetin e sovranitetin e Kosovës. Me asgjë, madje as me fjalë as me ndonjë deklaratë, lëre më me ndonjë veprim.

Qeveria e Kosovës heshtë, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja edhe atëherë kur SHBA e Gjermania zëshëm kërkojnë nga Serbia largimin e pjesëtarëve të MUP-it serb nga Kosova. Nëse kjo qeveri që është si është tani, hyn në bisedime me Serbinë dëmet do të jenë të pariparueshme, Kjo qeveri duhet ta ketë të qartë se nuk mund të hyjë në kurrfarë bisedime me Serbinë për veriun e vendit dhe për asnjë çështje tjetër që hyn në domenin e rregullimit dhe çështjeve të brendshme të vendit. Bisedime mund të bëhen me Serbinë vetëm si të barabartë dhe për çështje me interes për dy shtetet. E kjo mund të bëhet atëherë kur Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, kusht dhe kërkesë të cilën qeveria jonë nuk e përmend kurrë, as tani kur edhe disa zyrtarë evropianë e përmendin atë. Atë po e përmend kryesuesi i Parlamentit Evropian, por Qeveria e Kosovës, çele gur gojën. Bisedime mund të bëhen kur Serbia i largon ose detyrohet t’i largojë pjesëtarët e MUP-it serb që operojnë në Kosovë, kur shpërbëhen strukturat paralele serbe në Kosovë dhe kur të zbatohen “marrëveshjet” e arritura me bisedime e të cilat Serbia nuk i zbatoi asnjëherë deri tani.

Atdheu është në rrezik! Tani pas më shumë se katër vjetësh të pavarësisë së Kosovës. Nga ata që dikur mblidhnin para me këtë slogan.(koha)
Arian 123
Arian 123
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 4194
<b>Hobi</b> Hobi : Shume.
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/08/2012

Atdheu në rrezik! Empty Re: Atdheu në rrezik!

Sat 8 Sep 2012 - 0:03
A i permendin Media e Kosoves njerzit qe kane mbledhe 3% neper Europe.Apo i kane harruar kamionet me ilace e para qe kemi cu ne Kosove?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi