Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dy raste të ngjashme Tiranë – Florida: Arrestohen ditën e martesës! Empty Dy raste të ngjashme Tiranë – Florida: Arrestohen ditën e martesës!

Sat 8 Sep 2012 - 15:01
Dy raste të ngjashme Tiranë – Florida: Arrestohen ditën e martesës! Cifti2-300x199Dy raste të ngjashme kanë ndodhur në Tiranë dhe në Florida të Amerikës, por për shkaqe të ndryshme. Dy dasma janë prishur, për shkak të ndërhyrjes së policisë, e cila ka vënë në pranga protagonistët e dasmës.

Në Tiranë, është prangosur një 29-vjeçar gjatë momentit që po martohej. Policia i ka vënë prangat, pasi akuzohet për grabitjen e 11 mijë eurove nga një firmë ndërtimi.

Bëhet fjalë për shtetasin M. Metalias, i cili nuk arriti ta shijonte ditën më të lumtur të jetës së tij. Policia e kryeqytetit e ka arrestuar me kostumin e dhëndrit, para syve të dasmorëve dhe… nuses së tij. Ai akuzohet se ka grabitur këtë shumë parash bashkë me dy bashkëpunëtorë të tjerë, D. Rexhaj 28 vjeç dhe A. Kastrati 24 vjeç.

Ndërkohë një rast i ngjashëm ka ndodhur me një çift në Florida të SHBA-së. Këtë herë janë arrestuar burrë e grua të cilët do ta kalojnë muajin e mjaltit në qeli. Ata u arrestuan pasi lanë vetëm në shtëpi 3 fëmijët e tyre të vegjël, gjatë kohës që po martoheshin.

Kymberely Frederck dhe Daniel Richard kanë pesë fëmijë, një 8 vjeç, një 6 vjeç dhe tre të tjerë të moshës 1-3 vjeçare. Por ndërsa dy fëmijët më të rritur të tyre ndodheshin në shkollë, çifti vendosi të shkonte në bashki për t’u martuar. Edhe pse kishin shumë vjet bashkë, ata nuk e kishin zyrtarizuar dashurinë e tyre.


Por ja që një komshi njoftoi policinë dhe u tha që fëmijë të vegjël janë braktisur. Policia e arrestoi çiftin e porsamartuar dhe nuk dihet ende nëse do të arrijnë të rifitojnë kujdestarinë e fëmijëve të tyre. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi